web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

INSTAT: Shpenzimet për ushqime të familjeve ranë me 5.3% në 2009-2014

17 Shtator 2015, 10:42, Aktualitet CNA

Instituti i Statistikës publikoi strukturën e rishikuar të shpenzimeve të njësive familjare për periudhën 2009-2014, ku ka rezultuar se, shpenzimet për ushqime, pije alkoolike dhe joalkoolike duhan, restorante dhe hotele kanë rënë. Ndërsa janë rritur shpenzimet për shërbimet e arsimi, shëndetit, argëtimit, transportit, energjisë, qirasë etj.

INSTAT ka anketuar 7836 njësi familjare, 83 prej të cilave dhanë përgjigje

Rezultatet kryesore:
? Shpenzimet mesatare mujore për konsum për NjEF:
(3,8 persona) 69 mijë lekë:
? 31 mijë lekë për konsum ushqimor
? 38 mijë lekë për konsum jo-ushqimor
? Shpenzimet mesatare mujore për konsum për individ:
18 mijë lekë:
? 8 mijë lekë për konsum ushqimor
? 10 mijë lekë për konsum jo-ushqimor

Krahasimi i strukturës së shpenzimeve për konsum të NjEF në vitin 2009 dhe 2014

? Me ulje, shpenzimet për:

-Ushqime dhe pije jo-alkoolike: 5,3 %
-Pije alkoolike dhe duhan: 9,9 %
-Restorante dhe hotele: 33,4 %

? Me rritje, shpenzimet për:

-Arsim: 118,6 %
-Shëndeti: 85,2 %
-Argëtim dhe kulturë: 43,2 %
-Transport: 25,5 %
-Banesa me energji elektrike, ujë, lëndë djegëse dhe qira: 19,3 %
-Mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje e banesës: 17,3 %
-Të tjera mallra dhe shërbime: 10,2 %

shperndarja shpenzimeve
shpezime konsum 2014? Ky botim ka të dhëna që i referohen kryesisht periudhës kohore 2010-2014 dhe është pasuruar me tabela, grafikë dhe harta të cilat shoqërojnë analizën e bërë për çdo fushën statistikore. Ky botim do të jetë pjesë e planit kalendarik të periudhave në vazhdim, që do të thotë se përdoruesi do të ketë në duart e tij këtë produkt statistikor i cili do të pasurohet çdo vit me tregues të rinj me qëllim harmonizimin e tij me vendet e BE.?- deklaroi Kreu i INSTAT Gjergj Filipi, gjatë konferencës së sotme të organizuar në kuadër të publikimit të Anketës së Buxhetit

Sa i përket të dhënave të Anketës së Buxhetit të Familjes 2014, kreu i INSTAT bëri të ditur, në përmbledhje, gjetjet kryesore:
? Shpenzimet mesatare mujore për konsum të NjEF në vitin 2014 llogariten të jenë 69.442 Lekë.
? Në vitin 2014, një person shpenzon mesatarisht rreth 18 mijë Lekë në muaj nga të cilat: 8 mijë Lekë për konsum ushqimor dhe 10 mijë Lekë për konsum jo-ushqimor.
? Shpenzimi mesatar për frymë për konsum ushqimor (ushqime dhe pije jo-alkoolike) ndaj shpenzimeve gjithsej në vitin 2014, ulet nga 50 përqind në vitin 2009, në rreth 44 përqind në vitin 2014.
? NjEF në Shqipëri shpenzojnë 10,2 përqind të buxhetit total për qira të paguar, ujë, energji elektrike, lëndë djegëse dhe riparime të vogla të banesës.
? Ndër shpenzimet për arsim të cilat zënë 4,2 përqind të buxhetit gjithsej, peshën më të madhe e zënë pagesat në lidhje me kategorinë ?Master (niveli i parë dhe i dytë)?, me 58,8 përqind.
? Disa gjetje në nivel rajonal mund të veçojmë: Dibra është qarku i cili pjesën më të madhe të buxhetit e shpenzon për ushqime dhe pije jo-alkoolike me 49,2 përqind pasuar nga Vlora me 49,1 përqind. Në shpenzimet për veshje qarku i Tiranës ka përqindjen më të lartë, 6,6 përqind. Berati është qarku me shpenzimet më të larta për shëndet me 6,4 përqind. Siç shihet këto dy produkte të reja janë një dëshmi e punës së vazhdueshme të INSTAT për përmirësimin e treguesve aktualë si dhe për krijimin e statistikave të reja, të cilat synojnë të japin një panoramë edhe më të plotë të gjendjes social-ekonomike të Shqipërisë./Monitor





Lajmet e fundit nga