web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Antonio Banderas mbush 55 – vjeç

11 Gusht 2015, 22:04, Lifestyle CNA

Edhe në datëlindjen e tij të 55, Antonio Banderas mbetet seks ? simboli i Hollivudit. Djali i një polici dhe një mësueseje, e nisi karrierën si futbollist, por pas një dëmtimi, ai i përkushtua aktrimit.
Pamja e tij prej një djali thyes zemrash, aktori spanjoll, u vlerësua nga revista e njohur ?People? si një nga 50 meshkujt më të bukur të botës në vitin 1996. Në të njëjtin vit ai martohet me aktoren Melanie Grifith, me të cilën ka një vajzë, Stella.
I famshëm për filmat ?Evita?, ?Intervistë me vampirin?, ?Philadelphia? apo ?Maska e Zoros?, së fundmi, aktori u pa në Festivalin e Kanës me filmin ?Do të takosh burrin e ëndrrave të tua? të Woody Alen.
I martuar dhe divorcuar dy herë, aktualisht ai jeton mes New York -ut dhe Londrës. Projektet e tij në fushën e modës, teatrit dhe kinemasë janë disa, por ai që përbën dhe ëndrrën e Antonio Banderas është të interpretojë Pikason.
Edhe pse 55 ? vjeç duket se spanjolli ka rigjetur energjinë dhe është në fomë të mirë, për të qenë në sheshxhirim.





Lajmet e fundit nga