Zbulohet "projekti"/ "Kumbari" që i thotë "f*ck you" popullit të tij, kërkon të bëhet mbret
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar...
Qeveria ka bërë tashmë fakt masat represive ndaj evazorëve dhe tatimorëve që bashkëpunojnë me këta të fundit. Draft ligji i ri, pjesë e paketës së masave ligjore në luftën ndaj informalitetit ka mbërritur në Kuvend dhe siç parashikohet dhe në relacion, miratimi i tij do të bëhet me procedurë të përshpejtuar për arsye se tërësia e masave të propozuara lidhen me forcimin e penaliteteve për shkeljet kryesore në fushën tatimore, të cilat prodhojnë evazion të konsiderueshëm fiskal në mungesën e të ardhurave në buxhetin e shtetit.
Gjobat nga 500 mijë lekë-10 milionë lekë, apo kallëzimet penale për rastet e përsëritura duken një presion i konsiderueshëm ndaj bizneseve që nuk regjistrohen, nuk lëshojnë kupon tatimor apo nuk kanë kasë fiskale. Ndërkohë, largimi nga puna dhe heqja e statusit të nëpunësit, apo dhe kallëzimi penal për tatimorët të cilët bashkëpunojnë me evazorët, duket se do të jenë një arsye e fortë për shkëputjen e këtyre raporteve, që në një farë mënyre kanë luajtur një rol të veçantë në përhapjen e evazionit fiskal.
Ndërkohë, të gjithë ata që e morën me shaka deklaratën e kryeministrit Rama, sipas së cilës çdokush që nuk merrte faturë ose kupon tatimor për një mall apo shërbim, ka të drejtë të largohet pa paguar, tashmë duhet ta konsiderojnë seriozisht. Në ligjin e ri për tatimet parashikohet ekzaktësisht që pas pikës 2, të nenit 46, shtohet pika 3, me këtë përmbajtje: ?Çdo blerësi, person fizik, juridik ose individ, i lind e drejta të mos paguajë për vlerën e mallit ose shërbimit të marrë, nëse shitësi nuk lëshon faturën tatimore ose kuponin tatimor në përputhje me këtë ligj. Për këtë qëllim, tatimpaguesi detyrohet të afishojë në një vend të dukshëm, në adresën ku kryen veprimtarinë, një njoftim për blerësin në përputhje me këtë nen?, thuhet në draft ligjin e ri.
Në nenin 16 të projektligjit propozohet forcim i penaliteteve për mbajtjen, ruajtjen apo transportin e mallrave pa faturë. Nga praktika, problematikë janë të gjithë shitësit më shumicë të mallrave, të cilat i mbajnë mallrat pa faturë tatimore si dhe i shesin (transportojnë) mallrat pa faturë. Kjo kategori tatimpaguesish është edhe kategoria më me risk për këtë çështje.
Kështu, me ligjin e ri, nëse tatimpaguesi që shet mallra me shumicë, që mban në ruajtje, përdor apo transporton mallra të pashoqëruara me dokumente tatimore, dënohet me 3 penalitete: gjobë në masën 10 000 000 lekë; konfiskim të të gjithë sasisë së mallit që mbahej në ruajtje, përdorej apo transportohej, i pashoqëruar me dokumente tatimore (me të drejtë të blerjes së mallit me vlerë tregu); rivlerësim tatimor të të ardhurave për një periudhë 6-mujore që do të thotë se e gjithë vlera e mallit i shtohet të ardhurave të tatimpaguesit për 6 muajt e mëparshëm dhe rivlerësohen detyrimet tatimore për TVSH-në dhe tatim-fitimi pikërisht mbi këtë bazë të re të ardhurash. Mbi këto detyrime gjenerohen edhe kamatëvonesat. Projektligji propozon ndër të tjera dhe forcimin e masave në rast verifikimi të punonjësve të padeklaruar.
Në ndryshimin e propozuar është standardizuar masa e gjobës në 500 mijë lekë për çdo punonjës të padeklaruar, pavarësisht se tatimpaguesi është subjekt si TVSH-së dhe tatim-fitimit apo jo. Në rastet e përsëritura, bëhet kallëzim penal për subjektin. Projektligji parashikon po ashtu një nen të ri për penalizimin e tatimpaguesit që rezulton të ketë deklaruar pagë jo reale për punonjësit e tij në organin tatimor, përveç detyrimit për pagimin e shumës së detyrimeve tatimore dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, në këtë rast tatimpaguesi dënohet me gjobë në masën 500 mijë lekë për rastin e parë të konstatimit. Nëse rasti përsëritet, atëherë kjo konsiderohet evazion tatimor dhe administrata tatimore ushtron të drejtën për të bërë kallëzim penal për tatimpaguesin.
Në nenin 11 të projektligjit propozohet një masë e re shtrënguese e mbledhjes së borxheve tatimore. Në këtë projektligj propozohet që në funksion të mbledhjes së detyrimit tatimor të papaguar të tatimpaguesit, administrata tatimore mund të angazhojë strukturat e saj për të verifikuar dhe monitoruar në vend aktivitetin tregtar të tatimpaguesit me qëllim konfiskimin në fund të çdo dite të një shume jo më pak se 50% të qarkullimit të realizuar, por jo më shumë se detyrimi tatimor për të cilin ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore, për llogari të detyrimeve tatimore të pashlyera të tatimpaguesit.
Autoritetet amerikane arrestuan ditën e sotme një djalë të q...
Disa orë pasi Edi Rama deklaroi në sallën e Parlamentit se n...
Nje plan emergjent po zbatohet në javët e para të vjeshtës n...
Faqet e para të gazetave të tjera ...
Ushtria siriane ka nisur të përdorë armët e reja kundërajror...
Nuk është hera e parë që emigrantët vijnë në numër të madh n...
Ekziston një fije e përbashkët që mban të lidhura shumicën e...
Gazetari Blendi Fevziu i është përgjigjur ministrit Saimir T...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar e-mailin e publikuar ditë...
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Parlament, ka mbojt...
Ambasadori i SHBA-së në OSBE, Daniel B.Bear, ka shprehur mbë...
I ftuar në emisionin Top Story, Kryeministri Rama ka ofendua...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar në Or...
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipër...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar në seancën e sotshm...
Emisioni Fiks Fare në emisionin e mbrëmjes së sotme, solli ...
Avokati Saimir Vishaj shprehet se të gjithë shpifatorët duhe...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar konferencën e djeshme të...
Tre persona të armatosur e me maska në kokë kanë grabitur nj...
Ambasadori amerikan në OSBE, Daniel B. Bear ka bërë një dekl...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...