“Vrasja e efektivit duhet të hetohet”/ Berisha akuza Hitës: Në vend të dorëheqjes kërkon të mbrojë karrigen e tij
Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar hetim të thelluar në ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar hetim të thelluar në ...
Si duhet të veprojë vendi, si mund të strehohen qindra mijëra vetë, të përkujdesen, por edhe të integrohen? Për këtë u konsultuan të dielën (06.09) në mbrëmje në zyrën e kancelares kryesitë e dy partive të koalicionit qeveritar unioni konservator i kristinademokratëve e kristiansocialëve (CDU/CSU) dhe partia socialdemokrate (SPD). Të nesërmen Angela Merkel dhe Sigmar Gabriel dolën para shtypit për t’iu përgjigjur pyetjeve.
?Unë besoj, se dje ka qenë ndoshta një prej takimeve më të rëndësishme të komisionit të koalicionit?, tha kryetari i SPD-së, i cili fluksin e refugjatëve e cilëson si ?sfidën më të madhe që pas ribashkimit?. Kancelarja bën fjalë për ?mobilizim forcash? dhe për ?përballim krize?, por edhe për ?përgjegjësi? dhe ?solidaritet?.
Ndryshime të planifikuara
Bashkë me CSU partitë e koalicionit kanë rënë dakord për një sërë masash, me të cilat duhet të ndryshohet politika e azilit dhe e refugjatëve. Për përkujdesjen dhe strehimin në buxhetin e vitit 2016 do të planifikohen tre miliardë Euro shtesë. Tre miliardë Euro të tjera do t’u vihen në dispozicion landeve dhe komunave. Se si dotë përdoren këto para konkretisht, për këtë do të bien dakord federata dhe landet në një takim të përfaqësuesve të tyre më 24 shtator.
Ndihmën për azilkërkuesit në strehimoret e pranimit partnerët e koalicionit duan ta ndryshojnë nga ndihmë në para në ndihma në natyrë. Për këtë ka insistuar kryesisht CSU-ja bavareze. ?Garantimi i ndihmave financiare me para në dorë ka efektin joshës për të ardhur në Gjermani, sepse shumë vende të tjera, madje edhe në Europë, nuk e kanë këtë formë të ndihmës?, argumenton kryetarja e grupit të landit të CSU-së në Bundestag, Gerda Hasselfeldt. Sipas saj, të tilla ?joshje të rreme? nuk duhet të vazhdojnë të ekzistojnë më për një kohë të gjatë.
Më shumë vende të sigurta origjine
Lista e të ashtuquajturve ?vende të sigurta të origjinës? do të zgjerohet edhe me vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi. Azilkërkuesit nga vendet e Ballkanit Perëndimor parimisht do të pranohen në strehimoret e pranimit fillestar në Gjermani, ku me mbështetjen e federatës do të krijohen edhe 150.000 vende të sigurta për dimrin. Por koha e qëndrimit të refugjatëve në këto qendra do të zgjatet nga tre në gjashtë muaj, e po për aq kohë do të vlejë edhe detyrimi për largimin nga Gjermania.
Personat, të cilëve u refuzohet kërkesa për azil, në të ardhmen do të dëbohen më shpejt drejt vendlindjes.
?Kushdo që ka detyrim të largohet, duhet vërtetë edhe të largohet nga vendi ynë?, u shpreh kancelarja, e cila deklaroi gjithashtu, se do të pakësohet ndihma sociale për ata ?që janë të detyruar të largohen? nga Gjermania. Por nga ana tjetër qeveria planifikon një lloj ?mini ligj-emigracioni? për njerëzit nga shtetet e Ballkanit. Kush mund të dëshmojë që ka një vend pune apo një vend për kualifikim profesional edhe nga këto vendet mundet të punojë tek ne?, tha kancelarja.
Merkel u bën presion shteteve të tjera të BE-së
CDU/CSU dhe SPD-ja në të ardhmen do të krijojnë edhe 3.000 vende shtesë pune për policinë. Një ligj përshpejtimi synohet që të ndihmojë në avancimin e ndërtimit të strehimoreve për refugjatët, madje edhe duke hequr dorë prej standardeve që vlejnë deri më sot. Për shkak të rritjes së nevojës për mjedise banimi koalicioni do të përforocojë mbështetjen për ndërtimin e banesave sociale. Angela Merkel e quan këtë ?një koncept të përgjithshëm për sfidat, që kemi përpara? dhe deklaron, se ndryshimet e ligjit duhet të kalojnë qysh në tetor në Bundestag (Parlamenti) dhe në Bundesrat (Këshilli Federal).
Në Këshillin Federal megjithatë nevojitet edhe miratimi i ekologjistëve, të cilët ndër të tjera janë kundër zgjerimit të listës së vendeve të sigurta të origjinës. Kryetarja e partisë Simone Peter do që tani t’i ?shohë e t’i shqyrtojë në qetësi? masat e marra nga qeveria, por ajo nuk e përjashton mundësinë e miratimit të tyre. ?Nëse bëhet fjalë për një politikë simbolike, atëherë, kjo nuk është e mundur me ne. Nëse vërtetë ajo ndihmon për t’i strehuar dhe për t’i përkujdesur mirë refugjatët, atëherë ne jemi dakord?.
?Ne e dimë, që ishim të shpejtë, kur qe fjala për të shpëtuar bankat?, formuloi kancelarja. ?Unë mendoj, se ne po aq shpejt duhet t’i ndërmarrim masat e nevojshme, kur është fjala për ta përballuar këtë sfidë.? Por Merkel kërkon me insistim edhe solidaritet brenda BE-së. Duhet të ketë një ndarje të drejtë brenda BE-së. ?Koha nuk pret, duhet vepruar shpejt. Gjermania është vendi më i gatshëm për të pranuar, por refugjatët mund të pranohen në të gjitha shtetet e BE-së, ku ato mund të gjejnë mbrojtje prej përndjekjes dhe luftës civile.?
?Është e qartë, që ne ia dalim të pranojmë sivjet 800.000 refugjatë, madje edhe t”i strehojmë e t’i integrojmë ata?, shtoi zëvendëskancelari Sigmar Gabriel. Gjermania është një vend i fuqishëm ekonomikisht. ?Por po aq e qartë është edhe se kjo nuk mund të përsëritet vazhdimisht çdo vit.? BE-ja, sipas tij, ka nevojë për një politikë të përbashkët europiane për refugjatët dhe duhet madje edhe të bëjë diçka në mënyrë që vala e refugjatëve nga zonat e krizës të mos rritet edhe më tej në përmasa të tilla dramatike, siç ka ndodhur në ditët e javët e fundit.
Të parandalohen zhgënjimet
Sfidat në krizën e refugjatëve Gabriel i sheh me ?besim dhe realizëm?. Ai ka besim, sepse aktualisht shumë qytetarë çdo ditë tregojnë, ?se sa me zemermadhësi dhe solidaritet ata përpiqen t’u ndihmojnë njerëzve në nevojë.? Shërbimi publik po dëshmon një gatishmëri pune dhe angazhimi, që hedh poshtë çdo paragjykim ndaj këtij profesioni. ?Qytetarët me mikpritjen e tyre kanë skicuar një imazh të Gjermanisë, që mund të na bëjë ne krenarë për vendin tonë?, tha kancerlarja Merkel dhe zëvendëskancelari Gabriel e mbështet atë shprehimisht.
Por pavarësisht kësaj krenarie të dy politikanët tërheqin vëmendjen për të mos i mbyllur sytë prej asaj çfarë e pret Gjermaninë në muajt e ardhshëm. Do të ketë konflikte, shoqëria do të mbingarkohet nga numri i lartë i refugjatëve dhe nga detyrat e shumta. ?Sa më hapur të flitet për faktin, se ka shumë njerëz, të cilët kanë shqetësime, që në vend ka frikë dhe se mund të ketë edhe konflikte, aq më shumë kjo na ndihmon ne që të veprojmë qysh në fillim me realizëm dhe t’i shmangim zhgënjimet?, tha Sigmar Gabriel.
Më në fund Bashkimi Europian vendosi të tregojë unitet për ...
Ministri i Brendshëm spanjoll, Jorge Fernandez Diaz kërkoi s...
Kievi zyrtar ka paralajmëruar një vizitë të Sekretarit të Pë...
Deputetët e Komisionit parlamentar për Integrimin Europian e...
Morina, ditë me parë ishte shpallur fajtor nga ana e Gjykatë...
Aktivistë të Vetëvendosjes kanë tentuar të vendosin një udhë...
Ban Ki-moon ka thënë se Rusia dhe Kina duhet të shohin pirje...
Ish–lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, në em...
Qeveria Gjermane, ka rënë dakord që të shpenzojë 6 miliardë ...
Një zyrtar i qeverisë së Kosovës është përfshirë në një seks...
Në Dortmund pati përleshje gjatë natës për emigrantët. Ekstr...
Papa Françesku pas lutjes së të dielës në Vatikan i ka bërë ...
Sot pritet të mbërrijnë rreth 1 mijë e 200 refugjatë në Mun...
Krejt çfarë është bërë deri tani në lidhje me keqpërdorimet...
Shumica e popullit britanik ka dëshirë të largohet nga BE në...
Ish-drejtoresha e PTK-së, Leme Xhema e cila ishte e kërkuar...
Donald Trump vazhdon të kryesojë garën mes kandidatëve repub...
Përleshjet mes militantëve kurdë dhe forcave turke, në pjesë...
Korrikun e kaluar, lajmi për arratisjen spektakolare nga bur...
Dhjetë ushtarë të Arabisë Saudit janë vrarë kur një raketë n...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...