web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident ne Rreshen, 10 te plagosur

27 Korrik 2015, 20:07, Kronika CNA

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Rrëshen. Përplasja e dy makinave ka qenë e frikshme, aq sa ka shkaktuar plagosjen e 10 personave. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë viktimë. 4 prej të plagosurve janë transportuar me helikopterë drejt Tiranës. Dy prej tyre janë fëmijë. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit që ndodhi 5 km larg Rrugës së Kombit, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e saj. Nga të dhënat e deritanishme dyshohet se shkak i përplasjes ka qenë një parakalim i gabuar.





Lajmet e fundit nga