web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkodër /  Arrestohen katër persona për  kultivim të bimëve narkotike

4 Shtator 2015, 09:01, Aktualitet CNA

Efektivët e Policisë së Shkodrës kanë arrestuar katër persona për kultivim dhe shitje të bimëve narkotike.

Personat që kanë rënë në prangat e policisë janë Nikollë Marashi, 62 vjeç, Florjan Marashi, 27 vjeç, Altin Marashi, 38 vjeç dhe Ervin Marashi, 19 vjeç, që të gjithë banues në Shkodër.

Ata u arrestuan pas gjetjes së një parcele të mbjellë me bimë narkotike të llojit hashash në oborrin e banesës së tyre.

Policia gjeti në cilësinë e provës materiale 4 kilogramë marijuanë.

Materialet i kaluan  Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale ?Prodhim dhe shitje narkotikesh? si dhe ?Kultivim të bimëve narkotike në bashkpunim?.





Lajmet e fundit nga