Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Koalicioni me bazë të gjerë në Berlin e sidomos CSU-ja me dëshirë profilizimi në Bavari duhet të mendohen mirë para se të dëmtojnë Angela Merkelin: Ajo është aktualisht garantuesja e fundit e unitetit në Europë.
A e njohin në Berlin dhe Mynih atë proverbin e vjetër: Kur gomari është me të mira shkon e hedh valle në akull? Natyrisht është detyrë e funksionarëve të partive qeverisëse, t’ia bëjnë të qartë Angela Merkelit se ku shkaktojnë pakënaqësi apo protesta veprimet e saj. Po ashtu asnjë temë tjetër gjatë mandatit të Merkelit nuk i ka prekur kaq drejtpërdrejt gjermanët si kriza e refugjatëve. E duke kujtuar se gjermanët e urrejnë prishjen e rregullit, po dëgjohet gjithnjë e më fort thirrja për rimarrjen e kontrollit nga ana e qeverisë. Por të ndezësh në këtë situatë debatin për fundin e mundshëm të epokës së Merkelit është si mendjelehtësi ashtu edhe shumë e rrezikshme ? e kjo përtej Gjermanisë.
Në Europë askush nuk është më në shtëpinë e vet
Faktikisht Angela Merkel është për momentin e pazëvendësueshme. Kjo nuk është patjetër ndonjë meritë e fuqisë së saj të jashtëzakonshme drejtuese, por lidhet më shumë në atë që përveç Merkelit në BE nuk ka më politikanë të tjerë që duan apo luftojnë për projektin ?Europë?. Britanikët kanë kohë që janë ?çregjistruar?, edhe pse formalisht pas dy vjetësh duan të bëjnë referendumin.
Francois Hollande është dhe mbetet një president i dobët, që nuk guxon t’i dalë krah Merkelit në çështjen e krizës. Ai ka frikë nga rritja e krahut nacionalist të djathtë të Front National dhe me këtë të le të kuptosh edhe gjendjen aktuale tek fqinjët europianë: Edhe në Austri, Suedi, Finlandë dhe Danimarkë populistët e djathtë po rrisin elektoratin duke i vënë nën presion qeveritë aktuale. Në Spanjë në kohën e krishtlindjeve zhvillohen zgjedhjet, në Portugali qeverisë i mungon shumica, në Itali, Matteo Renzi përpiqet të menaxhojë fluksin e refugjatëve që hyjnë në vend, por ndryshe i shikon ata si një problem të Gjermanisë. Greqia si edhe më parë nuk është e aftë të zgjidhë problemet e veta dhe dështon rregullisht e me vullnet përballë fluksit të refugjatëve që vijnë nga Turqia.
Një vështrim drejt Europës Lindore është akoma më shqetësues: Në Poloni sapo e morën pushtetin konservatorët e djathtë, kreu i të cilëve, Jaroslaw Kaczynski përdori fjalë diskredituese kundër emigrantëve nga Lindja e Afërt, fjalë që do të turpëronin edhe një neofashist. Për diktatorin e vogël, Viktor Orban është thënë gjithçka – ai me gardhet me gjemba e qentë e kufirit ndërkohë është bërë shembull në Bavari. Çekët, sllovakët, kroatët, bullgarët – kudo që të hedhësh sytë nuk gjen partnerë që të duan të marrin përgjegjësi as edhe për numrin e refugjatëve që do të shpërndaheshin në Europë në mënyrë të drejtë.
Angela Merkel ? garantuesja e fundit e unitetit të Europës
Kudo në Europë kanë marrë hov nacionalizmi dhe egoizmi. Askush nuk mendon se çfarë do të thotë realisht shpërbërja e BE-së për secilën nga këto vende: çfarë katastrofe ekonomike, çfarë rënie të prestigjit ndërkombëtar do të përjetonin, danezët, polakët, italianët, e po ashtu edhe britanikët po qe se e vendosin lëndën shpërthyese në Europë. Pa harruar europianolindorët që do të duhet të hiqnin dorë nga miliardat subvencionuese të BE-së dhe tregtisë së lirë me fqinjët. Me sa duket askush nuk beson që ky rrezik është kaq real, sepse në shumë kryeqytete, qeveritarët sillën si fëmjë që lozin me zjarrin.
Ankesat me zë të lartë për gjendjen e BE-së janë pjesë e punës në Bruksel. Por në këtë rast për fat të keq ankesat nuk janë të ekzagjeruara. Prova më e vështirë për unitetin e Europës që nga koha e Luftës së Dytë Botërore ndesh në dobësinë e vazhdueshme të personelit politik, ndarjen e polarizimin e peizazhit politik. Angela Merkel është këtu shkëmbi i patundur në stuhi. Ajo e ka kuptuar dimensionin global të krizës, në një kohë që të tjerët përpiqen ta largojnë problemin me gardhe me gjemba. Kancelarja gjermane është aktualisht e vetmja që mund ta drejtojë BE-në në sfidën më të madhe kulturore e sociale të saj. Po qe se ajo dështon ? në Gjermani e në rrethin e 28 vendeve në Bruksel ? atëherë dështon Europa. Për qeveritë e koalicionit në Berlin, kjo do të thotë: Tani është momenti që t’i forconi krahët Merkelit. Të flasësh për perëndimin e kancelares, është një lojë e rrezikshme./DW
Kandidati republikan për president, Jeb Bush, që mendohej se...
“Zaman”Që prej tetorit të këtij viti, Turqia është një vend ...
Qeveria e Hungarisë ka thënë më herët se do të presë vendimi...
Për shkak të sulmeve terroriste që kanë ndodhur në Francë gj...
Një kompleks jashtëzakonisht i madh i quajtur ‘Qyteti i Pu...
Mediat ndërkombëtare kanë publikuar një video amatore, e cil...
Presidenti sirian, Bachar al-Assad nuk duhet të jetë kandida...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel paralajmëroi kundër përpl...
Të paktën 35 persona u arrestuan sot në Turqi në kuadër të n...
Mijëra refugjatë dhe emigrantë vazhduan të arrijnë sot në Kr...
Prelati spanjoll, Angel Vallejo Balda u arrestua sot për shp...
AKP i ka fituar qartë zgjedhjet parlamentare në Turqi dhe e ...
Kompania ruse Kogalymavia ka deklaruar se “shkaqe të jashtme...
Ky maniak akuzohet për tetë sulme ndaj grave në Jug të Lond...
Grupi bërthamor francez ”Areva”, njoftoi sot se ka nënshkrua...
Partia konservatore Gerb e kryeministrit Boïko Borissov ësht...
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, përshëndeti miratimi...
Uji është vazhdimisht në mendjet e njerëzve që jetojnë në pj...
Irani dhe Siria ndjekin Kinën në kryesimin e listës së vende...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...