Kërcënim për sigurinë kombëtare/ Ikballe Berisha shpallet “non grata” në Shqipëri
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka nxjerrë urdhrin ...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka nxjerrë urdhrin ...
Për herë të parë, një shtet anëtar i BE ka aktivizuar një klauzolë mjaft të panjohur të mbështetjes në BE. Franca kërkon edhe ndihmë ushtarake nga partnerët. Ministrat e Mbrojtjes të BE premtuan mbështetje.
“Ishte një takim jashtëzakonisht emocional, takimet e ministrave të Mbrojtjes nuk janë të tillë”, informoi e Ngarkuara me Politikën e Jashtme të BE, Federica Mogherini pas mbledhjes së parë në mëngjes në Bruksel. Shkaku për këtë është i qartë: ajo i quan atentatet terroriste të Parisit sulm kundër rrënjëve të civilizimit tonë, dhe shton se Evropa pret mbështetje për të luftuar terrorizmin nga të gjithë fqinjët – edhe nga shtetet arabe. “Ishte një ditë shumë e trishtuar për Francën dhe për të gjithë Evropën. Por ne do të tregojmë se jemi të bashkuar”.
Përbashkësi në formë të pazakontë
Si e shpreh BE solidaritetin në këtë pikë, është e habitshme edhe për vëzhguesit afatgjatë: Franca nxorri nga pluhuri nenin mjaft të panjohur 42.7 të Marrëveshjeve të BE, për të kërkuar ndihmën e partnerëve evropianë. E ngarkuara me politikën e jashtme ua lexon atë madje edhe gazetarëve, sepse beson “se askush nuk e njeh këtë rregull”: Kur një shtet anëtar bëhet viktimë e një sulmi të armatosur në territorin e tij shtetëror, atëherë shtetet e tjera anëtare duhet t’i japin atij ndihmë dhe mbështetje në përputhje me Nenin 51 të Kartës së OKB-së.
Kjo nuk do të thotë se me këtë mund të nisë një mision i përbashkët ushtarak i BE, por bëhet fjalë për ndihmë bilaterale. Shumë shtete anëtare pas kësaj i ofruan Francës mbështetje, qoftë mbështetje materiale ose në fusha të tjera, për të lehtësuar barrën e Francës.
Çfarë dëshirojnë vërtet nga partnerët francezët?
Ministri francez i Mbrojtjes, Yves le Drian e bëri pak më të qartë se çfarë dëshiron vendi i tij në këtë kohë të vështirë nga partnerët. Por edhe ai flet fillimisht për ndjenjën e ngrohtë të simpatisë, me të cilën e pritën kolegët atë dhe vendin e tij: “Disa madje u shprehën në frëngjisht”, – tha Le Drian – një mënyrë e veçantë e shprehjes së simpatisë nga ministrat që zakonisht flasin anglisht. Por çfarë dëshiron konkretisht qeveria e tij? “Franca nuk mund t’i bëjë të gjitha vetë”, thotë Le Drian. Pra mund të bëhet fjalë që t’u jepet mbështetje ushtarake njësive franceze në Siri, në Irak ose në operacione të tjera. Veç kësaj, ai përmendi shprehimisht angazhimin në rajonin Sahel, në Republikën e Afrikës Qendrore, në Liban.
Për shkak të numrit të madh të angazhimeve të saj ushtarake në vende të ndryshme afrikane dhe të Lindjes së Afërt, Franca ka arritur në kufi të mundësive të saj. Dhe 3000 ushtarë shtesë tani janë mobilizuar për mbrojtjen brenda atdheut, për vëzhgimin e shesheve dhe institucioneve publike.
Pse jo ndihmë nga NATO?
“Kemi të bëjmë para së gjithash me një deklaratë politike”, tha Mogherini në përgjigjie të pyetjes se pse Parisi nuk aktivizoi menjëherë nenin e mbështetjes së NATO-s, siç e bënë SHBA në 11 shtator 2001. “Mbrojtja e përbashkët evropiane është diçka që ne e kemi dhe ajo mund të aktivizohet.”
Përsa i përket llojit të mbështetjes, ajo është një çështje e marrëveshjeve bilaterale dhe e diskutimeve teknike midis partnerëve, shpjegon e Ngarkuara me politikën e jashtme. Në këtë kuadër mbahet parasysh politika e ndryshme e mbrojtjes e shteteve anëtare dhe aftësitë e tyre.
Kjo do të thotë se mund të ketë detyra edhe për Gjermaninë, megjithëse Berlini ka refuzuar deri tani çdo pjesëmarrje ushtarake. Edhe ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen i premtoi kolegut të saj francez mbështetje dhe i ofroi që Gjermania ta lehtësojë barrën e Francës në Mali. Veç kësaj, francezët patën shprehur interes të madh edhe për përvojat gjermane në misionet e luftëtarëve kurdë./DW
LINK: http://www.dw.de/dw/article/0,,18855206,00.html
FBI ka dhënë alarmin se Italia rrezikon të sulmohet nga terr...
Sulmi i shumëfishtë i ISIS në Paris mund të kenë qenë i sofi...
Tre persona, për të cilët pretendohet të jenë mbështetësit e...
Pavarësisht nga frika e sigurisë pas sulmeve të Parisit, Pap...
Aiman Dean, i cili ka qenë anëtar i Al-Kaedës dhe tani ësht...
Është përshkallëzuar edhe më tej situata në kryeqytetin e Ko...
Dy fluturime Air France për në Paris nga Shtetet e Bashkuara...
Një numër i madh protestuesish kanë reaguar pas vendimit të ...
Në Hanover ishte planifikuar të jepej një shenjë solidaritet...
Mëngjesin e sotëm, policia franceze ka arrestuar një nga ter...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin njihet për qëndrimet dhe...
Rusia dhe Franca kanë kryer bombardime në qytetin Raqqas në ...
Policia e Kosovës qëndroi për një kohë të gjatë pranë shtëpi...
Opozita kosovare i është drejtuar sot godinës së qeverisë pë...
Pas atentateve në Paris është e papranueshme të kërkosh larg...
Policia franceze ka vrarë një nga terroristët e ngjarjeve të...
Policia turke ndaloi dje në aeroportin e Stambollit tetë mar...
Presidenti amerikan, Barack Obama përshëndeti sot rolin e Ru...
Grupi i hakerëve Anonymous i ka shpallur luftë ISIS-it në in...
Një operacion policor në lidhje me sulmet në Paris është zhv...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...