Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Gjuhëtarët dhe akademikët tanë tërheqin vëmendjen vazhdimisht për kujdes në mirëshkrimin dhe mirëshqiptimin e shqipes, e cila, për fat të keq, si çdo fushë e jetës, vijon të mbetet në tranzicion. Pa dashur të vëmë gishtin tek fajtorët, nuk mund të lëmë pa përmendur ?kontributin? e klasës politike, të vetëquajturve ?opinionistë? e ?analistë?, por edhe shumë gazetarëve të medias së shkruar e elektronike, të cilët, pa pasur kulturë të mjaftueshme gjuhësore, flasin me kompetencë sidomos për gjërat që nuk i njohin.
Pr. Dr. Pajtim Bejtja para pak kohësh, ka shkruar një artikull për deformimet në gjuhën shqipe: ?Te deformimet që i bëhen gjuhës shqipe mund të ndalet gjatë, pasi ato janë të
shumta dhe janë vënë në dukje në mjaft shkrime nga specialistët e gjuhës. Fakti që deformimet bëhen me shumicë edhe nga njerëzit publikë, që supozohet të kenë një nivel të lartë kulturor, tregon se kultura gjuhësore te ne është përgjithësisht e nivelit të ulët, gjë që kërkon vëmendje dhe masa nga ana e organeve dhe e institucioneve përkatëse, duke filluar nga ato arsimore. Nga ana tjetër, edhe vetë personat publikë (dhe jo vetëm këta), sidomos gazetarët, duhet të bëjnë përpjekje vetjake për rritjen e kulturës së tyre gjuhësore, duke e quajtur atë si pjesë përbërëse të kulturës profesionale. Në këtë mes nuk duhet harruar që gjuha është një nga tiparet themelore të identitetit kombëtar.?
Nisur nga ky citim, ne po e nisim nga fundi, pra nga vetja. Më poshtë, kemi renditur vetëm 12 fjalë që i përdorim çdo ditë, por që shpesh hasin deformim në drejtshqiptim dhe drejtshkrim.
Shkruhet: gjithëçka ose gjithshka
Duhet: gjithçka
Ë-ja fundore e fjalës gjithë bie në fjalët e përngjitura, si: gjithçka, gjithherë, gjithçmos, gjithfarë, gjithkah, gjithkund, gjithkush, gjithmbarë, i gjithmbarshëm, gjithmonë, gjithnjë, gjithsaherë, gjithsecili, gjithsesi etj.
Shkruhet: agjensi
Duhet: agjenci
Fjalët e huaja nga burimi latin e neolatin me c do të shkruhen me c e jo me s. Po ashtu, fjalët me burim grek a latin, që kanë një g përpara zanoreve i dhe e, shkruhen me gj (dhe jo me xh) ashtu si shqiptohen; p.sh.: agjenci, gjeografi, gjeometri, gjeneratë, gjenezë, gjimnastikë, higjienë, origjinë etj. Në agjencitë turistike ku shkruhet si në rastin e fotos, meritoni një paketë “all inclusive.”
Shkruhet: djath
Duhet: djathë
Shkruhet -ë-ja fundore te emrat mashkullorë dhe shumica e emrave mashkullorë që përdoren edhe si asnjanës: atë, burrë, djalë, gjalmë, gjumë, kalë, lëmë, lumë; ballë (balli, ballët), brumë (brumi, brumët), djathë (djathi, djathët), drithë, drithëra, dyllë, dhallë, dhjamë, gjalpë, mjaltë, ujë, ujëra etj.;
Shkruhet: marrdhënie, mardhënie, marrëdhënje
Duhet: marrëdhënie
Emrat femërorë foljorë me prapashtesën -je e ruajnë j-në në trajtën e pashquar dhe të shquar të njëjësit dhe të shumësit; p.sh.: ardhje, derdhje, dalje, lidhje, marrje, mbështetje, pritje, shitje, tretje etj. Por ku bashkohet j-ja me n-në, do të shkruhen nie dhe jo nje; p.sh.: dhënie, marrëdhënie, parathënie, etj. Kështu do të shkruhet edhe gie dhe jo gje djegie (e jo djegje), shmangie, lagie etj. Me j do të shkruhen edhe emrat femërorë me -ije dhe -ijë, në të cilët j-ja i përket temës së fjalës dhe ndihet kudo; p.sh.: anije, anija, anijeje; fije,
fija; shije, shija; bijë, bija; mijë, mija; vijë, vija, fëmijë, fëmija, fëmijët a fëmi, fëmija, etj.
Shkruhet: Lagja
Duhet: Lagjja
(Shpjegimi në rastin e lagjes është si te marrëdhënie). Në rast se do ndeshni një tabelë në qytet me Lagja ?Luigj Gurakuqi?, shtojini edhe një ?j, pra Lagjja ?Luigj Gurakuqi?. Dikush
do ta fiksojë, patjetër.
Shkruhet: çertifikatë
Duhet: certifikatë
Në pajtim me shqiptimin e sotëm letrar, fjalët me burim nga latinishtja a nga gjuhët romane, si edhe nga greqishtja, të cilat në gjuhën shqipe kanë një c të ndjekur nga zanorja e ose i, shkruhen me c dhe jo me ç apo me s: celebrim, celular, centralist, centralizoj, certifikatë, procedurë, proces, etj.;
Shkruhet: e dielë
Duhet: e diel (pa ë-fundore)
Ditën e shtatë të javës, Zoti e bëri pushim. Edhe ë-ja fundore në këtë rast është gjithmonë pushim. Nuk shkruhet ë-ja fundore tek të gjithë emrat, te të cilët grupi i zanoreve ie ndiqet nga një bashkëtingëllore e lëngët (l, ll, r) dhe të gjitha fjalët e formuara prej tyre: e diel, diell, miell, qiell, etj.; diellor, përmiell, miellzim, qiellor, etj.;
Shkruhet: Digjitalizim
Duhet: Dixhitalizim
Në pajtim me shqiptimin e sotëm letrar, fjalët që burojnë kryesisht nga greqishtja, latinishtja e nga gjuhët romane dhe që në shqipen kanë një gj të ndjekur nga një e ose i, shkruhen me gj. Por dixhitalizim është një fjalë, kryesisht e re e shqipes, dhe me dixhitalizimin e sistemit të arsimit në Shqipëri, përmes futjes së tabletave në shkollë, ka pasur konfuzion edhe nga vetë Ministria e Arsimit për rastin në fjalë, meqenëse herë e shkruan digjitalizim e herë dixhitalizim. Për këtë, në një deklaratë publike pak kohë më parë, akademiku Jorgo Bulo ka thënë: ?Dixhitalizim është fjalë e re në fjalorin e shqipes dhe ka krijuar konfuzion, por duhet të shkruhet me ?xh? dhe jo me ?gj?, sipas rregullit të drejtshkrimit të shqipes, që fjalët e huaja shkruhen ashtu siç shqiptohen?.
Shkruhet: vënd
Duhet: vend
Së bashku me qendër ? jo qëndër, mendje jo mëndje; fle jo flë; qendër jo qëndër Shkruhen me e (dhe jo me ë) fjalët ku kjo zanore është e theksuar dhe ndiqet ose ka qenë ndjekur në të kaluarën nga një bashkëtingëIlore hundore (m, n, nj). Me e shkruhen gjithashtu fjalët e prejardhura ose të përbëra të formuara prej tyre, pavarësisht nga lëvizja e theksit:
(më) dhemb, dhembje, femër, femërore, gjemb, e premte, rremb, shemb, shembull, shembullor, i shtrembër, shtrembëroj, tremb, thembër, zemër, zemëroj etj.; argjend, argjendar, brenda, brendi, i brendshëm, mendje, mendoj, mendim, përmend, zëvendës, zëvendësoj etj.; e enjte, gështenjë, ndenja, (i, e) ndenjur, shenjë (por shënoj, shënim), (i, e) shenjtë, (i, e) shtrenjtë etj.
Shkruhet: Mirësevini!
Duhet: Mirë se vini!
Mirë se erdhe! Mirë se vjen! Mirë se rrini! Mirë se ju gjeta! Mirë ardhsh! Mirë vafsh! Mirë mbetsh! Qofsh mirë! Ju bëftë mirë!”, shkruhen ndaras, jo bashkë, siç hasen zakonisht, sidomos në institucionet arsimore, ku mësohet gjuha shqipe. P.sh., thuajse në të gjitha fjalët që zakonisht shkruhen gabim shkollat, shohim ?Mirësevini, nxënës të dashur!?, e cila, sigurisht që është shkruar gabim. Edhe në hyrje të shumë qyteteve, kjo shprehje gjendet e shkruar gabim: “Mirësevini në X qytet!” Kujdes! Këto pasthirrma shkruhen bashkë vetëm kur ato kthehen në emra, p.sh.: Pasi i uroi mirëseardhjen, e ftoi të uleshin brenda. Fjala e mirëseardhjes. Darka (dreka) e mirëseardhjes. Në shenjë mirëseardhjeje etj.
Shkruhet: Qera
Duhet: Qira
Shumë njerëz e dinë se trajta e duhur është qera, madje është qesharake edhe kur korrigjojnë të tjerët kur e përdorin në të folur a të shkruar qira. Në fakt, kjo fjalë shkruhet me i dhe jo me e. I-ja nuk jepet me qira në këtë rast.
Shkruhet: sërisht
Duhet: sërish
Sërish hyn në grupin e atyrë fjalëve, të cilave u shtohen ?bishta?, si, p.sh., thuhet Yzberisht, në vend të Yzberish apo garazhd, në vend të garazh (siç duket ngatërrohet garazhi me grazhdin, shkruan Prof. Bejtja)
Flamuri shqiptar fiksohet, nga agjensia Reuters, në qytetin ...
Blake Little ka fituar një çmim në Los Angeles, pasi bëri fo...
Artisti Morgan Davidson ka aftësinë për të krijuar vepra art...
Dialekti i kombinuar kinez flitet nga më shumë folës se ndon...
“Shqipëria nuk është vetëm vend, janë njerëzit që e bëjnë at...
Luna është një llambë artistike e inspiruar nga Hëna. Llamba...
“The Atlantic”Menjëherë pasi gazetari investigativ italian, ...
Nisur nga një incident i vogël, një artisti i ka lindur idej...
“Fytyrat e Santa Ana” është një ekspozitë e vazhdueshme e po...
Nga Leonard VeiziSot, në moshën 79 vjeçare me një kompromis ...
Nëse mendoni se flokët tuaj janë unikë, duhet të mendoheni e...
Sytë janë dritaret e shpirtit: një frazë që në mënyrë të për...
Është një nga figurat e intelektualitetit më të lartë të she...
Dekorimi i shtëpisë kërkon ide të shumta, por një ndër fakto...
Nuk ka asgjë joshëse për vende të braktisura. Dikush mund të...
Pjesë të mahnitshme e unike të artit nga duart magjike të Te...
Ajo u takua me shkrimtarin e njohur shqiptar Ismail Kadare, ...
Keni revista të viteve të shkuara, të cilat nuk kanë më asnj...
E gjithë kjo është bërë me ftesë të Departamentit Amerikan t...
Nobelisti amerikan me prejardhje shqiptare Ferid Murad, laur...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...