web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Korçë/ Mamaja e kërkonte prej tre ditësh, vajza kishte shkuar në këmbë tek babai në Greqi

16 Nëntor 2015, 13:28, Aktualitet CNA

Nëna e një vajze 14 vjeçare në Korçë kishte denoncuar rastin e zhdukjes së fëmijës së saj prej tre ditësh. Sipas burimeve nga Kapshtica, vajza kishte kaluar ilegalisht kufirin duke ndërmarrë një rrugë të rrezikshme, në këmbë , deri tek babi i saj që jetonte në Greqi.

Mamaja nuk kishte asnjë informacion për vajzën me iniciale E.D deri në momentin kur vetë babai e ka dorëzuar atë tek policia kufitare, me qëllim që të qëndronte pranë mamasë së saj.

Ende nuk dihen arsyet e largimit të vajzës nga mamaja e saj por mësohet se prindërit e saj janë të divorcuar.





Lajmet e fundit nga