Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se ka kopjuar programin e opozitës lidhur me reformën në mbledhjen e taksave dhe tatimeve të biznesit. Përmes një deklarate nga selia blu, kreu i PD-së tha se qeveria ka kopjuar pullën fiskale, si dhe detaksimin e biznesit deri në 50 milionë lekë.
Kryetari i opozitës shtoi se Kryeministri Rama është i frikësuar sepse sipas Bashës, Rama e ka parë që njerëzit janë ngritur në protestë e në revoltë, se zemërimi popullor po derdhet në rrugë, i studentëve, i të rinjve, i sipërmarrësve, të vegjël, të mesëm e të mëdhënj, i të papunëve, i pensionistëve që ka dy vite që i gënjen e i mashtron.
Deklarata e plotë e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha
Edi Rama dhe skota e tij vjedhin ditë për ditë paratë e fermerëve, banorëve të qyteteve e të fshatrave, të punësuar, pensionistë, të rinj vjedhin taksat, vjedhin doganat, vjedhin tatimet. Ndaj nuk do habiteni po tu them sot që kur e pamë duke vjedhur propozimet e opozitës nuk menduam keq. Sepse një njeri që vjedh doganat 1 milionë dollarë në ditë, një njeri që shpërdoron 777 milionë dollarë në tendera e prokurime të drejtpërdrejta nuk e ka për gjë të vjedhë propozimet e opozitës.
Brenda 10 ditësh e kemi kapur 2 herë me presh në duar. Para 10 ditësh kompjoi propozimin tonë për pullën fiskale dhe sot propozimet tona për detaksimin e biznesit të vogël. Në këtë rast deri në 50 milionë lekë se deri aty arriti ta shikonte kompjen që po bënte. A zgjidhje problem i krizës ekonomike së shqiptarëve duke kopjuar nga një kryeministër që është kryekëput përgjegjësi për situatën ekonomike ku është vendi ?! 73 mijë të papunë vetëm në Shtator-Tetor. E thotë drejtoria e tij e Tatimeve. Janë shpunësuar si rezultat i masave repressive, i kërbaçit të gjobave, i represionit selektiv dhe antilogjore të bandës së tij të tatimeve. 100 mijë shqiptarë të larguar për një vit. 200 mijë të tjerë kanë aplikuar për tu larguar në Amerikë. Mijëra e mijëra të burgosur, të paraburgosur, e të dënuar për një kupon tatimor. Në këtë klimë represiviteti, dhune, brutaliteti, ekonomia jo vetëm është tkurrur por është në hemoragji. Bie kreditimi, bie konsumi, bie punësimi, mbyllen qepenat, falimentojnë bizneset. Pse?! Sepse Edi Rama me politikën e tij të mbrapshtë të rritjes së taksave, me të vetmin model të propagandës me regji qendrore, nuk ofron asgjë zgjidhje. Kjo krizë nuk na vjen nga Zoti, kjo krizë nuk është fatalitet por është produkt i Edi Ramës dhe politikave të tij në këto dy vite.
Nuk mund të them që më vjen keq që kopjon pjesë të propozimimeve tonë sepse qëllimi i platformës që unë kam dy muaj që diskutoj së bashku me Partinë Demokratike në qytete dhe fshatra të Shqipërisë, qëllimi i pakëtës tonë të shpëtimit është të ndalë rrokullisjen ekonomike, është tu ofrojë shqiptarëve një alternativë, një rrugëdalje nga kriza ?Rama?, nga reçesioni ?Rama?, nga depresioni ?Rama?, nga fatkeqësia kombëtare, nga ky aksident i historisë tonë me emrin ?Rama?.
Por si çdo kopjac i keq nuk arrin dot të marrë konceptin, tërësinë e alternativës tonë. Ashtu si ai që kopjon në provim, një rresht këtu dhe një rresht aty por nuk kupton asgjë. Këto zgjidhje Edi Rama nuk i kupton sepse zgjidhja e tij ka qënë një tjetër. Ka qënë zgjidhja e rritjes së taksave, ka qënë zgjidhja e rritjes së kërbaçit, ka qënë zgjidhja e falimentimit të bizneseve. Nuk arrin t?i kuptojë dhe nuk arrin ti zbatojë sigurisht në tërësinë dhe unitetin e tyre planin e masave që ne u propozojmë shqiptarëve sot, alternativën tonë.Ashtu siç populli thotë:?nuk mbahet shtëpia me miell hua?, as qeveria nuk mbahet duke kopjuar opozitën e vendit tënd.
Por një lajm ka në politikën e ditës. Sillet nga sillet, me kërbaç, me libër gjobash, me fjalorin e tij prej laci, prapëseprapë kryeministri kthehet e gjen si zgjidhje, zgjidhjet e opozitës, zgjidhjet e Partisë Demokratike, zgjidhjet e Lulzim Bashës. Jo se kemi nevojë që të na kreditojë Edi Rama për këto zgjidhje se tashmë qytetarët, fermerët, sipërmarrësit e kanë kuptuar që; 1-shkaktari i gjendjes është Edi Rama dhe 2-opozita, perveç denoncimeve, ka një alternativë. Një alternativë që mund dhe do të funksionojë. Tashmë e ka pranuar edhe vetë kundërshtari ynë politik, kryeministri i vendit. Por pyetje shtrohet pse tani?! Dhe pse është i pabesueshëm?!
Së pari, sepse nuk ka tërësinë e zgjidhejve. Kopjon pullën fiskale, kopjon detaksimin e biznesit deri në 50 milionë lekë. Por konceptin nuk e ke të qartë. S?mund ta kesh të qartë sepse nuk është e jotja z. 200 milionësh.
Së dyti, sepse me të njëjtën keqdashje, mungesë vizioni me të cilin i është vërsulur biznesit këto dy vite vazhdon sot ti vërsulet pasurisë publike përmes tenderave korruptivë, përmes korrupsionit të hapur në prokurorimet publike, përmes koncensioneve korruptive, ky pra është problemi që kopjon pa sukses pjesë të zgjidhjes nga alternative sepse ai beson ne tjetër gjë.
Po pse tani?! Sepse ka frikë sepse e ka parë që njerëzit janë ngritur në protestë e në revoltë, se zemërimi popullor po derdhet në rrugë, i studentëve, i të rinjve, i sipërmarrësve, të vegjël, të mesëm e të mëdhënj, i të papunëve, i pensionistëve që ka dy vite që i gënjen e i mashtron.
I gënjeu për 300 mijë vende pune, i gënjeu për shëndetësi falas, i gënjeu për legalizime falas, i gënjeu për ulje taksash, i gënjeu për rritje pagash dhe pensionesh, i gënjeu për ulje çmimesh. Të gjitha dolën gënjeshtra. Tani dëshiron vetëm të fitojë më shumë kohë për të shtuar zullumin, vjedhjen, korrupsionin.
Prandaj, deri në momentin që të çohemi të gjithë së bashku e ta heqim dorën e tij vjedhacake nga xhepat e çdo shqiptari, Edi Rama do të vazhdojë të prodhojë krizë, depresion dhe dramë në çdo familje shqiptare.
Unë ju ftoj të vazhdojmë së bashku të nderuar qytetarë, bashkëbisedimin tonë për alternativën e opozitës. Është alternative që sot ka ngjallur dhe po ngjall besim dhe shpresë për të dalë nga kjo situatë katastrofike si rezultat i hajdutërisë, keqqeverisjes dhe korrupsionit të qeverisë Rama. Dhe nuk është aspak rastësi për këtë besim të madh që po na jepni, që po më jepni në bashkëbisedimet me ju që një ndër të bindurit është edhe kryeministri kopjac, i cili nuk e mban dot shtëpinë me miell hua.
Kandidati për kreun e FRPD-së, Ervin Salianji ka tentuar të ...
Kompania “Rozafa”, emri shqiptar i industrisë së peshkut në ...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka shprehur ditën e sotme ng...
Rreziku i sulmeve terroriste në Shqipëri nga terroristët e I...
Kreu i komisionit të Ligjeve të grupit të PS, Fatmir Xhafaj,...
Niko Peleshi, zv.Kryeministri i Shqipërisë, pohoi se Shqipë...
Një nga kandidatet për kreun e Forumin Rinor të Partisë Demo...
Ministri i jashtëm, Ditmir Bushati është takuar me drejtori...
Ndeshja ndërkombëtare ndërmjet Shqiperisë dhe Gjeorgjisë do...
Sulmet terroriste në Paris kanë shtyrë edhe vendin tonë të m...
Nëna e një vajze 14 vjeçare në Korçë kishte denoncuar rastin...
Me dhjetëra prindër në qytetin e Durrësit kanë denoncuar ush...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka inaguruar pa...
Në një takim me bizneset, në kuadër të luftës kundër informa...
Policia e Kosovës ka arrestuar dje tre persona të cilët dysh...
Një sms e publikuar nga gazeta Shqip është shpërndarë me shp...
Komisioni i ligjive ka miratuar ndryshimet e radhës për ata ...
Ashtu sikurse pas sulmeve të Charlie Hebdo në janar, shumë t...
Policia e Shtetit njofton se ende nuk ka asnjë të arrestuar ...
Infermierët dhe sanitaret në qytetin e Tepelenës kanë protes...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...