Rasti Meta risjell vëmëndjen tek dekriminalizimi, Bylykbashi: Kuvendi duhet të votojë sa më parë ligjet e propozuara nga PD
PD ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj pë...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka cilësuar krizën aktuale si provë të madhe të angazhimit të Evropës në ?të drejtat universale qytetare? dhe si një ?sfidë të madhe kombëtare?.
Në Gjermani vazhdojnë të arrijnë valë të mëdha migrantësh dhe këtë vit priten rreth 800,000. Por, cilat janë shanset e tyre për të fituar azil?
Fluksi i migrantëve në Gjermani përfshin sirianë, afganë, irakianë, eritreas dhe shtetas të Ballkanit Perëndimor. Por, disa kanë më shumë shanse se të tjerët për të fituar azilin.
Në këtë drejtim, prijnë sirianët. Në vitin 2014, vetëm 1 përqind e mbi 26,000 sirianëve, të cilët kanë aplikuar për status të azilit ose refugjatit, janë refuzuar.
Gjermania ka qenë në mesin e shteteve më mikrpritëse të BE-së për refugjatët nga Siria, ku lufta civile, për katër vjet, ka vrarë së paku 240,000 njerëz dhe ka shkaktuar rreth 4 milionë refugjatë.
Berlini ka bërë një hap përpara këtë javë.
Më 31 gusht, Zyra Federale Gjermane për Migrim dhe Refugjatë ka deklaruar se, në rastin e sirianëve, pezullon bashkëpunimin me një marrëveshje të BE-së, e cila u lejon vendeve të destinacionit, si Gjermania, t?i kthejnë refugjatët prapa në vendin e parë të BE-së ku kanë hyrë. ?Gjermania do të bëhet shtet anëtar përgjegjës për përpunimin e kërkesave të tyre?, ka thënë Zyra për Migrim.
Qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor që shpresojnë të marrin statusin e azilantit ose refugjatit, kanë shumë më pak mundësi, sepse Berlini i konsideron si të qëndrueshme të gjitha shtetet e këtij rajoni.
Serbët kanë përbërë grupin më të madh të azilkërkuesve vitin e kaluar, pas sirianëve, por 63 përqind e kërkesave të tyre janë refuzuar. Pjesëtarët e grupit të tretë më të madh të aplikuesve, maqedonasit, janë refuzuar në 65 për qind të rasteve.
Gati 50 për qind e aplikimeve nga Kosova janë refuzuar po ashtu. Nga Bosnja janë refuzuar 60 përqind dhe nga Shqipëria 82 përqind.
Vitin e kaluar, grupin e katërt më të madh të aplikuesve për azil e kanë përbërë afganët, të cilët janë refuzuar në 21 për qind të rasteve. Irakianët, që kanë përbërë grupin e gjashtë më të madh, janë refuzuar po ashtu në 9 për qind të rasteve. Por, të dyja këto vende kanë edhe rajone të qëndrueshme, edhe paqësore.
Autoriteteve të migracionit u duhen rreth shtatë muaj kohë që të shqyrtojnë kërkesat për azil. Por, edhe në këtë rast, jo secili grup i aplikuesve trajtohet në të njëjtën mënyrë.
Gjermania favorizon një sistem të përshpejtuar në trajtimin e kërkesave nga vendet që i konsideron të qëndrueshme. Berlini ka njoftuar në muajin shkurt se çdo kërkesë për azil nga Kosova, do të përpunohet brenda dy javësh.
Procedurat e ngjashme kanë përfshirë edhe refugjatët nga Bosnja, Serbia dhe Maqedonia.
?Qëllimi është që të krijohet një udhë e shpejtë për ata që kanë pak gjasa për azil dhe të mbahen në qendrat e azilit derisa të merret vendimi?, thotë Rainer Ohliger, studiues i migracionit në Qendrën për Migracion të Evropës, me seli në Berlin.
Ai vë në dukje se çdo individ, nga cilido vend i origjinës, ka të drejtë të paraqesë kërkesën, e cila do të shqyrtohet plotësisht. Por, udha e shpejtë synon ta shkarkojë sistemin e migracionit, në mënyrë që të adresojë sa më shpejt kërkesat nga vendet në krizë.
Derisa presin për vendimin e autoriteteve, të gjithë azilkërkuesit i kalojnë tre muajt e parë në banim kolektiv. Strehimi është pa pagesë dhe aplikuesit marrin deri në 140 euro në muaj, për person, si dhe trajtim urgjent mjekësor. Gjatë këtyre tre muajve, ata nuk lejohen të punojnë.
Shuma e parave që aplikuesit duhet të marrin, është subjekt i debateve të vazhdueshme në Gjermani.
?Tani për tani, ekziston një argument politik që mund të shihet si stimul nga këndvështrimi i Evropës juglindore, ku të ardhurat mesatare të një familjeje, për shembull në Shqipëri, sillen nga 300 deri në 500 euro në muaj. Disa të tjerë kanë propozuat ndalimin e pagesave të drejtpërdrejta dhe krijimin e një sistemi të letrave me vlerë?, thotë Ohliger.
Pas tre muajsh, aplikuesit strehohen në apartamente. Pastaj, ata mund të kërkojnë punë, por një biznes mund t?i punësojë ata vetëm nëse u dëshmon autoriteteve se pozita nuk mund të plotësohet nga një shtetas i kualifikuar i Gjermanisë ose i ndonjë vendi tjetër të BE-së.
Nëse u miratohet azili, individët fitojnë të njëjtën qasje në punë dhe shërbime sociale, ashtu si edhe shtetasit gjermanë. Ata mund të konkurrojnë për punë në mënyrë të barabartë dhe të tërheqin pagesat e njëjta të mirëqenies ashtu si edhe gjermanët e papunë.
Por, jeta e tyre e re nuk është e zgjidhur plotësisht. Çdo rast do të rishikohet përsëri pas tre vjetësh, për të parë nëse statusi i azilit justifikohet ende me situatën në vendin e tyre. Nëse jo, ai mund të revokohet.
Ata që nuk marrin përgjigje pozitive në kërkesat për azil, mund të apelojnë vendimin në gjykatë dhe të nisin një proces gjyqësor që mund të zgjasë me muaj. Nëse e humbin ankesën, ata mund të dëbohen.
Nëse 800,000 njerëz kërkojnë status të azilit ose refugjatit në Gjermani këtë vit, ashtu siç parashikohet, numri do të jetë jashtëzakonisht më i madh se rekordi i mëparshëm, prej 438,000 vetash, i vendosur në vitin 1992, pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
PD ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj pë...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, akuzohet nga agjencia rajona...
Drejtoresha e QKR-së, Vasilika Vjero në një deklaratë për me...
Ish-Kryeministri, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me akuza...
Partia Demokratike ka dalë në një deklaratë për shtyp me dep...
Komisariati i Policisë së Durrësit ka lëshuar një urdhër mbr...
Specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik dhe Financia...
Efektivët e Policisë së Shkodrës kanë arrestuar katër person...
Fotoja eshte nje fature e leshuar ne restorantin “Il Paese”,...
Partia Socialiste ka nisur një fushatë për të verifikuar për...
Kriza e refugjatëve në dhe rreth Evropës është një burim i m...
Në debatin aktual për refugjatët po shtohen thirrjet që Shqi...
Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta, u shfaq dje pa...
Komisioni i vlerësimit të ofertave do të vendosë sot për pro...
...
Këngëtari i njohur Kozma Dushi, ka thënë se me gjasë Gjergj ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje shefit të qe...
Frojdi që zakonisht nuk ishte mbi diagnostikimin e vetvetes,...
Me keqardhje na duhet të pranojmë se pushimet kanë mbaruar, ...
Kjo foto është shkrepur ditën e sotme gjatë zhvillimit të mb...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...