Emërimi i Manjanit/ Berisha: Meta poshtëroi Ramën
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas emërimit të Yll...
Fatmira Tabaku, një pensioniste 65-vjeçare afrohet me drojë pranë sportelit të një shtëpie karakteristike në lagjen ?Mangalem? të Beratit për të marrë ushqim falas për tre nipërit dhe të birin. Gruaja e bën këtë ritual çdo të martë dhe të enjte, ditë kur Metropolia e Beratit shpërndan ushqim falas për rreth 200 vetë; të moshuar, të sëmurë dhe njerëz të papunë, që mbijetojnë me paratë e pakëta të ndihmës ekonomike.
Këtë të martë, Fatmira mban në duar një tenxhere me supë, një tas me makarona dhe dy bukë të futura në trastë.
?Fëmijët kthehen nga shkolla të uritur dhe unë ua çoj drekën gati. Sot kishin përgatitur këto ushqime, por në raste festash na japin edhe ëmbëlsira, pulë apo fruta,? thotë gruaja e plakur më shumë nga hallet se sa nga mosha.
65-vjeçarja tregon për BIRN se familja me pesë anëtarë e siguron më vështirësi bukën e gojës. Pensioni i saj minimal nuk mjafton as për ilaçet, ndërkohë që i biri është më shumë pa punë, edhe pse kërkon ku të mundet.
Njësoj si Fatime Tabaku, dhjetra njerëz të tjerë presin të heshtur në radhë, marrin racionin e tyre dhe largohen drejt shtëpive për të shuar urinë. Historitë dhe problemet e tyre janë të ndryshme, por të gjithë i bashkon nevoja për një drekë të ngrohtë, të cilat institucionet shtetërore nuk e kanë ofruar kurrë.
At Kristaqi Subashi, administator i mensës së Mitropolisë qëndron vetë brenda saj dhe kujdeset që nga tenxheret e mëdha të shpërndahet edhe luga e fundit. Këtë mision e ka quajtur ?Shërbimi i dashurisë? dhe në ndihmë i kanë ardhur 25 të rinj nga grupi rinor i Kishës Ortodokse, të cilët punojnë si vullnetarë në mbledhjen e të ardhurave dhe shërbimin e drekës për të varfrit.
At Kristaqi Subashi tregon se tradita e shpërndarjes së ndihmave për të varfrit ka qenë e hershme në qytetin e Beratit. Më parë, kisha shpërndante ushqime në ditë festash, por kjo nuk ishte e mjaftueshme.
?Me ushqimet ne nuk mund t?u jepnim ndihmën e gatshme të moshuarve apo të sëmurëve, ndaj vendosëm që ato ushqime t?i gatuanim dhe t?ua ofronim atyre dhe familjeve të tyre,? thotë kleriku.
Godina që sot shërben si mensë për të varfrit është ngulitur në kujtesën e banorëve të Beratit si dyqani i akulloreve më të mira në qytet, gjatë kohës së komunizmit. Më të vjetrit e kujtojnë atë si pronë të njërës prej kishave të Beratit. Pasi iu kthye Mitropolisë, dhoma e vogël prej druri është shndërruar në një shtëpi të dytë për të pamundurit e qytetit.
Pesë vite më parë, dreka falas ofrohej katër herë në javë për 50 apo 60 persona. Por sot, numri i njerëzve në nevojë ka arritur në 200 persona, të cilët marrin nga katër, pesë apo edhe më shumë racione ushqim.
At Kristaqi Subashi pohon se numri i personave që vuajnë për bukën e gojës po rritet dita-ditës dhe kjo ka sjellë vështirësi në menaxhimin e mensës. Grupi prej 25 vullnetarësh ka shtuar përpjekjet për mbledhjen e të ardhurave, në mënyrë që ky mision të vazhdojë.
Joan Qako, drejtuesi i grupit të të rinjve vullnetarë thotë për BIRN se ata po punojnë në disa drejtime për të mbledhur të ardhura për të varfrit e qytetit të Beratit. Kanë vendosur një arkë të posaçme për besimtarët pranë Katedrales së Shën Dhimitrit, kanë vendosur kontakte me bizneset në qytet si dhe përdorin rrjetet sociale për ndërgjegjësimin e njerëzve për të ndihmuar.
Megjithatë, nevojat në mensën e Mitropolisë janë të shumta. Përveç sasisë në rritje të ushqimeve, dy kuzhinieret e saj, Aklinia dhe Eleni kanë nevojë për pajisje kuzhine që gatuajnë deri në 500 racione. Joani ka kërkuar ndihmë tek bizneset dhe është në pritje të përgjigjes së tyre.
Joan Qako apelon për ndihmë tek kushdo që ka mundësi, në mënyrë që njerëzit e varfër të Beratit të mos vuajnë për bukën e gojës.
?Numri i familjeve që kërkojnë ndihmë po rritet nga dita në ditë dhe mundësitë tona për t?i përballuar janë të pakta,? përfundon ai./BIRN
Eriola Azizolli është gazetare për Ora News TV në Berat.
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas emërimit të Yll...
Reforma në drejtësi mësohet të jetë shkaku i dorëheqjes së N...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se duhet t...
Deputeti demokrat Eduard Halimi në fjalën e tij në Parlament...
Zëri i Amerikës ka vijuar kritikat ndaj kreut të Lëvizjes So...
Shoqata e Bankave ka publikuar të dhënat financiare të paaud...
Ministri i ri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar se do ...
Ish-zv/ministri i në kabinetin Rama, Dritan Hila shkruan se ...
Tashmë është zyrtare. Ylli Manjani do të jetë ministri i ard...
Ka disa orë që emri i Ylli Manjanit është i lidhur me atë të...
Çdo vit, mijëra shqiptarë provojnë fatin me lotarinë amerika...
Kreu i parlamentit njëkohësisht edhe kryetari i LSI-së, Ilir...
Pas dorëheqjes së Nasip Naços nga posti i ministrit të Drejt...
Pas takimeve në kryeministri me Edi Ramën dhe takimit me amb...
Dorëheqja Nasip Naços ishte një lajm i bujshëm dhe risi pë...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot kërkesën e deputetit Mark Frr...
Agjencia Kombëtare e Mjedisit pas marrjes të mostrave të uji...
Ish Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka komentuar d...
Pak minuta më parë, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço i ka d...
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ka dhënë sot dorëheqjen. B...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...