web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Danimarka do të ndërtojë korsitë e biçikletave në ‘qiell’

23 Nëntor 2015, 20:47, Kuriozitete CNA

Danimarka i pëlqen korsitë e biçikletave kaq shumë, saqë është duke ndërtuar një projekt interesant. Copenhagen Gate është një plan spektakolar për të lidhur pjesët e ndara të portit në kryeqytetin danez, duke përdorur një urë në ajër, projektuar posaçërisht për çiklistët dhe këmbësorët. Është mbështetja e urës që e bën atë një risi. Ura do të varet ndërmjet disa kateve të banesave dhe zyrave.

Projektuar nga arkitekti amerikan Steven Holl, ura do të kalojë në mes të kullave jo në nivelin e ujit, por në një lartësi prej 65 metrash (213 feet). Kjo lartësi do të sigurojë pamje spektakolare të qytetit dhe do të krijojë një portë të re vizuale në Kopenhagë për pasagjerët që mbërrijnë në terminalin e daljes në det. Ndërtimi i këtij projekti do të fillojë në vitin 2016.

 

 





Lajmet e fundit nga