Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Drejtuesit e shtetit, kishës dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, kundërshtojnë pranimin e Kosovës në UNESCO dhe pavarësinë e saj, ndërsa kërkojnë edhe BE-në edhe Rusinë.
Udhëheqësit më të lartë politikë të Serbisë, të Kishës Ortodokse serbe dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, thanë të martën se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por do të vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian duke e ruajtur dhe përparuar marrëdhëniet tradicionale të mira me Rusinë e Kinën.
Në një takim të mbajtur në kryesinë e Serbisë, ata bënë thirrje kundër anëtarësimit të Kosovës në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë e Kulturë, UNESCO.
?Të gjitha institucionet dhe organet shtetërore të Serbisë kundërshtojnë rreptësisht pranimin e Kosovës në UNESCO dhe ftojnë anëtarët e Këshillit Ekzekutiv dhe Konferencës së Përgjithshme të kësaj organizate që kërkesa e Kosovës dhe e vendeve që e përkrahin këtë kërkesë, të refuzohet. Kishat dhe manastiret serbe në Kosovë i takojnë trashëgimisë dhe pronës së Kishës Ortodokse serbe dhe çdo rrëmbim i kësaj trashëgimie do të ishte cenim real i ekzistimit të objekteve më të rëndësishme fetare, kulturore e historike të popullit serb, por edhe e trashëgimisë kulturore, evropiane e botërore në Kosovë, por edhe e popullatës serbe që jeton ende atje?.
Në një deklaratë të përbashkët, ata thanë se ?Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe do të luftojë për ruajtjen e qenësisë kombëtare, shpirtërore e kulturore të popullit serb në Kosovë. Njëkohësisht, të vetëdijshëm me realitetin e vështirë në terren e në veçanti për shkak të pikëpamjes tjetër e të ardhmes më të mirë si për serbët ashtu edhe për shqiptarët në Kosovë, shteti i Serbisë, Kisha Ortodokse serbe dhe Akademia e Shkencës dhe e Arteve të Serbisë, mendojnë se është e domosdoshme që të gjitha problemet të zgjidhen në mënyrë të qetë e me përpjekje shtesë për vendosjen e marrëdhënieve më të mira me shqiptarët. Përkrahja e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe si instrument i mbrojtjes kolektive të të drejtave politike, ekonomike e kulturore, etj. të popullit serb në Kosovë do të jetë një nga përparësitë e politikës shtetërore në periudhën e ardhshme?.
Në deklaratë thuhet se shteti serb ?do të vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke ruajtur e duke përparuar marrëdhëniet e mira tradicionale me Rusinë, Kinën e vendet tjera. Po ashtu dialogu në Bruksel ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të duhej të vazhdonte, ndërsa qeveria serbe dhe delegacioni i saj, kanë lirinë e plotë, në kuadër të Kushtetutës së Serbisë, të gjejnë zgjidhje kompromisi me të cilat serbët dhe shqiptarët do të trasojnë bashkëpunimin më të mirë dhe jetën e përbashkët në të ardhmen?.
Ata thanë po ashtu se kanë shqyrtuar në veçanti pozita e serbëve në gjithë rajonin, ?është përcaktuar përgjegjësia dhe përkushtimi i Serbisë për mirëqenie për serbët jashtë Serbisë dhe në veçanti është theksuar nevoja edhe më e madhe edhe më e rëndësishme e bashkëpunimit dhe e konkretizimit të lidhjeve speciale paralele të cilat Republika Srpska i ka me Serbinë si në fushën e zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike e të projekteve infrastrukturore ashtu edhe në sferën e kulturës, artit e sportit?.
Serbia është vënë në mes të synimeve për integrimet në Bashkimin Evropian dhe lidhjeve emocionale e kulturore me Moskën, posaçërisht për shkak të qëndrimit të saj kundër pavarësisë së Kosovës që u shpall në vitin 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës perëndimore. Për shkak të kësaj qasjeje ajo ka refuzuar të mbështesë sanksionet evropiane ndaj Rusisë për shkak të Ukrainës.
Megjithatë, në përpjekje për të siguruar integrimin në Bashkimin Evropian, Serbia është përfshirë në një proces bisedimesh me Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve. Në shkëmbim të marrëveshjeve të arritura në këtë proces, ajo pret që deri në fund të vitit të hapen kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Por, autoritetet në Serbi janë shprehur të pakënaqura me përmbajtjen e kapitullit të 35-të të këtyre negociatave që sipas tyre përmban një numër të artikujve që paragjykojnë statusin e Kosovës dhe janë të drejtuara kundër interesave kombëtare serbe. Sipas zyrtarëve serb, në kapitullin e 35-të nuk përmendet prerazi njohja e Kosovës nga Serbia, por kapitulli e nënkupton këtë gjë.
Serbia përfitoi hapjen e negociatave për anëtarësim pas marrëveshjeve me Kosovën e cila ndërkaq përfitoi marrëveshjen e stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian, e cila pritet të nënshkruhet javën që vjen në Bruksel.
Takimi i sotëm më kryesinë e Serbisë u organizua vetëm një ditë para se Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s të diskutojë të kërkesën e Kosovës për pranim në këtë agjenci. Më 12 tetor Këshilli ekzekutiv i UNESCO-s krahas miratimit të rendit të ditës miratoi edhe projekt rezolutën për rekomandimin pozitiv për pranimin e Kosovës si anëtaren më të re të UNESCO-s.
Këshilli ekzekutiv i UNESCO-s ka 58 anëtarë, prej të cilëve 32 e kanë njohur shtetin e Kosovës, ndërkohë që dhjetëra prej tyre edhe më parë e kanë mbështetur kërkesën për pranimin e Kosovës në UNESCO. Vendimi në Këshillin ekzekutiv të UNESCO-s merret me shumicë votash, ndërkaq në qoftë se propozimi pranohet, atëherë vendimi përfundimtar për pranimin e Kosovës do të merret në Konferencën e përgjithshme të UNESCO-s, e cila mbahet nga 3 deri më 18 nëntor.
Konferencën e përgjithshme e përbëjnë 195 vende anëtare dhe secili vend ka një votë, ndërkaq që për marrjen e vendimit nevojiten dy të tretat e votave.
Kërkesën për pranimin e Kosovës në UNESCO e ka paraqitur zyrtarisht Shqipëria, ndërsa është mbështetur nga 45 vende.
Debatet në kryesinë e Serbisë, pasuan po ashtu deklarimet e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, Vladimir Kostiç, se duhet hequr dorë nga pretendimet për Kosovën. Ai tha në një intervistë për mediat serbe se aktualisht është pjekuri politike që të hiqet dorë nga Kosova me, siç u shpreh, ?elemente të dinjitetshme?, meqë ajo ?as de fakto e as de jure nuk është në duart e Serbisë? dhe kjo duhet t?i thuhet qartë popullit serb. Ai tha po ashtu se aleanca me Rusinë është alternativë artificiale dhe se Serbia duhet të drejtohet nga Bashkimi Evropian.
Deklarimet e tij që u mbështetën nga rreth 100 intelektualë serbë, nxitën reagime të autoriteteve serbe që ritheksuan qëndrimin kundër pavarësisë së Kosovës, të cilën deri tash e kanë njohur mbi 100 vende të botës.
Një vit pas demonstratave të Pegidës radikalët e djathtë në ...
Elle UK kohët e fundit ka publikuar një video që tregon se s...
Rusia dhe SHBA kanë nënshkruar një marrëveshje për të cilën ...
Mbështetësit e Partisë Liberale të qendrës në Kanada kanë zh...
Numri i emigrantëve të cilët kanë ardhur në Greqi këtë vit k...
Shefi ekzekutiv i firmës farmaceutike, Martin Shkreli është ...
Lufta kundër drogës mund të ndërpritet duke e ligjëruar atë....
ISIS ka realizuar edhe një video shokuese në të cilën shihet...
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka takuar sot tre lid...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Çikago të SHBA-ve.Një fëmi...
Luftëtarët terrorist të ISIS-it për t’i shpëtuar sulmeve ru...
Qeveria sllovene ka propozuar një ligj, që i lejon ushtrisë ...
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, Vla...
Vizita e kancelares Merkel në Turqi i vjen për mbarë AKP-së ...
Kroacia ka hapur kufirin e saj me Serbinë, duke hequr një ng...
Donald Trump thotë se nëse ai do të kishte qenë president, ...
Ish-gazetarja e BBC-së, Jacky Sutton është gjetur e varur n...
Ushtrimet e njohura si “Momenti Tre dhëmborë” do të zhvilloh...
Situata e emigrantëve ka përfshirë edhe vendet e Ballkanit t...
Aksionerët kryesorë të grupit Volkswagen (VW) kërkojnë ta pa...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...