Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë çdo akuzë për korrupsion në kabinetin e tij qeveritar dhe përpiqet çdo ditë të dekurajojë çdo zë, që kërkon ndryshime në qeveri. Në intervistën e tij në ?Top Story?, kryeministri u shfaq i mirëinformuar për çdo detaj të tenderave të Ministrisë së Shëndetësisë apo Gardës së Republikës, për çdo pazar të Gjiknurit, për letrën që i duhej Frangajt të duket legal në zaptimin e tokës në Golem, për çdo akuzë që lidhet me tendera klientelistë në disa institucione të tij, dhe për çdo raport me ish- biznesmenët klientelistë të Berishës. Ishte aq i informuar për çfarë pyetej, për gjëra që nuk i takojnë axhendës së kryeministrit, sa përshtypja e parë që të krijohej, ishte se tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë nuk i ka bërë Ilir Beqaj, por Edi Rama, tenderat e Gardës për makina nuk i ka bërë Garda, po Edi Rama, biles dhe mënyrën se si të quhet legale leja në Golem e Aleksandër Frangajt, duket sikur ishte e tij, ngaqë ai shfaqte siguri për një korrupsion dhe falsifikim të hapur.
Pas kësaj, pati një breshëri zjarri me shtypin, mbi faktin që nuk di të ngrejë çështje dhe nuk di të pyesë, e mbi të gjitha, që nuk ka raporte me të vërtetën, a thua se e ndreqi qeverinë dhe korrupsionin dhe i ka mbetur të rregullojë dhe median, për ta bërë të gjithë si ajo e Frangajt.
Së pari, është shqetësuse që kryeministri jonë di çdo gjë për çdo tender dhe për çdo hall gazetarësh dhe botuesish, që nga ata që zaptojnë toka e ndërtesa, e deri tek ata që nuk dijnë të bëjnë pyetje. Jam i shqetësuar pasi kjo nuk është punë e kryeministrit, por punë e të tjerëve. Kryeministri ka për detyrë të qeverisë në bazë të një programi, për të cilin ka ardhur në pushtet dhe të zbatojë ligjet e vendit në punën e tij. Ato për ai çfarë përgjigjet me hollësi janë punë e të tjerëve. Por, meqë ai po i merr përsipër ato punë, duhet të mendohet mirë, pasi nëse dalin keq, do të marrë dhe faturën e tyre. Prania dhe përfshirja e tij kaq e thellë në këto histori, është anormale për një kryeministër dhe do ta gjejë pastaj si Sali Berishën, që detyrohet të thotë nuk e njihja baxhanakun e vrarë në Gërdec, apo që nuk kishte dëgjuar kurrë për Remzi Hoxhën, edhe pse qe marrë vet me gjithçka.
Së dyti, është shqetësuese, përse i merr përsipër këto probleme kryeministri. Nëse Ilir Beqaj ka bërë një tender për të dhënë me koncesion kontrollin mjekësor falas për çdo shtetas shqiptar dhe mendon që kjo gjë po ecën dhe nuk ka korrupsion, kryeministri nuk ka pse shqetësohet, pasi nëse unë nesër botoj në gazetë që një fshat i tërë ka hedhur firmën kot sikur ka bërë analiza, do duket sikur e ka bërë Edi Rama këtë shkelje.
Fakti që kryeministri e merr përsipër dhe tenderin e koncesionit, edhe produktin e tij, edhe Ilir Beqajn si ministër, është pak problem.
E njëjta gjë mund të thuhet për tenderat e tjerë të koncesioneve apo dhe të blerjes së shërbimeve nga ajo ministri, për të cilat kryeministri sillet si të jetë kryetar i Komisionit të tenderit.
I njëjti fenomen shfaqet dhe tek mbrojta e Frangajt. Kryeministri ose nuk ka lexuar asnjë letër dhe i ka bërë nder Frangajt duke i legalizuar grabitjen, ose i ka parë që letrat i ka fallco, i ka premtuar mbështetje dhe tenton të marrë përsipr diçka që duhet ta marrë përsipër vetëm prokuroria. Është pikërisht kjo tendencë e tij që krijon shqetësim, se ai po merr përsipër këto afera, ngaqë është vet përgjegjës, dhe nuk do t?i lërë vetëm bashkëpunëtorët e vet, që i ka në këtë rast shërbëtorë. Tek rasti i Frangajt kjo është pak dhe më e rëndë. Ai po merr një kosto të jashtëzakonshme në emër të tij, duke i quajtur falsifikimin një akt legal, dhe kjo të krijon idenë se Frangaj e ka peng atë në zhvillime që ndoshta kanë lidhje me krizën Rama- Meta të muajve më parë.
Së treti, është shqetësuse që kryeministri jonë, po rrit praninë e tij në vendime që bien erë klientelizëm. Fjala vjen, lejet e ndërtimit në Tiranë, të bllokuara në kohën e Bashës në bashki nga Edi Rama si kryeministër, po lirohen, duke u konfirmuar pjesërisht prej tij dhe duke u lidhur me emrin e tij. I tillë është rasti i Delijorgjit, rasti tjetër i një pallati të Aleksandër Frangajt për 15 kate në hyrje të Parkut Kombëtar, ku sipas burimeve nga Bashkia e vjetër e Tiranës, ka dhe zaptim territori të fqinjit me 3 metra distancë etj, ndërkohë që të tjerët kanë ngelur jashte liste. Kryeministri nuk ka përse merr taksa personale, për investimet e ndërtimit në Tiranë. Ai duhet të rrezatojë siguri se në këtë vend mund të ndërtosh dhe pa marrë leje tek Edi Rama, pasi vetëm kështu mund të garantojmë lirinë ekonomike dhe mungesën e ndërhyrjes së shtetit në zhvillimin ekonomik. Fakti që lejet kanë kaluar nga një pikatore e Bashkisë së Bashës, tek një zyrë që varet nga Edi Rama, e bën shumë të pranishëm qeverinë në çështje të rëndomta të biznesit dhe rrit shumë shkallën e dyshimit për korrupsion, i cili mes të tjerash është dhe çështje perceptimi. Dhe ky perceptim tashmë nuk është pozitiv. Nuk di sa do t?i arrijë faqja e re e qeverisë për përgënjeshtrimet ta ndryshojë, por mjafton një dalje në publik si ajo e Ramës në ?Top Story?, ku merr përsipër të jetë avokat i çdo djalli në qeveri, për të kuptuar që ka shumë probleme.
Dhe e fundit që kryeministri duhet të kuptojë, është se jo gjithmonë fakti që opozita përballë është e shkatërruar, është fat. Në rastin konkret, është fatkeqësi. Është fatkeqësi se ka mbyllur gojën ngaqë Rama po punon me ish- klientët e saj, por dhe se në tërësi nuk ngjallin shpresë ngaqë i përfaqëson më shumë Berisha se Basha, dhe ende nuk e kanë ndarë kë kanë kryetar. Por fatkeqësia e tyre nuk mund të jetë fati i kësaj qeverie. Pasi, nëse është kjo llogaria e vetme se si duhet të mbajë pushtetin, atëhere do prodhojë një opozitë tjetër të re, ndoshta brenda të vetëve, e cila mund ta bëjë të paqenë më shpejt se sa ringjallja e një plaku hajdut në opozitë, që flet me vete dhe mendon se flet me popullin.
Prej mëse një jave një mision i FMN-së po zhvillon diskutime...
Emisioni “Fiks Fare” denoncoi sot në mbremje kalvarin që ndj...
Jason Statham do të luajë në një film aksion-thriller në Hon...
Kryeministri Edi Rama dhe Zv.Kryeministri Niko Peleshi do të...
Qeveria ka reaguar përmes portalit transparenca.al lidhur me...
Ish-shefi i Antidrogës në Policinë e Fierit, Dritan Zagani ...
Intervistën e radhës vendosa ta bëja me z.Tahiri, Ministrin ...
Auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Ministrinë e Mb...
“Nga pikëpamja e ligjshmërisë, aty nuk ka asnjë centim të sh...
Kryeministri Edi Rama i ka noterizuar publikisht një akt të ...
Janë liruar dy efektivët të cilët u arrestuan pas arratisjes...
Specialistët kundër Narkotikëve, në Drejtorinë e Policisë Qa...
Zëri i Amerikës shkruan se Kryeministri Edi Rama ka emëruar ...
Lëvizja “Për Universitetin” ka reaguar për fjalën e kryemini...
Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere vizitoi sot ...
Nga Victor GrossmanSi ndryshon bota! Pranverën e kaluar, shu...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar nëpërmj...
Partia Demokratike i ka dërguar një letër trupit diplomatik ...
Kryeministri Edi Rama priti në një takim Ministrin e Brendsh...
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, i ka bërë një tjetër s...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...