Shoferi fantazëm në laptop
Andy Greenberg nuk mund ta harrojë lehtë udhëtimin e tij eks...
Një kompani e re në Berlin po shpreson të revolucionarizojë mënyrën e hapjes së dyerve të banesave. Sistemi Kiwi.ki, i bazuar në teknologjinë e njëjtë që përdoret në çelësat inteligjentë të makinave të reja, deri më tani është instaluar në më shumë se 1400 dyer të banesave në kryeqytetin gjerman, Berlin.
Çelësi Kiwi Ki, i shpikur nga kompania me të njëjtin emër, përdoret çdo ditë nga mijëra njerëz në Berlin për të hapur dyert banesave.
Mbi 1400 dyer banesash janë pajisur me këtë sistem në kryeqytetin gjerman dhe qindra të tjera në Hamburg.
Çelësi Kiwi.ki funksionon në bazë të një sistemi i cili përdor teknologjinë e identifikimit të radio-frekuencave, RFID.
“Kur i afroheni derës tre apo katër metra, ky çelës e hap atë automatikisht”,thotë bashkë-themeluesja e kompanisë Kiwi.ki, Claudia Nagel.
Kjo nuk është teknologji e re.
Ajo përdoret gjerësisht në çelësat e makinave, sistemet e sigurisë në ndërtesat administrative dhe shumë aplikacione tjera.
Por sipas kompanisë Kiwi.ki, sistemi i saj është i pari që do të instalohet në ndërtesat e banimit në një shkallë të gjerë.
Kompania thotë gjithashtu se Kiwi Ki është sistemi i parë i këtij lloji që përmes një aplikacioni të telefonave inteligjentë mund të hapë dyert nga distanca.
“Ideja për çelësin Kiwi ki më lindi në nëntor të vitit 2007. Nuk mund të hapja derën e pallatit pas i kisha duart të zëna me djalin në një anë dhe çantat në anën tjetër. Ishte ditë e ftohtë me shi dhe unë nuk mund të gjeja çelësin. Në atë moment unë mendova se duhet të kishte një mënyrë më të lehtë për hapjen e derës”.
Kompania Kiwi Ki është themeluar në vitin 2012 dhe aktualisht ka 30 punonjës.
Kohët e fundit ajo ka lidhur kontrata me disa kompani shërbimesh me bazë në Berlin, duke përfshirë postën dhe departamentin e zjarrfikësve.
Klientëve të tyre u jepet një çelës, i cili mund të hapë të gjitha dyert në një zonë apo rrugë.
Kompania e riciklimit Remondis po provon këtë sistem dhe ka marrë 20 çelësa për të hapur mbi 1000 dyer në Berlin.
Prova do të zgjasë disa muaj. Pastaj kompania do të vlerësojë efikasitetin e këtij sistemi dhe do të vendosë nëse do ta përdorë atë rregullisht.
“Ne duhet të hyjmë në shumë ndërtesa e shtëpi dhe për ta bërë këtë duhet të mbajmë me vete tufa çelësash. Me teknologjinë Kiwi-ki ne do të jemi në gjendje të hapim shumë dyer me një çelës të vetëm”, thotë Lutz Wedegartner i kompanisë Remondis.
Kompania Kiwi Ki thotë se sistemi mund të instalohet për 20 minuta në një derë standarde dhe kushton më pak se 400 euro.
Në rast të humbjes së çëlësit, ai mund të çaktivizohet dhe të zëvendësohet për 25 euro. Ndërkohë, banorët mund të përdorin një aplikacion të telefonave inteligjentë për të hyrë në shtëpitë e tyre.
Në të ardhmen, kompania shpreson të jetë në gjendje të pajisë dyert e brendshme të apartamenteve me këtë sistem.
Ashensorët në disa ndërtesa tashmë janë pajisur me këtë sistem.
Henryk Ploetz është analist i sigurisë së sistemeve të çelësave.
“Është shumë më i sigurt se një çelës i zakonshëm. Një çelës i zakonshëm mund të kopjohet lehtë, nganjëherë vetëm përmes një fotografie. Me këtë sistem, ju nuk mund ta bëni këtë,” thotë ai.
“Kjo vlen për të gjithë çelësat pa kontakt, por Kiwi Ki është më i sigurt se të gjithë çelësat e tjerë të këtij lloji”.
Kompania Kiwi Ki thotë se sistemi i saj pritet të instalohet edhe në qytete të tjera evropiane në muajt e ardhshëm.
Andy Greenberg nuk mund ta harrojë lehtë udhëtimin e tij eks...
NASA dhe universiteti i Kalifornisë kanë krijuar një teknolo...
Keni probleme me baterinë e telefonit? Nuk iu mban më shumë ...
Fiat Chrysler njoftoi tërheqjen e rreth 1,4 milionë automjet...
iPhone është një ndër modelet më të preferuar të telefonit n...
Telefoni i ri iPhone do të duket njëjtë sikurse iPhone 6 dhe...
Microsoft po përgatitet të nxjerrë dy pajisje të reja Lumia ...
Të gjithë adhuruesit e “selfie”-ve e dinë se për shkrepjen e...
NASA u dha fund spekullimeve dhe konfirmoi atë që përflitej ...
Të ardhurat dhe fitimet kanë lulëzuar nga shitjet e iPhone d...
Twitter bën një tjetër hap në sigurinë e përdoruesve. Kjo vj...
HTC e ka konfirmuar lancimin e modelit One M9+, të cilin e l...
Samsung ka njoftuar lëshimin e Galaxy Tab S2, një tableti të...
“Whooming” është programi, i cili u jep fund telefonataveano...
Në Korenë e Jugut ka nisur testimi për publikun për Samsung ...
LG po punon për të sjellë në treg modelin më të ri LG-F600, ...
Sonda New Horizons që ka bërë fotot e Plutonit ushqehet nga ...
Ky është smartphone më i hollë se ndonjëherë: është Galaxy A...
Afganistani tashmë ka makinën e parë me energji diellore në ...
Pas spekulimeve të pafundme, thashethemeve, shfaqjeve të fot...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...