web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

RUSI/ Paradë madhështore në Moskë me rastin e 98 vjetorit të Revolucionit bolshevik

7 Nëntor 2015, 18:38, Kosova & Bota CNA

Rreth 10 000 persona parakaluan sot në qendrën e Moskës me rastin e 98 vjetorit të Revolucionit bolshevik të vitit 1917, me kërkesë të partisë komuniste ruse, njoftuan organizatorët.

Demonstruesit nisën paradën në sheshin Pushkin për tu drejtuar në sheshin e teatrit ku ndodhet busti i Karl Marksit, shumë pranë Kremlinit. Ata valëvitnin flamuj të kuq me portretet e Leninit dhe në duar mbanin pankarta me slogane  ?Për drejtësinë sociale?, ?Për një jetesë më të denjë të këtij vendi?, referuar medias.

?Rroftë populli punëtor ! Rroftë kombi fitimtar !, nisi tubimin me këto slogane lideri i Partisë komuniste, Guennadi Ziouganov.

?Parakalimi nisi disa minuta pas përfundimit të një parade madhështore ushtarake në sheshin e Kuq, organizuar në kujtim të paradës historike të 7 nëntorit 1941 ku pjesëmarrësit ishin nisur menjëherë në vijën e frontit, që ndodhej në atë periudhë disa dhjetëra kilometra nga Moska, për të luftuar kundër forcave naziste.





Lajmet e fundit nga