web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çpo ndodh me çiftin Swift-Harris? Një ndarje?

11 Tetor 2015, 17:10, Lifestyle CNA

Është një nga çiftet më të përfolur të momentit dhe thashethemet për ta nuk paskan të sosur. Raportohet se marrëdhënia mes Taylor Swift dhe Calvin Harris është ftohur pas një romance intensive. Këngëtarja 25-vjeçare nisi të shoqërohej me DJ-n skocez në fillim të këtij viti dhe shpesh postonin fotografi në rrjetet sociale, përmes të cilave tregonin romancën e tyre, e cila sa vinte dhe bëhej më e fortë. Megjithatë, javët e fundit dyshja ka rënë në qetësi dhe sipas një burimi, çifti ka vendosur të marrë një pushim. “Marrëdhënia e tyre u bë shumë e fortë brenda pak javëve dhe duke qenë se ishte shumë intensive, mendohet se çifti ka vendosur të ndahet për pak kohë”, ka thënë një burim për gazetën britanike “Grazia”. “Spekulimet për një martesë të mundshme i trembën. Asnjëri prej tyre nuk ishte gati, por duket se të gjitha thashethemet bënë punën e tyre”, shton i njëjti burim.





Lajmet e fundit nga