web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Superjahti që do të çajë akujt e Arktikut

26 Shtator 2015, 09:03, Kuriozitete CNA

Një nga kompanitë më të mëdha në botë të ndërtimit të jahteve luksoze ka publikuar planin për ndërtimin e një superjahti, që ka premisat të bëhet një nga mjetet e para lundruese që do të arrijë skajet e planetit tonë. I projektuar me tre përmasa, SeaXplorer është i pari i këtij lloji. Hartuesit e tij janë të bindur se ai do të jetë në gjendje të përçajë akullin në oqeanin Arktik, ose të lundrojë në zonat e largëta tropikale. Modeli i ri, me përmasa 100 metra me 65, u prezantua këtë javë në një panair të mbajtur në Monako nga Damen Group, një studio holandeze e specializuar në këtë fushë.





Lajmet e fundit nga