Protestat/ Balla: Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Në fund të dhjetorit skadon afati i kredisë prej tre miliardë dollarësh që Putini i ofroi despotit ukrainas Janukoviç. Kievi deklaron se nuk do të paguajë. Si do mund të veprohet me këtë kredi?
Kryeministri ukrainas Arsenij Jazenjuk e ngre me dëshirë zërin, kur vjen puna tek Kremlini. Për luftën në Ukrainë, për influencën që Moska ende përpiqet të luajë tek populli ukrainas, që edhe pas revolucionit në Maidan pjesërisht nuk e do orientimin perëndimor. Shumë retorikë dëgjon nga Jazenjuk, pak gjëra konkrete. Por ndryshe tingëllon fjalia e fundit: Ukraina ?nuk do t’i paguajë kredinë miliardëshe Rusisë?. Këtë e tha Jazenjuk me zë të prerë, duke shtuar kjo po qe se ?Moska nuk u qëndron ujdive të uljes së borxhit? të arritur me ndërmjetësimin e FMN-së.
Kredia ruse shihet në Kiev si kredi korruptive. Kur mbërritën paratë në Kiev, presidenti prorus, Janukoviç nuk donte të nënshkruante më marrëveshjen e afrimit me BE-në, të negociuar para dy vitesh. Pas kësaj filluan protestat në Maidan, Janukoviç braktisi në shkurt 2014 pallatin presidencial.
Mundësi për kalimin e çështjes në Londër
?Një kredi mbetet kredi?, thotë një vëzhgues perëndimor në Kiev. Kush nuk paguan nuk ka letra të mira në dorë në botën financiare. Por injeksioni financiar rus prej 3 miliardë dollarësh është diçka më e veçantë: Paratë u depozituan nga qeveria e Janukoviçit si obligacion në bursën e Dublinit. Si nënshkrues i vetëm, sipas të dhënave, fond rus i rezervës, FBN, njëri nga dy fondet ku Kremlini ka ?parkuar? të gjitha të ardhurat nga gazi e nafta.
Londra është vendi ku kjo kredi është regjistruar, kredia, që në të vërtetë ishte një kredi Putin-Janukoviç, por u mvesh si fondi Kiev-Moskë. Nëse Ukraina nuk e paguan kredinë më 20 dhjetor, Moska mund të hedhë në gjyq Kievin në Londër, ndërkohë që Kievi mund të përdorë argumenta shumë të mirë.
?Kjo është çështje me rrezik për Kremlinin?, thotë një menaxher banke perëndimore në Kiev. Ka pasur raste, kur gjykatësit londonezë kanë vendosur në favor të debitorit, sidomos kur një kredi për arsye politike rëndon mbi ekonominë e një vendi. Në këtë rast Moska duhet t’i harrojë miliardat. Po ashtu Kievi mund të përdorë këtë gjykatë për të protokolluar në gjyq qëndrimin e tij ?për invazionin rus? në Krime.
Rënia e valutës ukrainase
Por rreziku i vërtetë është edhe më i madh. E ai tregon se sa e vështirë është t’i ndash edhe në kohë lufte dy ekonomi popullore të ndërlidhura aq fort me njëra-tjetrën, si ekonomitë e Rusisë dhe Ukrainës. Sidomos bankat. Analiza e Institutit ?Asosiacioni Global për Rreziqet Profesionale? (GARD) vëren se ?Ukraina kaloi një stuhi të fortë në vitet 2014 e 2015.? Sfondi: rënia ekonomike e Ukrainës dhe kriza e valutës ukrainase, grivna. Para dy vjetësh për 1 euro paguheshin 8 grivna, sot paguhen 26.
Për një aspekt tjetër të kësaj stuhie flitet më pak: Gati 60 banka ka mbyllur nga viti 2013 Banka Qendrore e Ukrainës, shkruan GARD në analizën e tetorit 2015. Në verë protestuan para pallatit presidencial njerëzit që kishin depozituar paratë në bankat e vogla. Interesante është të vihet re se ende deri më sot në Ukrainë ka tre banka të mëdha, që janë filiale të bankave ruse. Bilanci i këtyre bankave llogaritet me 8,4 miliardë dollarë.
Deri më 1 dhjetor tre bankat ruse duhet të paraqesin një koncept ristrukturimi. Në testin e bankave të organizuar nga FMN-ja të tre bankat ruse dëshmuan një rrezik për kreditë e këqija në vlerë prej 1 miliardë dollarësh. Prandaj Banka Qendrore Ukrainase, e mbështetur nga FMN do të kishte një arsye të mirë për t’i shtetëzuar të tre bankat ruse, që sipas qarqeve të Kievit financohen në një tretën e tyre nga bankat mëmë në Rusi. Njëra nga këto është banka Prominvestbank, banka e Moskës për Ekonominë e huaj, pas tyre qëndrojnë dy fondet ruse: Qesja me para e Kremlinit nga ky rrodhi edhe kredia 3 miliardëshe për qeverinë e Janukoviçit.
Në fund fiton banka dhe Rusia
Llogaria që mund të bëhet: nëse 3 miliardë dollarë të kredisë Putin-Janukoviç humbasin, nëse bankat ruse në Ukrainë me 8,4 miliardë dollarë shtetëzohen, shuma që humb është 11 miliardë dollarë – këto janë rreziqet financiare që Kremlini ka në Ukrainë. Pikërisht këtë shumë Kremlini mund ta përdorë si xhoker. Prandaj tani debatohet ashpër: E në fund të debatit kredia 3 miliardëshe për Janukoviçin mund të llogaritet me refinancim të bankave të mëdha ruse në Ukrainë. ?Kështu Kremlini ruan edhe pak pushtet në sistemin banker në Ukrainë?, thotë një menaxher i bankave të prekura. Por një gjë e tillë nuk u dëgjua në fjalimin e flaktë të kryeministrit ukrainas Arsenij Jazenjuk kundër agresionit rus në Ukrainë.
Në Kroaci po mbahen sot zgjedhjet parlamentare, të parat që ...
Kompania gjermane ajrore Lufthansa ka deklaruar se 113,000 p...
Shtetet e Bashkuara kalojnë nga fjalët tek veprat, dhe marri...
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka udhëtu...
Rusia thotë se ka kthyer 11.000 turistë në shtëpi nga Egjipt...
Në një faqe të njohur interneti për automobilat, thuhet se k...
Lista e “njerëzve më të pushtetshëm të botës” e revistës For...
Një 12-vjeçare ka marrë lëndime të rënda nga shpërthimi i tu...
Ka shkuar në 38 numri i viktimave të shkaktuara nga zjarri q...
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter ka akuzuar Ru...
Kryeministri britanik, David Kameron do të paralajmërojë lid...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë nga një skand...
Nga Harold JamesBashkimi Europian po përballet me një grup v...
Rreth 10 000 persona parakaluan sot në qendrën e Moskës me r...
Kriza e migrantëve pritet të jetë në krye të axhendës së Ale...
Dy efektivë policie kanë qëlluar për vdekje një vogëlush 6-v...
Komisioneri i BE-së për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe...
Rrëzimi i avionit rus në Egjipt javën e kaluar nuk ishte për...
SHBA-të po përgatiten për një luftë kundër Rusisë në fushëbe...
Ish-Agjenti amerikan, Eduard Snowden në një intervistë për ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...