web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ahmetaj takim me Ministrin e Energjisë së Emirateve të Bashkuara Arabe

15 Tetor 2015, 17:45, Aktualitet CNA

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Ministrin e Energjisë së Emirateve të Bashkuara Arabe,  Suhail Mohammed Faraj Al Mazrouei dhe delegacionin që e shoqëronte atë.

Pas takimit mes dy delegacioneve, Ministrat Arben Ahmetaj dhe Suhail Mohammed Faraj Al Mazrouei në një deklaratë për mediat, Ahmetaj vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe vuri theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik.

“Mes dy vendeve tona ekzistojnë marrëdhënie të shkëlqyera nga pikëpamja politike. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë qenë një mbështetës i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, mjafton këtu të përmendim vetëm faktin që ishin vendi i parë i Gjirit Persik që njohën pavarësinë e Kosovës, duke i hapur rrugën edhe njohjeve të reja që vijuan nga shtetet e tjera menjëherë më pas.” tha Arben Ahmetaj.

Ndërsa ministri Suhail Mohammed Faraj Al Mazrouei deklaroi: “Marrëdhëniet politike mes dy kombeve janë të shkëlqyera por ne duhet të përmirësojmë më tej marrëdhëniet tona ekonomike, shkëmbimet tregtare dhe investimet, për të arritur potencialin dhe mundësitë e pritshmërive nga dy vende tona.”





05:50 Aktualitet

Berisha 71 vjeç!

Ish-kryeministri Sali Berisha feston ditën e sotme 71-vjetor...

Lajmet e fundit nga