Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
*Elvi FUNDO
I njohur për opinionin publik si Henri Çili, në fakt emri i tij është i ndryshuar, por kjo pjesë tashmë nuk ka shumë rëndësi. Më shumë kanë rëndësi zullumet dhe gënjeshtrat publike të këtij servili dhe lëpirësi pushtetesh.
Dje nën sqetullën e PD-së dhe Berishës, sot në krahët e ngrohta të Edi Ramës. Në fakt miqësitë më
Ramën e lidhin prej kohësh, Çili ka qenë një nnga mbështetësit kryesorë të tij në garën për Bashkinë e Tiranës në vitin 2007. Por edhe më parë miqësia për interesa nuk është ndalur kurrë. Në 2005 Çili bënte fushatë për Berishën dhe kjo nuk e la pa shpërblim, në pak muaj mori liçensën për universitet privat.
Në 2007 mbështeste Ramën, në 2009 Berishën, në 2011 në
krahet e Lulzim Bashës. Por këto janë detaje të vogla së nuk kanë vlerë, sepse ai luftonte për Berishën në zgjedhjet e qershorit 2013, në dhjetor bërtistë rroftë heroi Edi Rama.
Por, sot po përmend disa fakte që lidhen me mashtrimet publike që ky individ lëshoi nga emisioni Zonë e Lirë e Arian Çanit. Kuptohet gjithçka e parapërgatitur, këtë e them jo për të ofenduar dhe mërzitur Çanin por për të treguar se Çili është sponsor i emisionit si në shumë media të tjera, dhe akuzave shkon dhe ju përgjigjet me një pyetësor që e ka shkruar vetë, dhe nuk ka përballë askënd ta kundërshtojë. Përballë ai duhet të kishte ata që e kanë akuzuar me fakte dhe dokumenta.
Duke qenë se kërcënoi me gjyqe për shkrimet dhe akuzat po ja ripërmendim Çilit një e nga një disa prej tyre. Arian Çani i ka publike po të dojë dhe dokumenta ja ofrojmë ti ketë mbi tavoline.
Çili dhe qeveria
I pari që e lidh ngushtësisht në menyrë klienteliste Henri Çilin me qeverinë është raporti i kontrrollit që Ministra e Arsimit paraqiti pas ndërhyrjes së saj tek universitetet private. Raporti i kontrrollit është skandal më vete, dhe këtë Henri Çili nuk e mohon dot. Por universiteti i tij nuk u mbyll edhe pse nuk kishte amza si Kristali, apo kishte pedagoge të thjeshtë që udhëhiqnin edhe 9 doktoratura, nuk plotësonte kushtet e ambienteve, stafin akadamik e kishte totalisht janë çdo kriteri ligjor dhe të paplotë e keshtu me rradhë.
Askush nuk mund të thotë që UET ska shitur diploma, kur amzat i ka pasur pa nr rendor dhe jo në rregjistra të shkruara, mungesa e tyre ngre jo pak dyshime. Shkeljet e konstatuara në raport e conin UET jo me mbyllje, por drejtuesit e saj pas prangave. Asgje thjesht u la me disa këshilla.
Shkenca Çiliane
Më tej ai foli për miliona euro kërkime shkencore si financime nga ky universitet. Në fakt është qesharake kur e mendon. Kërkimet shkencore nuk janë qoka dhe publikime të stafit, kur dikush kudo në botë publikon një kërkim shkencor, nuk bën plagjatura apo përkthime e nxjer librat e vartësve, por janë studime që trondisin botën akademike. Mund të thotë publikisht ndonjë professor, intelektual apo akademik se cili është studimi shkencor që e ka tronditur nga Çili dhe UET?
Berisha, liçensa, tregu, taksat dhe TVSH-ja e Arsimit te Lartë
Më tej ai na tha se ishte një nga 40 të liçencuarit nga Berisha. Po është e vërtetë, vetëm nuk tregoi kohën e liçensimit të tij dhe të tjerëve. Ky është nga të parët në vitin 2006, pra gati 1 vit qeverisje, Çili rëmbente një universitet.
Pretendoi se ka 2.4% të tregur universitar. Kjo është një gënjeshtër e madhe po shumë e madhe. Ndoshta e ka atë shifër si përqindje nga totali i studentëve privat-publik. Shifra e vërtetë është dominanca në tregun e UNIVERSITETETVE PRIVATE, të cilën Henri nuk e tha.
Çili tha se kishte mbi 5 mijë studentë dhe mesatarisht të ardhurat vjetore i shkonin mbi 10 milionë euro, por Çili nuk tha sa taksa dhe detyrime ka paguar në vitë. Ka apo jo shmangie, lojra dhe spektakle për të paguar më pak taksa.
Për qeverisjen dje mund ti themi se, ai Berisha, që nuk i kishte bërë asnjë nder, kishte hequr TVSH-në e arsimit të lartë. Minimalisht ja ka rritur me 20% të ardhurat Çilit, i cili nuk e uli cmimin për studentët.
Këtu po leme mënjanë qindra doktoratura që shkojnë nga 7500-9000 euro për një individ. Janë të tjera shuma parash këto që Çili nuk i tregon në publik. Doktor dhe çfarë doktor, të udhëheqin disa MA, që në gradë janë poshtë teje dhe janë aq të zotë sa drejtojnë një tufë me doktoratura. Dhe këtë se thonë akuzuesit por raporti i Ministrisë së Arsimit.
Ligji i Arsimit të lartë Rama dhe Berisha
Në fund po i japim një detaj të rendësishëm opinionit publik për një supër gënjeshtër që Çili tha në emision. Ai mohoi të ketë qenë ideatori i reformës në arsimit e lartë dhe faturën ja kaloi kryeministrit Rama, si një vendim të tij personal dhe reformë pozitive që duhet të mbështetej. Por haroi ti tregonte Arian Çanit se të njëjtin ligj, duke premtuar mbështetje politike, mediatike dhe publike ja çoi dhe Sali Berishës, pak vite më parë kur ishte kryeministër. Në fillim ish-kreu i qeverisë në atë kohë u lëkund, por pasi mblodhi ekspertë dhe dëgjoi profesionistët e fushës u bind se kjo nuk ishte reformë por shërbim klientelist për Universitetet private dhe dëmtonte të rinjtë shqiptarë dhe familjet e tyre. Berisha i rezistoi dhe ai ligj nuk u kalua nga qeveria e tij, sot e nxorën nga sirtaret Henri Çili e co, fatkeqsisht. Ai nuk mund të fshihet pas gishtit nga frika se mund të marë kosto në opinionin publik apo universitar, UET-i dhe ai janë personalisht është strumbullari kryesor. E vërteta është që ai këtë të ashtuquajtur reformë nuk e bëri dot dje me Berishën por e kaloi sot me Ramën.
Këto fakte dhe detaje të mësipërme ndoshta janë pak por ka të tjera që janë fund. Borxhet tek tatimet, apo rasti i ujit në UET.
Nuk e tha as faktin pse kishte mbi 1 milion dollarë borxhe në tatimet të akumuluara gjatë qeverisë të Berishës dhe Ramës, kur deklaroi se skishte detyrime tek tatimet në një takim të kryeministrit.
Nuk e tha as faktin tjetër që ka detyrime në ujësjellësin e
Tiranës. Nuk tha që i furnizon studentët me ujë pusi? e kështu me rradhë.
Të gjitha denocimet apo faktet do i publikojmë dhe ripublikojmë ditë pas dite. Raportin dhe gjithçka tjetër, në pritje të një përballje në gjyq siç ai kërcënoi tek Arian Çani. Lekët që do fitojmë nga gjyqi do ja japim Universitetit Publik për studime dhe kërkime të vërteta shkencore. *citynews
Gjykata e Lartë ka pezulluar çështjen midis ministrit të bre...
Seanca gjyqësore ndërmjet dy deputetëve Tom Doshi dhe Sparta...
Pritej me padurim nga të gjithë fansat dhe adhuruesit e film...
Kreu i OMONIA-s, Leonidha Papa ka denoncuar në polici se gja...
Policia kufitare e Greqisë ka bllokuar mbi 100 shqiptarë në ...
Nëse Hitleri do të kishte vdekur në vitin 1938 dhe dikush tj...
Aktualisht ajo eshte nje nga kandidatet per kreun e FRPD, pr...
Jo në auditore se ato nuk i di, por në shfaqjen publike, atë...
Ai kap vajzën për flokë e gjuan në tokë dhe e godet atë. Nd...
Burgu i sigurisë së lartë në Drenovë, prej 8 muajsh nuk ka m...
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti u shpreh sot se nga nd...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në një takim me të ri...
Efektivët e policisë së Durrësit kanë arrestuar dy persona.A...
Presioni i lartë ndaj bizneseve nisur që nga 1 shtatori, kur...
Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Adrian Mançellari, ...
Kongresi i PS, që do të zhvillohet në janar 2016, do të mira...
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ësht...
Efektivët e policisë së Fierit kanë arrestuar dy persona.Ata...
...
Zjarri i rënë në Malësinë e Madhe ka sjell shumë shqetësim p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...