600 nxënëse dyshohet se janë helmuar në Afganistan
Policia në Afganistan ka thënë se po heton helmimin e dyshua...
Mbi 30 mijë emigrantë ndodhen në ishullin grek të Mitilinit (Mytilene), në pritje për të gjetur një anije që do t?i dërgojë në Greqinë kontinentale. Lajmi bëhet publik prej kryetarit të Bashkisë së ishullit, i cili apeloi për ndihmë.
Shërbimi social në ishull nuk ka më mundësi të ndihmojë emigrantët, ndaj dhe ka qenë një repart i ushtrisë që është ngarkuar me furnizimin dhe shpërndarjen e ushqimeve për ta.
Emigrantët tashmë janë përhapur në tëe gjithë ishullin, duke u kthyer në problem serioz për funksionimin normal të jetës atje. Mijëra turistë e kanë të pamundur të vazhdojnë pushimet në ishull.
Në të gjitha resortet turistike janë bërë anulime masive prej operatorëve turistikë, deri në përfundimin e krizës humanitare që po përjetojnë mijëra emigrantët që ndodhen në ishull, thanë autoritetet lokale.
Situata e krijuar, tashmë po kërcënon edhe mbijetesën e vendasve, burimi i vetëm i të cilëve janë të ardhurat nga turizmi.
Në zonë ndodhen edhe forca të shumta të ?Frontex?, policisë ndërkufitare të Bashkimit Europian, të cilët nuk mund të bëjnë asgjë për të pakësuar fluksin e emigrantëve, që po shtohen çdo ditë e më shumë, të inkurajuar edhe prej lajmeve se Gjermania do të presë rreth 800 mijë emigrantë sirianë.
Burime policore thanë se, çdo orë që kalon mund të jetë fillimi i një revolte në ishull, pasi frika e mbylljes së kufirit austriak gjatë ditëve të ardhshme mund t?iu ndalë atyre ëndrrën europiane dhe t?i detyrojë të qëndrojnë në Greqi, një vend ky që po kalon vështirësi të mëdha ekonomike, e ku mundësia për një jetë më të mirë mund të jetë një ëndërr e largët për mijëra sirianët e dyndur në ishujt grekë.
Autoritetet greke thonë se qindra e mijëra emigrantë të tjerë ndodhen në territorin turk, gati për të kaluar në tokën greke, çfarë duket se do ta rëndojë edhe më shumë situatën.
Komisioneri europian për Emigracionin, Dimitris Avramopoulos premtoi një sërë masash mbështetëse për Greqinë, por fondet vlerësohen se janë të pakta për të përballuar fluksin gjithnjë e në rritje të emigrantëve, që mbërrijnë në Greqi.
Emigrantët tentojnë të kalojnë në tokën greke me çdo mjet të mundshëm, madje duke rrezikuar edhe jetën e tyre. Një tjetër tragjedi është shmangur këtë të martë, pak milje larg ishullit të Mitilinit.
Një varkë e vjetër, që po transportonte 61 emigrantë është përmbysur pak milje nga bregu dhe ndodhja e rastësishme e një trageti udhëtarësh në vendngjarje bëri të mundur shpëtimin e tyre.
Në pamjet ekskluzive të operatorit të Top Channel në Greqi, Ilia Poçi, duket momenti i shpëtimit të emigrantëve prej marinarëve të anijes greke dhe të Rojes Bregdetare që mbërriti në zonë brenda pak minutash.
Midis tyre ndodheshin gra dhe fëmijë, të cilëve iu ofrua edhe ndihma e parë në bordin e anijes së udhëtarëve, e më vonë u dërguan në spitalin e ishullit, ku edhe u ekzaminuan prej mjekëve.
Policia në Afganistan ka thënë se po heton helmimin e dyshua...
Komisioni për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës pritet q...
KMDLNj sqaroi se aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje e zhvill...
Sipas “Daily Mail”, shërbimet inteligjente dhe policia kanë ...
Një sulm me bombë në drejtim të një automjeti policor i cili...
Kryetari i Venezuelas, Nicolas Maduro ka deklaruar se vendi ...
Një 16-vjeçare e besimit islam është sulmuar në rrugët e Lon...
Miliarderi egjiptian Naguib Sawiris ka ofruar zgjidhjen e ve...
Si duhet të veprojë vendi, si mund të strehohen qindra mijër...
Më në fund Bashkimi Europian vendosi të tregojë unitet për ...
Ministri i Brendshëm spanjoll, Jorge Fernandez Diaz kërkoi s...
Kievi zyrtar ka paralajmëruar një vizitë të Sekretarit të Pë...
Deputetët e Komisionit parlamentar për Integrimin Europian e...
Morina, ditë me parë ishte shpallur fajtor nga ana e Gjykatë...
Aktivistë të Vetëvendosjes kanë tentuar të vendosin një udhë...
Ban Ki-moon ka thënë se Rusia dhe Kina duhet të shohin pirje...
Ish–lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, në em...
Qeveria Gjermane, ka rënë dakord që të shpenzojë 6 miliardë ...
Një zyrtar i qeverisë së Kosovës është përfshirë në një seks...
Në Dortmund pati përleshje gjatë natës për emigrantët. Ekstr...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...