PD bojkoton sërish seancën
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...
Sesioni parlamentar pritet të mbyllet nesër me miratimin e ligjit të ri për turizmin, ndërsa ai mund të konsiderohet një sesion pothuajse i dështuar për opozitën.
Kjo jo vetëm për shkak të mosarritjes të bërjes së një oponence të qartë ndaj ligjeve të Qeverisë, por edhe për shkak të problemeve të brendshme në Grupin Parlamentar demokrat.
Lulzim Basha, Kryetari i Partisë Demokratike, megjithëse dy vite në drejtimin e partisë më të madhe opozitare, ende nuk ka mundur të bëhet një lider i të gjitha strukturave partiake, ku përfshihen edhe deputetët.
E ndërsa me formulën e re të përbërjes dhe funskionimit, Basha duket se ka disi nën kontroll Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të PD, ku ka përfshirë shumë nga mbështetësit e tij, kjo nuk mund të thuhet për Grupin Parlamentar.
Përballjet e tij publike ose jo me shumë nga deputetët, nxjerrin në pah problemet që duket se Basha ka menduar t?i zgjidhë në 2017, kur edhe të përzgjedhë emrat e kandidatëve të Partisë Demokratike për Parlamentin e ardhshëm.
Por cilët janë deputetët që i kanë shkaktuar jo pak probleme Kryetarit të Partisë Demokratike?
Mesila Doda, deputetja demokrate e zgjedhur nga Qarku i Fierit, duket se është kontestuesja më e fortë e linjës Basha në Partinë Demokratike. Përballjet mes tyre kanë shkuar deri në limitin sa deputetja demokrate nuik ka qenë pjesëmarrëse në disa nga mbledhjet e Grupit Parlamentar të PD. Në disa raste ajo nuk është njoftuar për mbledhjet e Grupit, në disa të tjera ligjvënësja demokrate mund të mos ketë marrë pjesë vetë. Madje Doda nuk u përfshi në asnjë nga grupet e punës gjatë fushatës së zgjedhjeve vendore.
Astrit Patozi është një tjetër ligjvënës demokrat që nuk ka kursyer kritikat ndaj Bashës. Madje përballjet mes tij dhe kreut demokrat u evuidentuan edhe gjatë fushatës për zgjedhjet vendore, ku Patozi i deleguar për Bashkinë e Vorës, pothuajse u la i vetëm në fushatë, megjithë problemet e denoncuara herë pas here prej tij.
Jozefina Topalli, një nga kundërshtaret e Bashës prej disa vitesh, nuk ka kursyer akuzat në drejtim të Lulzim Bashës në lidhje me humbjen e zgjedhjeve. Topalli dhe Patozi kanë qenë ndër të paktët deputetë që publikisht kanë pohuar se PD ka humbur zgjedhjet, në një kohë kur Basha deklaronte se rezultati i 21 Qershorit ishte një hap i madh përpara për Partinë Demokratike. Madje të dy deputetët kanë kërkuar zhvillimin e një analize të plotë dhe nxjerrjen e përgjegjësve për humbjen, pavarësisht se kreu demokrat ka zgjedhur startegjinë për të shtyrë procesin në vjeshtën e këtij viti.
Oerd Bylykbashi, deputeti i PD-së së Qarkut të Durrësit, është një tjetër ligjvënës demokrat që ka pasur përplasje me Bashën. Debatet mes tyre, ndonëse jo publike, i përkasin periudhës së zgjedhjeve të brendshme në parti, konkretisht kandidaturave për postin e kryetarit të degës së PD-së në Durrës. Basha në atë kohë ka refuzuar kandidimin e një prej emrave të propozuar nga Bylykbashi. Gjithashtu përballja duket se është aktivizuar edhe pak përpara zgjedhjeve vendore në lidhje me kandidatët për Bashkinë e Durrësit dhe këshillit bashkiak të qytetit bregdetar.
Majlinda Bregu, po ashtu renditet ndër deputetetet që ka kontestuar linjën Basha dhe mënyrën e tij të organizimit të Partisë Demokratike. Bregu në disa mbledhje i ka kërkuar Bashës sqarime në lidhje me udhëzimet dhe emërimet e kryera prej tij përsa i takon procesit organizativ të Partisë Demokratike. Bregu, si anëtare e Kryesisë së PD-së, për shkak të pozicionit të saj si Kryetare e Komisionit parlamentar për Integrimin, ka ngritur shqetësimet se anëtarët e kryesisë nuk informohen në lidhje me procesin organizativ, ndërsa mësojnë përmes mediave vendimet e marra nga Basha.
Genc Ruli gjithashtu ka kundërshtuar Bashën në vendimmarrjet e tij përsa i takon të deleguarve për zgjedhjet vendore. Ruli kërkonte drejtimin e fushatës në Gjirokastër, në një kohë kur në këtë qark ishte caktuar Tritan Shehu. Ruli u vendos të ishte pjesë e Grupit të Punës në Tiranë, por ky vendim nuk u mirëprit, dhe deputeti demokrat pothuajse nuk u angazhua fare në fushatë. Vec kësaj Ruli, bashkë me Patozin, Dodën dhe Bregun renditen ndër deputetët që kanë kundërshtuar Bashën në politikën për bojkotin parlamentar.
Por vec këtyre emrave që nuk kanë nguruar të përballen publikisht ose jo me kreun demokrat, edhe shumë deputetë të tjerë të partisë më të madhe opozitare, duket se nuk përkrahim linjën e zgjedhur nga Lulzim Basha për të drejtuar PD-në.
Arben Imami, Eduard Selami, Astrit Veliaj dhe Igli Cara, mund të renditen ndër deputetët që kundërshtojnë linjën Basha. Secili prej tyre është lënë në hije nga kreu demokrat, përfshi këtu edhe angazhimin e tyre në fushatë. Asnjë prej deputetëve nuk u zgjodh të ishin drejtues të Grupeve të Fushatës për zgjedhjet vendore, me përjashtim të Arben Imamit, që nga Elbasani u cua në Shkodër, por më pas u tërhoq. Eduard Selami, ish-drejtues i PD u caktua si pjesëtar i grupit të punës në një nga minibashkitë e Tiranës, Astrit Veliaj dhe Igli Cara u lanë jashtë strukturave të fushatës, pavarësisht ndikimit që ata mund të kishin në Qarqet ku ishin zgjedhur deputetë.
Po bëhen 5 muaj nga koha kur Saimir Tahiri do të përmendte p...
nstituti i Librit dhe i Promocionit në bashkëpunim me Komunë...
Një grabitës ka mbetur i plagosur gjatë tentativës për tu la...
Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi ka nisur zyrtaris...
Për me pas një roze është kjo kënga që ka publikuar Rozana R...
Gjykata Kushtetuese deklaron si të papajtueshëm më kushtetut...
Në 6 muajt e parë të 2015 në Shqipëri janë birësuar 32 fëmij...
Një skandal financiar përfshin Partinë Demokratike dhe pikër...
Disa pushues në Shkëmbin e Kavajës ka zgjedhur të shpenzojnë...
Partia që ka fituar thellë në dy procese zgjedhore radhazi, ...
Citynews.al, dje denoncoi një veprim skandaloz nga ana e kry...
Të enjten më datë 30 korrik pritet të zhvillohet mbledhja e ...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për t...
Nisin përplasjet e para mes Lëvizjes Socialiste për Integrim...
Ujësjellës Kanalizime Tiranë bën të ditur se do të ketë prob...
Pas grabitjes spektakolare prej 560 milionë lekësh të vjetra...
I nxehti afrikan që ka përfshirë Shqipërinë në këto ditë ver...
Shtatë persona u vranë pas shpërthimit në një uzinë fishekzj...
Kryeministri Edi Rama inspektoi të premten punimet për fuqiz...
Ndërsa shumë evropianë shikojnë me ankth nga Greqia, disa ka...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...