web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Intervista ekskluzive e Saimir Tahirit/Per avionet e kapur me droge e ka fajin Pandeli Majko

6 Nëntor 2015, 18:13, Aktualitet CNA

Intervistën e radhës vendosa ta bëja me z.Tahiri, Ministrin e Brendshëm. U nisa për në Ministri. I rashë nga ana e Bashkisë, se andej nga rruga që të nxjerr te Teatri Kombëtar, më zë era e qofteve dhe e birrës. Të dera e godinës, më ndaloi roja, i cili foli në radio: – ?Shqiponja, si më dëgjon! Ka ardhur Kaso t?ju takoj?

-Bilbili, ju dëgjoj mirë. Lereni të hyjë. Marrje!

Më pas ?bilbili? më shoqëroi lart, te zyra e Ministrit. Më hapi derën dhe u gjenda në zyrën e z.Tahiri, i cili në atë moment po komunikonte në radio: ?Thëllëza, si më dëgjon! E vendosa, do ta bëjmë sot atë muhabetin. Zogza, nuk u paraqite mirë radhën e kaluar. Lopçari, duhet të godasësh më fort herë tjetër! Futu më thellë! Luani, kape, shtrëngoje, kur të të them unë lëshoje!?

Mooos, mendova! Paskam ardhur në moment të papërshtatshëm qejfi dhe bëra të ikja. Në atë kohë z. Ministër kthehet nga unë dhe thërret:

-Qëndro Kaso, se mbarova!

-Më bëtë lëmsh zoti Ministër. M?u duk vetja sikur isha në Kopsht Zoologjik, duke përgjuar kafshët që bëjnë dashuri.

-E tillë është puna ime Kaso. Po hë, pse erdhe? Nuk ke paguar dritat, nuk ke marrë faturën tatimore, ke pështyrë në rrugë, e duan të të arrestojnë? Fol, mos u step! Ndonjë mik polic edhe e kemi, e mund të të ndihmoj.

-Asnjë prej këtyre, z. Ministër. Thjesht dola të bashkëbisedojmë. S?kisha drita në shtëpi, e thashë: Ku të vetë? Kush mund të ma ndricojë ditën sot? E kur po mendoja, ashtu e kështu, këmbët ikën vetë, e erdhën te ju. E meqë erdha, po ju pyes: Zoti Kryeministër është në Hong Kong? Si po i shkon vizita?

– Thonë që mirë. S?di gjë të saktë Kaso. Që kur vendosi Erionin për Kryetar të Bashkisë, s?para flas shumë me të.

– Lufta kundër hashashit, si shkon, z. Ministër?

– Marshalla shkon Kaso! Këtë vit kemi djegur aq hashash, sa as në 1997 nuk janë djegur ndërtesa.

– Opozita thotë që?

-Opozita atë punë ka Kaso. Të thotë. Po flasin arritjet vetë. Kemi?.

-z. Ministër, autoritetet italiane kanë kapur disa aeroplanë me drogën tonë.

-Po ç?faj kam unë, se ata derdimenë që transportojnë drogë, kapen o Kaso!? Po më të paaftë pilotë, nuk kam parë?..Le të blejnë fundja aeroplanë modernë. Po fundja s?e kanë fajin aeroplanët, se ata të mirë janë. E kanë fajin vetë trafikantët shqiptarë. Ja fusin njeri tjetrit, duke spiunuar. Ne po na spiunon vëllai për vëllain që s?paguan dritat, jo më trafikantët. Ndaj mos ma hidh fajin mua Kaso, që kapen aeroplanë.

-Në kohën e Berishës, asnjë aeroplan s?është kapur me drogë, z. Ministër. Përse?

-Atëherë Kaso, transporti bëhej me gomarë nga kufiri grek. Kriza që ra në Greqi, i ?shuajti ?gomerët fare nga qarkullimi.

-Si do ja bëni? Ç?masa do merrni që të ndaloni transportin ajror?

– E mo Kaso! Fajin e të tjerëve, ma hedhin mua. Për situatën e tanishme, e ka fajin z. Majko?.

-Ç?hyn z. Majko këtu, z.Tahiri?!

-Hyn posi Kaso! Ai shiti për skrap nëndetëset. Lë t?i mbanim më mirë dhe drogën ta transportonin me nëndetëse. Ato vështirë kapen nga italianët. Se fundja ku do e dinë ata, ku do ndalojë nëndetësja. Ajo ndalon ku t?I dojë qejfi.

-Thonë z. Ministër që ju jeni i implikuar në transportin e drogës? Madje jo vetëm ju, por edhe strukturat drejtuese të Policisë, të cilat i keni emëruar se i keni nga Kurveleshi?..

-Ja ngopin kot Kaso. Unë policët i kam marrë fshatarë nga zona ime, se ata e njohin proçesin e korrjes së hashashit. Kush më mirë se një fshatar, mund të korrë prodhimin. Nuk kemi fonde Kaso, të trajnojmë qytetarët si të korrin. Kur i kemi gati fshatarët, përse mos t?i marrim policët nga ky kontigjent.

-Të lodhur ju shoh, z Tahiri……

-Jam në merak Kaso, a do na sjellin kinezët këpucë të hajrit për policët, apo edhe pas vizitës së Kryeministrit, jo. Ka telashe kjo puna ime. Ja të të tregoj një ndodhi, po ke kohë.

– Kam posi, sa të vijnë dritat në shtëpi. –

Isha një ditë Kaso në një zonë me hashash në Kurvelesh. Vajta pa lajmëruar strukturat në terren. Shkoj unë atje, kur ç?të shikoj: Hashashi që digjej. Policët ?ishin bërë dru? nga tymi. Bërtita: Ç?bëhet këtu!? Kush është drejtuesi? Të dalë përpara!

-Po dhe ç?ndodhi?

-Dolën përpara 30 vetë, tamam si leber te vertete. Unë jam drejtuesi, tha secili.

-Po më pas?

-Më tha njeri? Po ti more mjekërcjap, ç?kërkon këtu? Kapeni këtë keçin, tha.

-Ç?është keçi? -Është fëmija i vogël i dhisë dhe cjapit. Edhe unë s?e dija më parë, por aty e mora vesh. E m?u lëshuan nga 20 veta, e filluan të qëllonin.

-Ju qëlluan ju policët!?

-Jo Kaso jo, qëllonin njeri tjetrin, se ishin bërë ?thumb? nga tymi i hashashit. Më kapën ca të tjerë pastaj, më hodhën prangat. Ti je kontrabandisti më i madh i drogës në këtë vend, më thoshin.

-Çudi! Nga e dinin ata këtë gjë? Apo do kenë qënë policë të futur nga opozita besoj.

– E më ulërisnin, Kaso? Më cilët bashkëpunon?

-Po ju ç?iu thatë, z Ministër?

-Me Romën, ju thashë? Ç?t?ju thosha Kaso. Të vërtetën ju thashë. Një ministër me Kryeministrin bashkëpunon përherë.

– Vazhdoni z. Ministër historinë.

– Me Romën!?,- bërtiti njëri. Me atë drogaxhiun e Shijakut. Bjerini mo, mos e lini, qenin. E kap, e bjerë ata. Ca herë më ranë edhe mua, veç që i binin njeri tjetrit.

-Paskeni hequr të zitë, z.Ministër.

– Sa kam vuajtur atë ditë Kaso, le mos ma kujto. E më morën më mbështeten në një rrap, e më godisnin sa më thyen syzet, e më pyesnin? Më cilin bashkëpunon tjetër? Po ju si ju përgjigjët, z.Tahiri?

-Me gjithë komisariatet, ju thashë. Se pse t?i gënjeja. A mo zagar i poshtër. Ke infiltruar drogaxhinjë edhe në polici dhe bashkëpunon me ta, pale. E kap e bjerë njeri tjetrit ata, e ndonjëherë edhe mua.

-Po si shpëtuat, z. Tahiri?

– Rastësia Kaso është gjë e madhe. E ndalova të folurin me dialekt tirons dhe ju thashë: Mos u zini me shoshoqin!

-Aty me pyeti njëri? E nga të kemi mo djalë? Prej Tirone, i thashë unë. Por me origjinë jom nga kjo zonë.

-I kujt je?,- më tha.

-Ju thashë i kujt isha. Aty pushuan. Sa pushuan ata të godituri, i pushova direkt në vend nga puna. -Kështu Kaso djali! Kjo punë me drogën ka vështirësite e veta. Mos mendo se ka vetëm para. /Pergatiti: Helidon Tahiraj





Lajmet e fundit nga