web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kreshnik Spahiu: 10 dështimet e Ramës/Dekriminalizimi me zgjedhje të parakohëshme

7 Shtator 2015, 08:52, Aktualitet CNA

Kreu i Aleancës Kuq e zi, Kreshnik Spahiu në një intervistë për citynews.al flet për dështimet e kryeministrit Rama, krizën ekonomike, opozitën e Bashës, dekriminalizimin dhe aleancat e mundshme politike.

Vendi po kalon një situtë të vështirë për shkak të humbjes së shpresës, cmime që rriten, varfëri, më shumë taksa dhe emigracion, që çdo ditë kthehet në plagë e pashërueshme. Si e vleresoni këtë situatë?

Kriza financiare po e zhyt Shqipërinë në kolaps social dhe ekonomik. Mungesa e një sistemi social përjashton hapësirat dhe mundësitë për të siguruar minimumin jetik. Jo rastësisht një i papunë në Gjermani paguhet më shumë dhe një arsimtar në Shqipëri. Ka disa burgje në Zvicer, Gjermani dhe Belgjik ku të burgosurit ordiner marrin 300 euro pagë mujore. Në këto kushte ja vlen më shumë që shqiptarët të rrinë në kampet e perëndimit se të papunë, të pangrënë në Shqipëri ku rrezikojnë që gëmijët tu vdesin urie ose të përfshihen në rrugën e krimit.

Qeveria deklaron se ka bere reforma te forta, cilën vleresoni nga ato dhe cilat janë deshtime?

Me përjashtim të palmave në autosdradë qeveria Rama ka dëshuar në çdo reformë. Dështimi i parë ka nisur me reformën në drejtësi ku prej dy vjetësh nuk shkarkohet asnjë gjyqtar dhe asnjë prokuror. Dështimi i dytë është në sistemin e taksave dhe në premtimin kryesor të fushatës për taksën progresive Dështimi i tretë është kontrolli mbi teritorin ku tritolet në 5 pallatet e 2014 ishin thjesht zhurmë për asgjë. Dështimi i katërt është pasiguria në vend. Nuk ka vend në afrikë apo lindjen e mesme më të pasigurtë se Shqipëria. Atentatet me tritol apo grabitjet janë aq masive dhe kanë krijuar aq kaos sa vetë ministri Brendshëm Tahiri nuk ka dijeni se kush i vuri bombën tel farmacia e babait. Dështimi i pestë janë papunësia ku në vend të hapeshin 300.000 vende pune u larguan 200.000 në azil politik jashtë Shqipërisë. Dështimi i shtatë janë manipulimi i zgjedhjeve dhe mungesa e votës emigrantëve që u premtua në fushatë. Dështimi i teteë është dekriminalizimi i politikës ku nga 30 deputet që kishin dal nga burgjet e Europës për krime ordinere iu shtuan edhe 30 kryetar të ri Bashkishë në gjithë Shqipërinë. Dështimi i dhjetë janë liria e medias e cila ka kapitulluar dhe është nën kontrollin total të televizioneve dhe gazetave nga kryeministri Edi Rama.

A mendoni se ka vend për reformë në drejtësi dhe si i shikoni hapat e qeverisë dhe opozitës?

Po çfarë reforme mund të ketë në drejtësi kur këta janë shumica për tu arrestuar. Si mund ti besohet drejtësia këtyre deputetëve kur këta e kanë blerë mandatin vetëm për të pastruar paratë e pista dhe që mos përfundojnë në burg për krimet që kanë kryer në Belgjikë, Gjermani, Zvicer, Itali etj.

Ilir Meta dhe LSI, si e shikoni polin e trete politik ne vend?

Mbetem i mendimit se e keqja e Shqipërisë është PS dhe jo LSI. PS është partia komuniste e 1941. Të gjithë të zezat në Shqipëri burojnë nga PS. Gjithsesi mbetet për tu parë se si do shkoj martesa Meta-Rama. Kam bindje në një divorcë të shpejtë.

Reagimi i Shpetim Idrizit dhe zërat për ndryshime në qeveri, a ka një rikonfigurim të ri skena politike,  PDIU në qeverisje?

Nuk çuditem. Ishte e natyrshme që Shpëtim Idrizi të hynte në koalicion me të majtën pasi kthimi në origjinë ishte më logjik dhe çështje kohe që ajo parti të shkonte majtas dhe jo djathtas, PD dhe opozita, shpallen fitoren e zgjedhjeve lokale, me pas deklaruan vjedhjen e votave dhe ende skane deklaruar humbjen.

Si e shihni opoziten pas 23 qershorit dhe kreun e saj Basha?

Ishte një gabim fatal hyrja pa kushte dhe pa reformë elektorale në zgjedhje. Bojkoti do ishin shpëtim për opozitën dhe çdo kundërshtar të regjimit. Nëse Basha do bojkotonte ai do kish ndryshuar lehtësisht rrotën e historisë politike shqiptare.

AKZ, çfare hapa do hedhë drejt zgjedhjeve te ardhshme parlamentare, a do keni një aleancë me PD dhe opoziten?

Aleanca KuqeZi do mbaj të hapur çdo aleancë edhe me djallin vetëm e vetëm që të rrëzojë qeverinë Rama nga pushteti.

Çfarë fshihet pas atentatit të deputetit Prenga ndaj 6 qytetarëve?

Prenga është një peshk i vogël që noton rrotull peshkaqenit Edi Rama. Prenga grabiti pronat dhe bregdetin e zonës tij elektorale dhe këtë e siguroi me firmë nga qeveria. Kjo ngjarje ka nxirë fytyrën e gjithë politikës shqiptare dhe imazhin e saj në botë.

Si zgjidhet çështja e dekriminalizimit?

Prenga pa pranga në Kuvend janë me shumicë. Të paktën mbi 30 Prenga sot janë të ulur në parlament. Dekriminalizimi nuk zgjidhet me paketa apo marrveshje me qeverinë por me shpërndarje të Kuvendit dhe zgjedhje të parakohëshme.

Nuk e kuptoj ndonjëherë opozitën kur kërkon arrestimin e Metës, Tahirit, Frrokut, Doshit, Ndokës, Ndreut….etj. Një pyetje kisha për opozitën. Dekriminalizimin kush do e bëjë, Edi Rama?





Lajmet e fundit nga