web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rezultatet-Basha pranon dështimin në Korçë/Më pak vota se 2013, Mano drejt largimit

5 Tetor 2015, 08:41, Aktualitet CNA

Partia Demokratike ka mbledhur kryesinë dy netë më parë, duke kryer një analizë të rezultateve dhe punës në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Një mbledhje ku kryesia është ndarë në fitues dhe humbës. Pra, një pjesë që pretendonte se PD kishte fituar dhe një pjesë që deklaronte humbjen dhe kërkonte analizë dhe aksion në bazë. Riorganizimi i PD vetëm pas 1 viti zgjedhje, dhe largimi i shumë prej drejtuesve aktualë aty ku dështimi është i dukshëm duke qenë se kanë më pak vota se 2013, ishte konsensusi i plotë i kësaj analize.

Citynews.al po publikon dy dokumenta të cilat ishin pjesë e raportit të Ristani dhe përfshijnë degën e PD-së Korçë, konkretisht Bashkinë Korçë dhe atë Maliq.

Sipas këtyre dy tabelave dhe formulës krahasuese favorizuese, PD dhe kandidatët e saj rezultojnë të kenë më pak vota se në vitin 2013, në çdo lloj forme apo mënyrë analizë ti përdorësh. PD, kandidatët e saj, dhe koalicioni në degën e Korçës që përbehet nga Bashkia Korcë dhe Bashkia Maliq, ka më pak vota se në vitin 2013.

pd korce rezultatiPër Bashkinë Korçë, thuhet në raport se Kandidati i  PD në vitin 2015, ma marrë 17549 vota, që rezulton më pak se koalicioni i PD në 2013 më rreth 1800 vota dhe me mbi 4 mijë me 2009. Në rast se krahasiomi do bëhej ashtu si duhej, pra kandidatë dhe koalicione 2015-2011-2007, do ishin të paktën mbi 10 mijë vota më pak. Por kjo është formula e zgjedhur që pra në Korçë sado që përpiqen ta rregullojnë rezultatin, s?ka numra dhe ato nxjerin zbuluar dështimin. Pra në Bashkinë Korcë, pas dy vite presioni, reformash antipullore dhe represioni të qeverisë opozita nuk rritet por tkurret frikshëm. Kjo edhe për disa shifra që i jep më tej ky raport. PD si subject ka minus 2857 vota në krahasim më 2011, si forcë politike, ndërsa si koalicion gropa është edhe më e thellë. Rezulton që PD dhe aleatët e saj të kenë minus 6100 vota me vitin 2011.

 

Për Bashkinë Maliq, në raport jepen këto shifra. Kandidati ka plus 1332 vota në krahasimin Kandidat 2015-Koalicion 2013, dhe më pak se 584 vota se në vitin 2009. Po të shihet tabela votuesit e PD në pd maliq rezultatibashkinë Maliq janë më pak se gjysma e asaj në Bashkinë Korçë, pasi kjo njësi administrative ka numër më të vogël popullsie. Më tej krahasimi i votive të PD tregon se në 2015 janë më pak se 1314 vota se në 2011. Ndërsa koalicioni i krahasuar ka më pak se 2068 vota. Në bashkinë Maliq kandidati I PD u la pa mbështetje nga gega lokale, për me tepër rivali I tij kandidonte për herë të 5-të dhe përsëri ai fitoi.

Këto rezultate flasin qartë për atë që në citynews.al është denoncuar dite pas ditë. Në rast se rezultatet do mereshin sipas kandidatëve dhe kolalicioneve gjatë zgjedhjeve lokale dioferenca në të dy njësitë është katastrofike.

Këto rezultate tregojnë krizën e thellë, shkatërrimin dhe sakatimin e opozitës në Korçë. Situatë e cila mano gjumeka më shumë se një përgjegjës dhe nuk zgjidhet thjesht me largimin e kreut të degës Andrea Mano. Ky i fundit është strumbullari kryesor i gjendjes aktuale, por nuk është vetëm ai.

Përgjegjësi për këtë situatë ka vetë Lulzim Basha që e zgjodhi si të preferuarin e tij, Enno Bozdo që drejtoi zgjedhjet dhe organizimin në Korçë, Florian Xhuti nga organizimi në PD që numëroi dhe manipuloi kryesinë e degës, dhe me rradhe më pas, ata që falsifikuan dokumentat e zgjedhjeve në bazëne e PD me seksione fiktive, vendosja në listat e këshilltarëve e njerzve të familjës duke braktisur intelektualët dhe kontribuesit në vite.

Largimi dhe braktisja e palcës të opozitës duke u mbështetur në njerëz pa vlera dhe jo përfaqësues. Mungesa reale e një analize për humbjen e 2013 duke gjetur thjesht ndonjë fajtor dhe duke braktisur përgjegjësitë e vërteta. Dështakët kryesore kërcyen dhe morën drejtimin dhe shpallën triumfin. Tani sollën sakatimin e opozitës dhe ende qëndrojnë në detyrë, pse vallë? Kjo pse-ja e fundit po nuk mori përgjigje të shpejtë do bëjë përgjegjës më thellë kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe do çojë në një situatë edhe më problematike.

Tashmë pas shumë shkrimesh dhe denoncimesh të publikuara vjen dhe ky raport si qershia mbi tortë. Kryetari i PD, Lulzim Basha, sot ka mundësinë e artë për të zgjidhur këtë situatë në degën e Korçës, jo duke bërë gjueti shtrigash, por duke vlerësuar faktorët dhe aktorët realë. Duke larguar në menyrë urgjente kryetarin e degës, bandën e tij të paaftë dhe të korruptuar, jo më fjalë por më shkarkim, duke shpërndarë kryesinë aktuale dhe duke bërë zgjedhje të drejta e të ndershme, jo me manipulime dhe përjashtime nga gara.

Korça duket qartazi si dështim spektakolar, dhe koha për opozitën nuk pret, zgjedhjet janë tek dera, ndërsa dega lokale ka ulur qepenat dhe vazhdon pushimet. ?Po të deshi Korça të do gjithë Shqipëria?, ka thënë vite më parë Sali Berisha në Korçë. Një konstatim me vlerë dhe real. Në rast se nuk ka ndërhyrje të fortë deri në qelizën e fundit duke bërë procese analize të hapura dhe të vërteta, duke afruar intelektualët, duke vlerësuar militantët dhe kontributet, ringritja do jetë e pamundur për sa kohë në krye të qëndrojnë kllounat e sheqerosur me servilizëm dhe mashtrim. Elvi FUNDO/Citynews.al

 

 





Lajmet e fundit nga