Gjykata Europiane: "Safe Harbor" e pavlefshme
Gjykata Europiane e rrëzoi marrëveshjen “Safe Harbor”- për r...
“Tradhëti ndaj atdheut” ishte akuza kundër platformës digitale “Netzpolitik.org.” Hetimet vërtet që u ndalën, por megjithatë mbeten pyetje. Gazetarë dhe juristë e vlerësojnë ndryshe aferën.
Është e kuptueshme që shërbimeve të fshehta nuk u pëlqen fare, kur bëhen publike të dhëna të brendshme të tyre. Veçanërisht i madh ishte zemërimi te Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), kur në platformën digitale “Netzpolitik.org” në shkurt dhe prill të këtij viti u bënë të ditura hollësi për buxhetin financiar sekret të autoriteteve dhe për planet për ta mbikqyrur më intensivisht internetin. Presidenti i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, Hans Georg Maaßen bëri kallëzim kundër personave të panjohur. Në fokus të punës së hetuesve u ndodhën autorët e njohur për shërbimet e fshehta, Markus Beckedahl dhe Andre Meister.
Akuza kundër tyre: tradhëti ndaj atdheut. Mbi këtë bazë i nisi Prokurori i atëhershëm i Përgjithshëm Harald Range hetimet kundër “Netzpolitik.org.” Pas kritikave në të gjithë Gjermaninë, Ministri i Drejtësisë Heiko Maas (SPD) e nxori atë pak më vonë në pension të parakohshëm. Hetimet u ndaluan.
Shumë solidaritet për “Netzpolitik.org”
Afera në kuptimin e ngushtë vërtet mori fund, por diskutimet për pasojat e mundshme dhe të nevojshme vazhdojnë. Prandaj Grupi Parlamentar i Aleancës 90/Të Gjelbërve në Bundestag organizoi të hënën (05.10) në Berlin një bisedë ekspertësh me gazetarë dhe juristë. Që në titullin që i kishin vënë aktivitetit mund të nuhatej drejtimi, me të cilin do të trajtohej tema: “Tradhëti ndaj atdheut? Të forcojmë lirinë e shtypit – të mbrojmë gazetarët”. Në gjykimin e veprimeve shtetërore kundër “Netzpolitik.org” të pranishmit ishin të të njëjtit mendim: hetimet kanë qenë jo në proporcion me ndodhinë, por në fund të fundit ato më shumë i vlejtën, se sa e dëmtuan lirinë e shtypit. “Shoqëria civile funksionoi” u shpreh i gëzuar gazetari i “Spiegel”-it, Gunther Latsch, duke pasur parasysh mbështetjen e madhe për kolegët blogera, që u ndodhën në vështirësi.
Por pikëpamjet për përfundimet që duhet të nxirren nga afera ishin çuditërisht të ndryshme. Thuajse të gjithë gazetarët e pranishëm ishin të mendimit se janë të tepërta masa të reja ligjore. Por ata që duhen mbrojtur, sipas gazetarëve janë informatorët si Edward Snowdeni, që ua besuan informacionet e tyre medieve. Ata rrezikonin vendin e punës, shpesh madje edhe lirinë, thanë të pranishmit në diskutim. David Crawford nga Zyra e Kërkimeve “Correct!v” madje u rekomandon kolegëve të tij që punojnë në gazetarinë investigative që të mos i përmendin informatorët, të ashtuquajturit Whistleblower në raportimin e tyre. “Lexuesit nuk duhet ta dinë patjetër, që ekzistojnë këta persona”, argumentoi Crawford në aktivitetin e Berlinit. Ai vetë preferon që t’u referohet dokumenteve sekrete, pa i përmendur burimet. “Kështu burimet nuk i rrezikon”.
Ströbele: Gazetarët nuk ndihen të frikësuar
Mospërmendja e burimit, për mendimin e gjykatësit Ulf Buermeyer prek megjithatë çështjen e besueshmërisë. Kur informanti mbetet anonim, të paktën nuk duhet të hiqet dorë nga publikimi i dokumenteve origjinale. “Në mënyrë që publiku të mund të krijojë mendimin e tij”, argumentoi juristi i angazhuar në “Chaos Computer Club (CSS)”. Njëkohësisht, Buermeyer paralajmëroi që megjithëse procedura kundër “Netzpolitik.org” pushoi, rreziqet për lirinë e shtypit nuk kanë marrë fund. Veçanërisht në bastisjet që u bëhen redaksive, si në vitin 2005 në të ashtuquajturën “Afera Cicero” vihen në peshë interesi shtetëror me interesin publik.
Një bilanc pozitiv jo përfundimtar nga afera e tradhëtisë ndaj atdheut nxorri politikani i të Gjelbërve, Hans-Christian Ströbele: “Gazetarët nuk ndihen të frikësuar, por më të fortë.” Autoriteteve shtetërore dhe qeverisë federale u patën bërë përshtypje reagimi për hetimet ndaj blogerave kritikë. Pra nuk duhet kuptuar si shprehje ironike, kur thuhet se Zyra Federale e Mbrojtjes Kushtetuese e forcoi lirinë e shtypit, me kallëzimin e saj për tradhëti ndaj atdheut.´
Gjykata Europiane e rrëzoi marrëveshjen “Safe Harbor”- për r...
Takaaki Kajita dhe Arthur MacDonald fituan çmimin Nobel për ...
“Pentagoni ka shpenzuar 500 milionë për të stërvitur 5 rebel...
Nga Judy Dempsey“Carnegie Europe”Bombardimet e ditëve të fun...
Në mënyrë që bankat greke të mund të marrin para fundit të v...
Qeveria liberale e djathtë e humbi shumicën absolute në zgje...
Një ankuese nga Gjilani ka raportuar së një shtetas maqedona...
Krasniqi në një bisedë për Express ka thënë se Veseli nuk po...
Megjithatë shqiptari Martin Shkreli tentoi duke u futur në T...
Në momentin që në Dresden mijëra njerëz protestuan kundër rr...
Në një konferencë ndërkombëtare të sigurisë në kryeqytetin t...
Ai vazhdoi duke thënë se Moska nuk është duke dalluar kryeng...
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti s...
Presidenti i Palestinës Mahmud Abbas ka thënë se ai dëshiron...
I bën jehonë humorizmi i ministrit të Jashtëm rus, Sergej La...
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj reagoi ashpër ndaj një rapor...
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka thënë se Tur...
Televizioni shtetëror i Rusisë e ka filluar praktikën e shnd...
Ministria e Jashtme e Tunizisë njoftoi se në operacionet e n...
Presidenti i KE, Donald Tusk ka thënë se Turqia e ka paralaj...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...