web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fiks Fare zbardh skandalin/ Ju hiqet shtetësia padrejtësisht, PRESIDENCA nuk gjen dokumentat

6 Nëntor 2015, 19:00, Aktualitet CNA

Emisioni ?Fiks Fare? denoncoi sot në mbremje kalvarin që ndjek një familje shqiptare e cila ngelet pa shtetësi.

Madhorë në moshe prej vitit 1990, faktin që ishin pa shtetësi ata e mësojnë në vitin 2011 kur krijohet regjistri online. Ata humbin shtetesinë sipas vendimit të ish-Presidentit Ramiz Alia ne vitin 1990, ndërkohë që ata asnjë ditë nuk janë larguar nga Shqipëria.

Sorrollatje, probleme, halle dhe askush nuk përgjigjet.

Presidenca nuk gjen dokumentat dhe deklaron ?ç?ti bëjmë?. Në fakt ligji e thotë qarte që kur ka femijë madhorë ata pyeten përpara se t?ju hiqet shtetësia, por ata nuk jane pyetur kurrë për këtë fakt. Ministria e Brendshme thote se fajin e ka Presidenca. Nga ana tjeter policia iu kërkon dokumenta dhe jo pak shpenzime që të aplikojnë për shtetësi, ndërkohë e fiton ose jo nuk dihet pasi iu është hequr njëherë dhe nuk gjendet asnjë dokument në shtetin shqiptar.

Një kalvar i madh që nuk zgjidhet në asnjë institucion dhe familja Kapurani nga Korça vazhdon teë vuajë problematikën e krijuar nga vetë shteti shqiptar i cili nuk ka zbatuar ligjet dhe rregullat që i miraton vetë.

Problematika që lidhen me faktin se ngelen pa karta identiteti, ngelen pa një vend pune pasi nuk figurojnë shtetas shqiptarë dhe tashmë kete kalvar problemesh duhet t?a vuajnë edhe femijet e vellezerve Kapurani që iu është hequr shtetësia. Ata vazhdojnë çdo ditë të shpresojnë që shteti shqiptar, dhe nuk kërkojnë asgjë thjesht shteti të korrigjojë gabimin e tij, pasi iu ka hequr shtetesinë pa i pyetur më parë.

HISTORIA E TYRE 

Por cila është historia e tyre. Në një intervistë për “Fiks Fare” ata tregojne qe ne vitin 1991 babai i tyre ka bere nje kerkese per marrjen e shtetesise greke. Ne ate kohe ai ka dorezuar mes shume dokumenteve nje dosje te plote ku perfshinte dhe certifikaten e trungut. Ketu ka lindur edhe problemi. Ne dekretin e presidentit i eshte hequr shtetesia jo vetem babait te tyre por edhe te gjithe pjestareve te tjere te trungut. Por pavaresisht kesaj, gjate gjithe ketyre viteve. Deri ne 2011 pjesetaret e tjere te familjes nuk kishin asnje dijeni qe nuk ishin me shtetas shqiptar. Pasi ky dekret per vite me rradhe ka qene i pa zbatuar. Ata kane jetuar ne shqiperi. Jane shkolluar. Kane marre pension. Kane paguar detyrimet dhe jane pajisur me pasaporte e karta identiteti deri kur ne 2011. Emrat e tyre kane qene ne listat e votimeve per cdo here. Si cdo qytetar shqiptar. Para faktit te lenies se shtetesise ata jane gjendur pa asnje njoftim kur jane paraqitur prane zyrave te Gjendjes Civile Korçe per te terhequr certifikate.

Te gjendur para ketij fakti ata kane bere kerkese prane presidences per te marre dosjen e plote. Por ketu nisin edhe problemet. Sipas zyres se Presidentit dosja nuk gjendet. Ata kane aplikuar serish per shtetesine shqiptare pot pavaresisht provave qe kane dhene ata jane pajisur vetem me nje vit leje qendrimi. “Vajza nuk punon me pasi nuk i lejohet. Ne qe i kemi paguar ketij shteti detyrime nuk po na i njeh. Une dua te jem shqiptar. Askush nuk ma heq dot kete te drejte pa nje kerkese timen” thote njeri nga vellezerit. Ju lutem te na ndihmoni pasi nuk po gjejme dot zgjidhje. Bashke me vellezerit Kapurani Fiks Fare u paraqit pranë Policise Korce ku ata dorezuan dhe plotesuan per te dyten here nje formular ku kerkojne t’u rikthehet shetesia shqiptare. Edhe pse ata vet nuk kane hequr kurre dore nga ajo

Përgjigjia e Gjendjes Civile

Sipas tyre Kërkesa e vellezereve Kapurani per lenien e shtetesise nuk i eshte drejtuar gjendjes civile ndaj kjo e fundit nuke ka. Dosja ne Presidence nuk gjendet. E vetmja qe mund te jape nje zgjidhje kesaj çeshtje eshte Presidenca. Ky i fundit duhet te rishikojë kerkesen e tyre dhe t’i shfuqizojë dekretin lidhur me kete familje apo raste te tjera te ngjashme.

1. Kerkesa nuk i drejtohet Drejtorise se Pergjithshme te Gjendjes Civile;

2. Ne si Drejtori administrojme vetem Dekretet e Shtetesise te percjelle nga Presidenca;

3. Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile, ne vijim te punes per kontrollin e te dhenave ne RKGjC, nga ky verifikim rezultoi se ne zyrat e gjendjes civile, kishte persona te cilet kishin lene shtetesine shqiptare me Dekret te Presidentit dhe figuronin ende te regjistruar. Per kete qellim, DPGjC, ka perpiluar listat me te dhenat e ketyre individeve sipas cdo Bashkie/Komune. Nepunesi i gjendjes civile ka bere verifikimin e te dhenave ne regjistrat themeltare dhe ne RKGjC dhe vetem pasi eshte sigururar per perputhshmerine e perberesve te gjendjes civile, ka kryer veprimet per c’regjistrimin e tyre, duke shenuar ne rubriken perkatese numrin dhe daten e Dekretit te Presidentit per lenie shtetesie;

4. Ka edhe raste te tjera, qe e njejta procedura eshte ndjekur nga Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile.(Bashkelidhur do ju vene ne dispozicion praktiken ne lidhje me rastet e tjera qe eshte ndjekur nga e njejta zyre e gjendjes civile).

Ju faleminderit

Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga