Komisionin i Medias rrëzon dekretin e Nishanit për Ligjin e Arsimit të Lartë
Komisioni i Medias ka rrëzuar dekretin e Presidentit, Bujar ...
Drejtori i ALUIZNI-it, Artan Lame, në një dalje publike për mediat ka publikuar të dhënat e drejtorisë së tij.
Sipas tij, është arritur plani vjetor në procesin e legalizimeve. Një prej elementeve thelbësorë në procesin e legalizimeve, ka qenë dhe mbetet koordinimi i procesit të legalizimeve me atë të kompensimit të pronarëve që ju është zënë trualli nga këto ndërtime.
Ai njoftoj opinionin se në periudhën maj-dhjetor 2014, u arkëtuan 307 milion lekë. Ndërsa për periudhën janar-gusht 2015, janë arkëtuar 1,4 miliard lekë.
Lame shtoi më tej se plani vjetor sipas buxhetit të shtetit ka qenë 1 miliard lekë dhe me këto ritme pagesash, parashikohet që deri në fund të vitit ai të realizohet mbi 160%.
Deklarata e plotë
“Një prej elementeve thelbësorë të procesin e legalizimeve, ka qenë dhe mbetet koordinimi i procesit të legalizimeve me atë të kompensimit të pronarëve që ju është zënë trualli nga këto ndërtime.
Kujtoj këtu se i vetmi detyrim që ju mbetet qytetarëve që kanë ndërtuar në truall jo të tyrin, pra shtet apo me pronar, është pikërisht pagesa e truallit.
Në këtë pagesë, qytetarët përfitojnë një sere uljesh, pasi çmimi i truallit përllogaritet deri në 2.000 lekë/m2, pavarësisht nga vlera e tregut; ai përfiton ulje 20% për pagesë të menjëhershme; deri 50% mund të paguhet me letra me vlerë; etj.
Të gjitha këto parashikime kanë bërë që qytetarët e interesuar të përfshihen masivisht në procesin e pagesës së truallit, me qëllimin përfundimtar legalizimin dhe formalizimin e pronës së tyre.
Sot, pas një viti e gjysëm të operimit të kësaj skeme, do të doja të publikoja disa shifra rreth realizimit të të ardhurave nga ky proces.
Për periudhën maj-dhjetor 2014, u arkëtuan 307 milion lekë.
Ndërsa për periudhën janar-gusht 2015, janë arkëtuar 1,4 miliard lekë.
Eshtë vendi të kujtoj se plani vjetor sipas buxhetit të shtetit ka qenë 1 miliard lekë dhe me këto ritme pagesash, parashikojmë që deri në fund të vitit ai të realizohet mbi 160%.
Kontributin më të madh në arkëtimin e këtyre të ardhurave, e ka dhënë:
Drejtoria e ALUIZNI-t Tirana-1, në shumën 425 milion lekë.
Drejtoria e ALUIZNI-t Durrës, 370 milion lekë.
Drejtoria e ALUIZNI-t Vlorë, 133 milion lekë.
Drejtoria e ALUIZNI-t Fier, 101 milion lekë.
Drejtoria e ALUIZNI-t Tirana-3, 80 milion lekë.
Drejtoria e ALUIZNI-t Shkodër, 72 milion lekë.
Ndjehem realisht krenar me punën e bërë nga këto drejtori rajonale, por edhe nga i gjithë stafi i ALUIZNI-t, për tejkalimin e një objektivi të tillë.
Por nga ana tjetër, një realizim dhe tejkalim i tillë, është një shenjë e qartë e besimit të publikut tek procesi i legalizimit dhe tek skema e adoptuar nga qeveria e sotme për mënyrën e operimit.
Po ku shkojnë këto të ardhura?
Në zbatim të Ligjit 10239 të vitit 2010 ?Për krijimin e Fondit Special të kompensimit të pronave?, e gjithë shuma e arkëtimeve, ka destinacion pagesën e pronarëve të shpronësuar nga procesi i legalizimit. Në këtë proces, edhe paratë që grumbullohen nga trualli shtet, shkojnë për të plotësuar shpërblimin e ish-pronarëve.
Më konkretisht, për periudhën maj – dhjetor 2014, u kompensuan 460 ish-pronarë.
Ndërsa për periudhën janar – gusht 2015, janë përfshirë në procesin e kompensimit 2290 ish-pronarë.
Veç kësaj, shteti, përmes ALUIZNI-t, kontribuon edhe në paqen sociale midis shqiptarëve, duke grumbulluar paratë nga parcelat e zëna dhe duke jua shpërndarë pronarëve të tyre. Dhe duke shmangur në këtë mënyrë përplasjen midis tyre. Edhe nga kjo pikëpamje duhet thënë se procesi i legalizimeve ka krijuar besim edhe tek kjo shtresë qytetarësh, e cila prej vitesh ishte zënë në kurthin pa dalje që truallin as e gëzonte dot se ju ishte zënë, e as mund të kompensohej sepse procesi i legalizimeve kishte ngecur.
Nëpër drejtoritë tona rajonale, si edhe në drejtorinë e përgjithshme, janë depozituar një numër i madh kërkesash të ish-pronarëve që ju është zënë trualli me ndërtime pa leje dhe që kërkojnë përshpejtimin e procesit të legalizimit, pikërisht me qëllimin që ata të përfitojnë kompensimin financiar për truallin e zënë. Të gjithë këtë proces, në një kuadër më të gjerë, ne e shohim si pjesë e reformës së madhe të Qeverisë Shqiptare për formalizimin e pronës dhe ekonomisë shqiptare.
Bashkarisht e kemi filluar ketë proces dhe bashkarisht do t?i shkojmë deri në fund”, përfundoi Lame.
Komisioni i Medias ka rrëzuar dekretin e Presidentit, Bujar ...
Partia Demokratike ka akuzuar Kryeministrin, Edi Rama dhe mi...
Partia Demokratike ka akuzuar Anastas Meçin se është përjas...
Ish-Kryeministri, Sali Berisha ka denoncuar fshehjen e një a...
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta është pritur nga homologu i tij g...
Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu ka paditur pen...
Forcat RENEA janë vënë në ndjekje të shtetasit, Petrit Dush...
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka folur për shkarkimin...
Efektivët e Policisë së Shkodrës kanë arrestuar pesë persona...
Nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj ka zhvilluar sot t...
Teksa aksioni antiinformalitet ka hyrë në fazën e sekuestrov...
Tatimpaguesi, që lëshon faturë tatimore të pasaktë e që rezu...
Punonjësit e administratës publike që nuk gëzojnë statusin e...
Deputeti Astrit Veliaj ka reaguar pas përmendjes së emrit të...
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore dhe kompania kanadeze...
Kriminalizimi i Parlamentit Shqiptar, pushtetit vendor, admi...
Pas raportit sekret dhe për përdorim të brendshëm të OSBE, n...
...
Qeveritë evropiane janë duke synuar mohimin e të drejtës së...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...