web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mustafa i bën thirrje opozitës të kthehet në Kuvend

24 Nëntor 2015, 12:35, Kosova & Bota CNA

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, kritikoi edhe njëherë veprimet e opozitës, e cila po kundërshton nënshkrimin e marrëveshjeve në Bruksel dhe demarkacionin me Malin e Zi.

Mustafa në një konferencë për media u kërkoi liderëve të opozitës që të kthehen në Kuvendin e Kosovës dhe të kuvendojnë ashtu siç i ka hije liderëve të një shteti demokratik.

Pamjet e dhunës, të gazit lotsjellës dhe të tjera veprime të opozitës janë të papranueshme për Isa Mustafën.
Ai luti opozitën që të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të mos e bëjnë vetë gjyqësinë.

?Ftoj opozitën që të vijë në tempullin e demokracisë në Kuvend që të bisedojmë dhe t?i zgjidhim çështjet bashkë. Metodat e opozitës janë metoda të dhunës për të arritur objektivat politike. Këto metoda nuk i përkrah askush,përveç se një numër huliganësh që janë të prirur të shkatërrojnë gjithçka?, tha Mustafa.

?Themelimi i Asociacionit nuk është vullnet i imi personal, por çështje që vjen nga ligji që është miratuar në vitin 2013 me shumicë votash edhe të atyre që sot po e kundërshtojnë. Askush nga ne as pozita e as opozita nuk mund ta marrin rolin e Gjykatës Kushtetuese. Jam i gatshëm ta zbatoj vendimin e kësaj gjykata për asociacionin. Opozita bënë mirë ta presë vendimin GJK-së e mos ta marrë në dorë vetëgjyqësinë. Edhe për demarkacionin kam kërkuar nga BE mbështetje profesionale?, tha Mustafa.

Ai falënderoi qytetarët për sjelljen e tyre dinjitoze ndaj këtyre zhvillimeve që i kanë shqetësuar ata dhe miqtë ndërkombëtarë.

?Qeveria që unë drejtoj është e vendosur pavarësisht vështirësive të çojë Kosovën drejt integrimit.
Qeveria është dhe do të jetë e hapur për opozitën?, tha Mustafa./KosovaPress/





Lajmet e fundit nga