web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja cilët janë punët më të dëshiruara në botë

29 Korrik 2015, 22:10, Kuriozitete CNA

Studime te shumta janë realizuar për të parë, se cilët do të jenë punët më të preferuara në botë. Përfundimi i studimit nxjerr në pah se puna më e kërkuar është “roje ishujsh tropikalë”. Më poshtë janë listuar shtatë nga punët më të kërkuara që jo të gjithve ju shkan në mendje;

Roje në ishullin e Parajsës

Disa vite më parë, Ben Southall, nga Petersfieldi në Britaninë e Madhe, fitoi përballë pothuaj 35 mijë kandidatëve të ardhur nga e gjithë bota, për t?u punësuar si “roje” i Ishullit Hamilton, në Barrierën e Madhe të KOraleve. Paga shumë e mire, mbi 110 mijë dollarë australianë (pothuaj 75 mijë Euro) për 6 muaj punë. Punëdhënësi ishte departamenti i turizmit i shtetit të Quuensland në Australi, të cilit i duhej një rojë, por mbi të gjitha reklamë: në fakt lajmërimi u publikua për ta mësuar e gjithë bota, përmes një fushate të jashtëzakonshme, magjepsja e verilindjes së Queensland.

Kolauduese e hoteleve luksoze

Rhiannon Taylor, 29 vjec, ishte një person që bëri të mundur krijimin e një faqeje në internet me emrin “Në shtrat me mua”, ku vlerëson hotelet me 5 yje, duke udhëtuar nëpër botë për të provuar shtretërit, pishinat dhe shërbimin në dhomë. Falë recensioneve të saj ironike dhe pa dorashka, faqja është shndërruar në një sukses të madh dhe shumëkush i beson asaj për të programuar një udhëtim. Reklama e kompanive që shesin produkte udhëtimi, si për shembull valixhe, rroba banje dhe të tjerë, ka bërë më vonë që puna e saj të shpërblehet. Dhe në vijim, edhe hotelet filluan të paguajnë që ajo t’i vizitojë?

Testuesit e rrëshkitëseve me ujë

Tommy Lynch, 32 vjeçari nga Anglia përshkon më shumë se 40 mijë kilometra në botë për punën e tij: teston rrëshkitëset në parqet ujore dhe në rezortet e pushimeve. Lynch punon për First Choice Holidays, dhe detyra e tij është që të kontrollojë lartësinë, shpejtësinë, sasinë e ujit dhe të gjithë aspektet e sigurisë të rrëshkitëseve, përpara se të vërsulen turistët.

Shijues i vezëve të pashkëve

Përmes një historie të treguar nga Alex Emerson-White, 27 vjec, i cili tregon se si nxjerr jetesën shijon si degustues zyrtar vezët e pashkëve për zinxhirin e dyqaneve Marks&Spencer. Detyra e tij, përvec se të shijojë vezët, është që të bredhë botën dhe të zgjedhë përbërësit e përsosur për t?i përgatitur. Por nuk është gjithcka kaq e bukur: “Mund të ndodhë që të ha 50-60 copa cokollate në javë”, rrëfen White që do të thotë të shtoj pesë kile.

Kolaudues profilaktikesh

Herë pas here në faqet anglosaksone ku kërkohet punë, shfaqet një e një kompanie të famshme prodhuese të profilaktikëve, që kërkojnë kolaudues njerëzore. Por, në shumë raste, puna nuk paguhet, por parashikohet një pagim me produkte të vetë kompanisë, por me kusht që raporti mbi produktet të jetë i ndershëm.

Kopshtar

E megjithatë, sipas një studimi të bazuar në statistika dhe të botuar nga The Guardian, ajo e kopshtarit është një prej punëve më të bukura në botë. Sipas të intervistuarve, avantazhet janë të shumtë: qëndrimi në ajër të pastër dhe puna me natyrën, qëndrimi larg nga një tryezë pune, shumëllojshmëria e punës, efektet terapeutikë të të gjelbrës, si dhe mundësia për krijimin e pejsazheve me duart e tua.

Matematicien

Vitin që kaloi, e përjavshmja TIME botoi rezultatet e një studimi të faqes së internetit CareerCast.com mbi punët më të mira në botë. Dhe gjejeni pak: Me një të ardhur mesatare mbi 100 mijë dollarë në vit dhe një normë rritjeje 23% të parashikuar për vitin 2022, matematicieni është profesioni më i dëshiruar. Mundësitë e gjetjes së punës janë të hsumta: që nga shëndetësia në teknologji, e deri në politikë. Pra, pa matematicienët, duket se bota rrezikon të ndalet në vend.

 

 

 





09:45 Kuriozitete

Molla helmuese

Molla helmuese, siç edhe njihet në mbarë botën, ndodhet më s...

09:15 Kuriozitete

Gjyshja striptiste

Kjo 61-vjeçare nga Shefield në Britaninë e Madhe mund të kon...

Lajmet e fundit nga