Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Për sa kohë që nuk është e qartë, nëse një azilkërkues mund të qëndrojnë në Gjermani, punëdhënësit janë të rezervuar. Nga ana tjetër nevojitet fuqi punëtore e kualifikuar. Një projekt në Duisburg hedh hapat e parë.
Ofiçina gumëzhin në të gjitha anët. Mbi dhjetë të rinj me kominoshe blu djersijnë duke punuar me tuba metali. Thiernohabib Hann nga Guinea është shumë i kënaqur: “Puna është shumë, shumë e mirë për mua, unë dua që të punoj – gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë.” Të gjithë këtu kanë kaluar disa muaj në arrati dhe kanë pritur me vite si azilkërkues, duke mos patur të drejtë për të punuar. Rutina e përditshme dhe puna në ofiçinë është fillimi i një faze të re në jetë.
“Njerëz kaq të motivuar kemi rrallë”, thotë Frank Bruxmeier, drejtor i qendrës për mësimin e zanateve në Duisburg. Qendra e trajnimit ofron nëntë kurse kualifikimi, nga shoferë kamionësh, deri tek hidraulikët dhe mekanikët për impiantët e ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar. Shpesh është e vështirë të gjesh kandidatë për këto zanate.
Ndihmë në gjermanisht dhe matematikë
Prandaj Bruxmeier dhe kolegët e tij kanë ndërmarrë tani iniciativën për të përgatitur 17 refugjatë si mekanikë. Zanati si mekanik për impiantet e ngrohjes ka më shumë perspektivë se asnjë tjetër, thotë Bruxmeier. Ky profesion kërkohet shumë në Gjermani. Pas një kursi kualifikimi dyvjeçar në qendrën e trajnimit në Duisburg ato marrin deftesën, të cilat thotë Bruxmeier, “mezi ç’priten në tregun gjerman të punës”. Nëse projekti ecën mirë, iniciatorët do të marrin refugjatë të tjerë për zanate, ku ka mungesa, si shoferë kamioni dhe kujdestarë në azile pleqsh.
Në kurse të posaçme 17 refugjatët mësojnë në qendrën e trajnimit intensivisht gjuhën gjermane, mbushin boshllëqet në matematikë dhe mësojnë terma teknike, që u nevojiten si mekanikë. Sa për praktikën, ato mund të bazohen në njohuritë e tyre të mëparshme. Por refugjatët nuk kanë dokumenta: “Ajo që nuk mund të sjellin me vete, janë natyrisht deftesat”, thotë Bruxmeier. “Ai që ikën përmes Mesdheut, mund të mendojë për çdo gjë, por jo për deftesat.”
Statusi i pasigurtë i qëndrimit
Shumica e 17 azilkërkuesve vijnë nga Afrika perëndimore, Siria dhe Shqipëria. Me përjashtim të një rasti, të gjithë e kanë të papërfunduar procesin e azilit. Është plotësisht e paqartë se sa kohë mund të qëndrojnë ende në Gjermani. Një pasiguri e madhe, që i pengon shumë punëdhënës për të marrë një refugjat si një praktikant në ndërmarrje.
Uwe Schöbel është shef i një ndërmarrjeje për teknologji për ngrohje dhe ajër te kondicionuar në Duisburg. Ai aktualisht ka 16 praktikantë, mes tyre edhe Jihad Maai nga Siria. Maai ka ardhur para tre vjetësh në Gjermani, qëndrimi i tij këtu është i sigurt. Përndryshe Uwe Schëbel nuk do të kishte ofruar atij kursin. Këtë sipërmarrësi e thotë hapur.
Potencial i madh
Jihad Maai ka filluar në korrik trajnimin dhe lufton disi me termat teknike. “Ndonjëherë kolegët më thonë diçka dhe unë shkoj e marr diçka tjetër, është e vështirë.” Në Siri ai kishte studiuar, në Duisburg ai punon me duar – kjo është për të e pazakontë.
Por shefi i tij është shumë i kënaqur me të pas disa javësh pune. Edhe pse Jihadi Maai ende ka nevojë për ndihmë, Uwe Schöbel është i bindur: “Në mesin e refugjatëve ka shumë njerëz të rinj, me vullnet dhe të arsimuar.” Potenciali i tyre nuk është njohur ende sa duhet. “Sipërmarrësit ndoshta vrasin mendjen për këtë, por që të bëjnë hapin e fundit dhe të punësojnë dikë – shumë kanë rezerva, por unë jam i bindur se nuk duhet të ketë.”
Tre vjet ka Jihad Maai akoma për të specializimin. Por për periudhën më pas ai ka plane të qarta, dëshiron të bëhet mjeshtër, pastaj mund të përgatisë të tjerët.DW
Një qytetar shqiptar, banor i Bruklinit në Nju Jork, u denua...
Ministrat e Financave të Eurozonës miratuan paketën e kredis...
Nga Bonnie dhe Clyde, tek dyshja e snajperëve vrasës në Uash...
Autoritetet shqiptare kanë mbajtur “sekret”, axhendën e një ...
“Ne të dy pijmë dhallë të ftohtë këtu në lokal, dhe në momen...
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka kthyer për shqyrti...
Ermal Shehu, pronari i shtëpisë me qera ku kanë qëndruar mot...
Zbardhen detaje të reja mbi ikjen nga shtëpia të motrave Kaj...
Para pak minutash një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në fs...
Policia e Korcës ka arrestuar Klement dhe Englantin Karafili...
Ministria e Brendshme e Gjermanisë në një komunikat zyrtare ...
Kryetari i PD-së, Lulëzim Basha ka akuzuar qeverinë për 25 m...
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reagur për embargon...
EUROSTAT rrëzon ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për vd...
Informacione të reja dalin në dritë lidhur me pushimet përra...
Një copë shumë e veçantë nga Muri i Berlinit iu dhurua Depar...
Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri po akuzohet ditet e fun...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...