web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Burg përjetë për autorin e vrasjes së turistëve çekë

16 Nëntor 2015, 15:04, Kronika CNA

Gjykata e Shkodrës e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim të përjetshëm autorin e vrasjes së dy turistëve çekë, Sokol Mjacaj. Sokol Mjacaj, autori i vrasjes së dy turistëve çekë që tronditën mbarë vendin, është dënuar me burgim përjetë nga gjykata e Shkodrës.

Michal Svatos dhe Anna Kosinova u ekzekutuan 3 korrik të këtij viti në Dukagjin. Çifti u gjet i vrarë në makinën e tyre. Pas hetimeve të policisë u zbulua menjëherë autori, Sokol Mjacaj, i cili kishte vetëm pak kohë që kishte lënë qelinë.

Më herët autori kishte kërkuar mëshirë, duke rrëfyer edhe dinamikën e ngjarjes tronditëse. Gjykata hodhi poshtë kërkesën e Mjacajt për gjykim të shkurtuar. Ai ka rrëfyer se nuk ka dashur të vrasë turistët, por vetëm t’u merrte atyre makinën.





Lajmet e fundit nga