Garat formale në Policinë e Shtetit
Ditën e sotme është publikuar renditja me kandidatët që pr...
Ditën e sotme është publikuar renditja me kandidatët që pr...
Në fillim të vitit 2014 kur qeveria aktuale nuk i kishte më shumë se pesë muaj në pushtet dhe nisi të shlyente 720 milionë euro fatura të prapambetura njoftoi se, shlyerja e borxheve ndaj bizneseve do të pasohej nga një plan kontrolli që Ministria e Financave do të ushtronte në bizneset VIP.
Eksperimenti do të nisë me 100 kompanitë më të mëdha në vend, të cilat do të detyroheshin nga qeveria të certifikonin bilancin me një nga katër kompanitë botërore më të mëdha të auditit.
Ministri i Financave Shkëlqim Cani në një takim të fillim prillit 2014l me gazetarët e ekonomisë tha se, skema është gati. Pasi biznesit t?i jenë shlyer borxhet dhe të bëhen lehtësirat e nevojshme në legjislacionin fiskal gjatë këtij viti, më 2015 do të nisë praktika e re për mbledhjen e taksave që i takojnë shtetit.
Cani deklaroi në atë kohë se kompanitë e biznesit të madh do të detyrohen që me fondet e veta të kontraktojnë një nga katër kompanitë më të mëdha audituese në botë si KPMG, Deloitte etj me qëllim për të certifikuar bilancet vjetore të kompanive. Ky audit, sipas Canit, do të shpërbente edhe për kompanitë, por edhe për llogari ta tatimeve. Në vitin e parë, që do të ishte viti 2015 do të përfshiheshin në këtë projekt rreth 100 kompanitë më të mëdha në vend dhe më pas në vitin e dytë do të detyroheshin të 850 bizneset VIP.
Ky lloj kontrolli ishte anoncuar që kur të majtët ishin në opozitë si një mënyrat për të shmangur evazionin fiskal në kategorinë VIP të biznesit, e cila në të shumtën e rasteve operon me më shumë se një bilanc. Ministria e Financave sqaroi se, e kishte marrë këtë praktike nga vende të tjera në zhvillim ku ka njohur sukses.
Taksat që biznesi VIP paguan për arkën e shtetit arrijnë rreth 70 për qind të totalit të buxhetit.
Në kategorinë e bizneseve VIP përfshihen kompanitë e prodhimit dhe të tregtimit të karburanteve, bankat, kompanitë e ndërtimit të rrugëve, kompanitë e energjetikës dhe ato të telekomunikacioneve, si dhe kompani me aktivitet në tregti.
Ulja e evazionit fiskal është edhe një nga 23 kushtet e detyrueshme të marrëveshjes tre vjeçare që qeveria ka aktualisht me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Burimet nga Ministria e Financave patën pohuar se procesi i auditimit më biznesët e mëdha do të kryhej nga kompanitë ?Price Waterhouse?, KPMG, ?Deloitte? dhe ?Ernst & Young?.
Edhe në relacionin për ndryshimet në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, publikuar në dhjetor 2013, thuhej se ? së shpejti, menaxhimi i tatimpaguesve të mëdhenj do të bëhet nga kompani të veçanta auditimi, të cilat do të përllogarisin detyrimet tatimore në emër të tyre?. Kjo masë, sipas financave, synon ndër të tjera, të heqë praktikën disavjeçare në Shqipëri të bizneseve shqiptare, të cilat mbajnë dy bilance, një për shtetin për të paguar taksa dhe një për vete me fitimin e tyre real tregtar. Një lëvizje e tillë ishte paralajmëruar edhe në shtator 2013, nga kryeministri i sapoemëruar Edi Rama.
Por tani kur viti 2015 po i drejtohet fundit, Ministria e Financave e ka ndryshuar timonin e projektit antievazion me 180 gradë. Plani për auditimin e bizneseve VIP u shua pa lënë gjurmë, teksa qeveria e ka nisur aksionin me biznesët e vogla që në fund të fundit nuk do të përmirësojë shpejt rezultatet e të ardhurave buxhetore, megjithëse burimet zyrtare kanë pohuar se nuk do të lihen jashtë vëmendjes dhe të mëdhatë.
Monitor
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka zhvilluar një vizitë ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë paradite në qytetin e Sh...
Ish-ministri i Financave në Greqi, Yanis Varoufakis, ka dhën...
Nisma #Thurje, i drejtohet kryeministrit Rama, duke renditur...
Nga SPARTAK KOKA Disa ditë më parë, SHÇBA (Shërbimi për Çës...
Ndryshime kanë ndodhur në strukturat drejtuese të policisë s...
Dy kandidatë të pazakontë, një republikan dhe një demokrat, ...
Maqedonia i nënshtrohet fuqisë së realitetit, heq bllokadën ...
Ka nevojë për punë! Intervistë me ekspertin e Institutit Gje...
Bullgaria ka vendosur të përforcojë sigurinë në pikat kufita...
Pas reagimit të MPJ të Shqipërisë sot ka reaguar Ministria ...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka p...
Në Fushë Krujë është zhdukur një 24-vjeçare. Shtetësja me in...
Efektivët e Komisariatit të Gjirokastrës kanë arrestuar Kris...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi në Kukës ba...
Një person është mbytur ditën e sotme në detin e Mali i Robi...
Në një intervistë për gazetën “Panorama”, kompozitori Gjergj...
Shpirtrat e vdekur te Nikolai Gogol, eshte nje nga veprat me...
Kryeministri Edi Rama duket se ka vendosur të shfajësohet dh...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...