Rrëshqitje dheu në Kodër Currila/ Rrezikohet pallati
Rrëshqitje dheu janë regjistruar në Kodër Currila në orët ...
Rrëshqitje dheu janë regjistruar në Kodër Currila në orët ...
Gunther Krichbaum, kryetar i komisionit të çështjeve europiane në Bundestag e shikon të pamundur hapjen e negociatave për anëtarësim në BE për vendin tonë. Në një intervistë për Abc News, ai thotë se qeverisë shqiptare i kërkohet të bëjë progres në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe në reformimin e sistemit të drejtësië. Gjithashtu ai përmend edhe dekriminalizimin e Parlamentit si kusht. Lexoni më poshtë intervistën dhënë Erisa Zykës.
Pyetje: Sa e vështirë ëhstë të bindni kolegët tuaj në Bundestag për hapjen e negociatave të Shqipërisë, kur thuhet se në Parlamentin shqiptar ka 19 raste deputetësh me të dhëna kriminale ?
Ne jemi në favor të zgjerimit, sepse kjo ofron më shumë stabilitet në rajon. Së shpejti, do të shqyrtojmë hapjen e kapitujve 35 së bashku me 32 në kuadrin e negociatave të anëtarësimit me Serbinë dhe jam optimist që kjo do të realizohet në fund të vitit. Pika tjetër e axhendës është Shqipëria. Shqipëria është një vend kandidat, por vendi duhet të realizojë reformat, pasi hapja e negociatave nuk është automatike. Qeverisë i kërkohet të bëjë progres të dukshëm në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformimin e sistemit të drejtësisë. Ne duam të shohim një sistem drejtësie të pavarur, krijimin e strukturave të besueshme dhe forcimin e shtetit ligjor. Në të gjitha këto, ne jemi shumë larg hapjes së negociatave. Qeveria shqiptare duhet të tregohet ambicioze në realizimin e reformave, që ne të konsiderojmë hapin e ardhshëm të integrimit. Ajo që përmendët në pyetjen tuaj përbën një pikë shumë të ndjeshme për ne. Në duam të shohim dekriminalizimin e Parlamentit të Shqipërisë. Prezenca e deputetëve me të dhëna kriminale në Kuvend është e papranueshme. Këto raste duhet të trajtohen nga drejtësia. Pëndryshe hapja e negociatave nuk mund dhe nuk do të ndodhë.
Deputetë të Parlamenti Europian janë shprehur se lajmet që vijnë shpeshherë nga Shqipëria janë shokuese dhe se situata në Shqipëri ngjan me filmat me kauboj: Një deputet shqiptar që shtin mbi qytetarët, një tjetër që ka qenë i burgosur për drogë dhe i akuzuar për vrasje, një tjetër që godet deputetët e opozitës në Kuvend, për mos t’u ndalur te akuzat e korrupsionit. Si janë parë këto ngjarje në gjirin e Bundestagut ?
Sigurisht që duket shumë e çuditshme. Kjo është e qartë. Por nga ana tjetër, është e rëndësishme të zhvillohen hetime neutrale, objektive dhe të besueshme. Në rastet kur autoritetet nuk janë në gjendje që të kryejnë hetime të tilla, atëherë lind nevoja për hetime ndërkombëtare. Ne duhet të dijmë ekzaktësisht se ç’ka ndodhur për çështje të ndryshme dhe c’është më e rëndësishmja që fajtorët të çohen para drejtësisë.
Në një intervistë të mëparëshme për DW, ju keni shprehur qëndrimin tuaj edhe përsa i përket raportit të OSBE/ODHIR? A ishte shqetësues për ju ?
Të gjitha rrethanat në raport justifikojnë një hetim ndërkombëtar. Edhe vetë autoritetet shtetërore duhet të trajtojnë çështje të tilla. Por nëse ato nuk kanë vullnet apo forcën për t’a kryer këtë, atëherë i bëhet apel hetimit ndërkombëtar, pasi ne duhet të kemi besim te rezultatet e hetimit.
Ju përmendët hetim ndërkombëtar edhe në rastin e dekriminalizimit dhe të zgjedhjeve në Shqipëri ? E keni fjalën për një mbështetje ndërkombëtare për të hedhur dritë mbi ngjarjet apo flisni vërtet për hetim ?
Kam dyshimet e mia për rezultatet që paraqiten aktualisht nga qeveria. Nëse tregohem i drejtpërdrejtë, ato kanë ngjyrime jo bindëse. Ne nuk duam të shohim një mjegullnajë, por një tablo të qartë të rrethanave . Madje, besoj, që edhe qytetarët e Shqipërisë duhet të jenë të interesuar për të pasur një rezultat të besueshëm dhe si rrjedhim ndoshta është në interesin e vetë qeverisë për të kërkuar hetime ndërkombëtare nga institucione apo organizata ndërkombëtare që merren me verfikimin dhe vëzhgimin e proçesit.
Për të marrë vendimin tuaj në Bundestag për hapjen e negociatave të anëtraësimit, ju bazoheni në raportin e Komisionit Europian. A është ky raport që përcakton vendimin tuaj, pasi shpeshherë krijohet përshtypja që shtete anëtare janë shumë më të ashpra sesa Komisioni Europian në qëndrimin e tyre ?
Ne mbledhim informacionet tona, gjatë vizitave në Shqipëri, përmes kontakteve me institucionet apo organizatat joqeveritare. Raporti i Komisionit Europian është një prej raporteve të shumta mbi të cilat ne bazohemi. Ne marrim në konsideratë raportin e Bankës Botërore për klimën e biznesit në Shqipëri apo Transparency International për luftën kundër korrupsionit si dhe raportet tona. Pra, duke u bazuar në të gjitha këto, ne krijojmë një tablo të plotë për vendin, në bazë të të cilës vendosim nëse duhen hapur ose jo negociatat. Pra, raporti i Komisionit Europian nuk është i vetmi, ndonëse i rëndësishëm por sërish jo i vetmi raport i rëndësishëm. Janë parlamentet e shteteve anëtare që vendosin, nëse duhet dhënë drita jeshile apo jo për hapjen e negociatave,. Qeveria gjermane duhet të kërkojë aprovimin e Bundestagut për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Unë aktualisht nuk mund t’i rekomandoj kolegëve të mi në komisionin e çështjeve europiane, që jep edhe orientimin e qëndrimit të Bundestagut dhe as kolegëve të mi të tjerë në Bundestag hapjen e negociatave me Shqipërinë për arsyet që përmenda. Dhe pa aprovimin e komisionit tonë nuk mund të ketë hapje negociatash. Qeveria gjermane është e detyruar të kërkojë aprovimin e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave.
Ka patur një komunikim nga autoritetet shqiptare që Gjermania ofron mundësi për punëtorët e kualifikuar shqiptarë në Gjermani? Kryeministri shqiptar para pak javësh deklaroi se ka një ofertë për 200 shqiptarë të kualifikuar që të punojnë në Gjermani. A do të thotë kjo që ne mund të shkojmë drejt një përcaktimi të kuotave për qytetarët e kualifikuar shqiptarë, apo është një ofertë e vlefshme vetëm për një herë ?
Së pari, azikërkuesit shqiptarë nuk kanë asnjë lloj perspektive që të pranohen në Gjermani. Ata refuzohen në 99,9 % të rasteve. Kjo pasi ne na duhet të krijojmë kapacitetet nevojshme për personat që vijnë nga luftrat dhe konfliktet dhe kanë të drejtë për mbrojtje ndërkombëtare siç është rasti i refugjatëve në Siri. Bombat ruse po prekin dhe civilët në Siri. Lidhur me kuotat, duhet të bëjmë të qartë, që nëse ka vende pune të lira në Gjermani për qytetarë jogjermanë, këto vende i rezervohen qytetarëve të kualifikuar të shteteve anëtare. Shqipëria nuk është shtet anëtar. Do të duhen vite derisa Shqipëria të bëhet anëtare. Gjatë kësaj kohe është shumë e rëndësishme përgatitja e Shqipërisë për anëtraësimin, pasi kur bëhesh anëtar ka një konkurrence shumë të madhe brenda. Shqipëria dughet të forcojë stukturat shtetëore dhe të krijojë klimën e nevojshme të biznesit dhe sigurinë ligjore për të thithur investime e huaja. Mua më dukset, se ajo që i shërben interesit të Shqipërisë nuk është që të dërgojë punëtorët e saj të kualifikuar në Gjermani, por të mos lejojë rrjedhjen e trurit, duke tërhequr bizneset e huaja të vijnë në Shqipëri për të krijuar vende të reja pune.
*Nga Andi BUSHATIAferës skandaloze të CEZ me sa duket i vunë...
Thash dje, hajde po shkoj në punë duke kaluar nga parku Rini...
Dhomës Amerikane e Tregtisë është kundër politikave të ndje...
Artur Zheji thotë se qeveria e Edi Ramës në dy vite nuk ka b...
Policia ka arrestuar tre vëllezër pasi gjat një kontrolli në...
Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka dalë në një konferencë për sh...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me rap...
Kryeministri, Edi Rama ditën e hëne do të zhvillojë një vizi...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është sot në Durrës...
Prokuroria e Tiranës ka pushuar sot hetimet për Serverin e T...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë thirrje për r...
Policia e Durrësit ka ndërmarra aksione në lokalet e natës.N...
Ekspertët e Komisionit të Venecias do të vijnë në Tiranë më ...
Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë Klint Memetajn, 2...
Një ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit në Rrugën...
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta është nisur drejt Amerikës.Ai do ...
Citynews.al sjell sot foton ekskluzive pas mohimit qe Ervin ...
Për herë të parë “Gazeta Shqiptare” publikon sot dokumentin ...
Për dy vjet me rradhë, Arben Ndoka, i dënuar për shfrytëzim ...
Deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Përmetit, Vladimi...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...