Kur do të votohen në PD Gaz Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj?
Dje është zhvilluar mbledhja e dytë e Këshillit Kombëtar, ...
Dje është zhvilluar mbledhja e dytë e Këshillit Kombëtar, ...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar konferencën e djeshme të Kryeministrit Rama për luftën ndaj drogës. Lubonja argumenton se shefi i qeverisë është një udhëheqës komunist tipik, si diktatori Enver Hoxha. Analisti shkruan për Panorama se kryeministri ka degraduar shumë, duker rënë në një nivel të pashembull.
Ja çfarë shkruan Lubonja:
Në shfaqjen e radhës të organizuar në Pallatin e Kongreseve me titull ?antidroga?, fjalimi i regjisorit dhe kryeaktorit të shfaqjes, Kryeministrit Rama, u përqendrua fund e krye rreth një shprehjeje: ?industria e baltës?. Kjo industri, sipas tij, na qenka një fenomen i njohur botërisht i reagimit të së keqes ndaj qeverive të suksesshme si kjo e tija, madje, sa më shumë kanë suksese ato, aq më shumë rritet industria e baltës ndaj tyre.
Personalisht, duke parë shfaqjen, bëra çudi, për të kushedi të satën herë tashmë, se si ka mundësi që një njeri që dikur e krijoi karizmën e tij duke ironizuar diktatorin dhe të kaluarën komuniste, ka degraduar aq shumë, sa që nuk arrin të kuptojë se ajo që po shpaloste në Pallatin e Kongreseve ka një emër shumë të mirënjohur për shqiptarët: industria e propagandës komuniste.
Si një fantazmë e asaj kohe, kjo industri na u shpalos në sallën e stërmadhe të atij pallati famëkeq të ndërtuar pikërisht në funksion të propagandës, në mënyrën më të ekzaltuar. Aty pamë si dikur, njerëz që kishin vetëm një detyrë: ta mbushnin atë sallë përplot për të treguar unitetin e partisë rreth popullit dhe të duartrokisnin, vetëm të duartrokisnin. Si në kongreset e dikurshme të Enver Hoxhës aty na u shpalosën fillimisht arritjet dhe sukseset me zërin e ministrit dhe shefit të Policisë dhe pastaj dëgjuam mbështetjen e delegacioneve të huaja, ambasadorit amerikan dhe atij italian, e më në fund e mori fjalën udhëheqësi vetë?.
Ishte një fjalim që po ta shohësh nga pikëpamja psikologjike, të ndihmon të kuptosh se si funksionojnë mendjet e sëmura totalitare, si ajo e Enver Hoxhës me shokë, që vetëm me demokracinë nuk kanë lidhje, por që tingëllonte qesharak më shumë sesa i frikshëm, për shkak të kontekstit ku jetojmë.
Pse e them këtë? Sepse arsyeja ta do që, duke njohur problematikën e rëndë që kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi me krimin e organizuar e me trafiqet e drogës, edhe nëse Policia ka arritur ndonjë sukses, siç është pakësimi i sipërfaqeve të mbjella me kanabis, detyra e një qeveritari është të përqendrohet te problematika, te punët për të nesërmen, pra të jetë sa më modest për sukseset dhe sa më i ndjeshëm ndaj mosrealizimeve. Por kështu funksionon një mendje e shëndoshë demokratike, jo ajo e Kryeministrit tonë.
Ai ka të tjera shqetësime në kokë: të justifikohet për të keqen që ka brenda, duke e hedhur fajin jashtë vetes, si dhe të damkosë ata që vazhdojnë t?ia tregojnë fytyrën në pasqyrë ashtu siç e ka, duke mos e lënë të sundojë i pashqetësuar në mbretërinë e njerëzve të frikësuar e depersonalizuar që kërkon të ndërtojë.
Duke u mbështetur vetëm në një gjë, pakësimin e hektarëve të mbjellë me drogë, i gjithë fjalimi i tij shpalosi vizionin e një Shqipëria ashtu siç e shihte dikur mendja delirante e Enver Hoxhës, ku më një anë qëndron qeveria e tij dhe populli që po i gëzon të mirat që i ka sjellë partia dhe udhëheqësi kryesor dhe, më anë tjetër, armiqtë e popullit dhe bashkëpunëtorët e tyre ? ata që sot kanë ende mundësi të shkruajnë në gazeta, të flasin në televizione, të bëjnë opozitë, ? sipas tij duke ngritur një mal me baltë dhe shpifje. Detyra jonë e parë ? tha Kryeministri ? është të mos i dëgjojmë ata.
Unë hedh poshtë me neveri ? vazhdoi ai ? ata që i bëjnë përgjegjëse të dy palët për gjendjen e Shqipërisë (duke hedhur poshtë edhe fjalën e ambasadorit amerikan që e vuri në dukje një gjë të tillë). Jo, më një anë jemi ne, të bardhët, më anë tjetër janë ata të zinjtë: ?industria e baltës?. Kujtdo që ka jetuar kohën famëkeqe të Enver Hoxhës nuk mund të mos i asociohej ?industria e baltës? me shprehjet ?reaksioni?, ?armiqtë e partisë dhe të popullit? që, sipas Hoxhës, duheshin hequr qafe sa më parë dhe sa më tërësisht që Shqipëria të lulëzonte siç lulëzoi.
Tre persona të armatosur e me maska në kokë kanë grabitur nj...
Ambasadori amerikan në OSBE, Daniel B. Bear ka bërë një dekl...
Të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar kanë braktisur sean...
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në autostr...
Ish-Kryeministri Sali Berisha tha një fakt gjatë fjalës së t...
Një operacion i Guardia di Financia në Katania ka arrestuar ...
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur gjatë ...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka bërë denoncimin e rrallës ...
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me ligj...
Rama i është kundërpërgjigjur fjalës së Palokës.Ai ka folur ...
Kryeministri, Edi Rama ka folur në Parlament për Dekriminali...
Kryetari i Komisionit të Dekriminializimit, Oerd Bylykbashi ...
Anketa e Buxhetit të Familjes e publikuar nga INSTAT mundëso...
Ministrja, Ermonela Felaj i është kundërpërgjigjur akuzave t...
Instituti i Statistikës publikoi strukturën e rishikuar të s...
Administrata tatimore për efekt të arkëtimit të detyrimeve t...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka folur në seancën e sotme p...
Nxënës dhe prindër të shkollës 9-vjeçare në Kashtë-Bardhë t...
Sot ëshë zhvilluar një protestë e ish-të përndjekurve polit...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...