Përplasje për reformën zgjedhore, PS merr vendimin e vetme
Procesi i reformës zgjedhore do të vijojë edhe në muajt e ...
Procesi i reformës zgjedhore do të vijojë edhe në muajt e ...
Kryeministri Edi Rama inspektoi të premten punimet për fuqizimin e transmetimit Babicë-Sarandë, 109 kilometra, pjesë e ?Unazës energjetike të Jugut? 110 kV.
Investimi prej 110 milionë eurosh, që përbën të parin në këtë segment, rreth 4 dekada pas elektrifikimit, parashikon zëvendësimin e rrjetit tërësisht të amortizuar, si dhe rritjen e cilësisë së furnizimit. Kryeministri ka garantuar banorët e zonës se, problemi i tyre shumëvjeçar me furnizimin me energji do të marrë fund.
?Ta mbyllim këtë historinë e energjisë elektrike, sepse u tmerruat. Kjo linjë do ta mbyllë të gjithë problemin që ka i gjithë bregdeti?, u shpreh kryeministri Edi Rama. rama u informua nga Ministri i Energjisë dhe Industrisë, damian Gjiknuri si dhe nga kreu i OST-së, Engjëll Zeqo për ecurinë e punimeve, si dhe u njoh me metodën e re të transportimit të fibrave, përmes ?drone?-it, për t?u shtrirë nga një shtyllë në tjetrën, çka deri më sot bëhej në mënyrë manuale nga vetë punëtorët.
Ndërsa ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri vuri në dukje se përmes këtij investimi mbyllet përfundimisht problemi i furnizimit me energji. ?Ky investim dhe në tërësi unaza energjetike e jugut, tha do të mbyllë përfundimisht problemin e furnizimit me energji të gjithë kësaj zone turistike?, ministri Gjiknuri.
Sipas tij, gjithë fshatrat e Bregut që është dhe pjesa më turistike duhet të ketë një furnizim me energji shumë normal dhe të shmangë të gjitha këto probleme që janë hapur, sidomos kur janë temperaturat e nxehta. ?Mendoj se brenda dy vjetësh do të kemi një furnizim energjie me standarde bashkëkohore dhe nuk do të ketë më problem, gjithë struktura bazë për zhvillimin e turizmit do të jetë në dispozicion?, u shpreh Gjiknuri.
Drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), Zeqo tha se ky investim do garantojë përmirësimin në mënyrë rrënjësore të cilësisë së shërbimit të energjisë elektrike .?Krijon shumë mundësi për pjesën e turizmit, pasi sot shumë subjekte kanë probleme tensioni, punojnë me gjeneratorë. Një zonë e paprekur prej shumë e shumë vitesh. Është investimi më i madh që mund të jetë bërë ndonjëherë që nga ajo kohë?, theksoi ai.
Rrjeti i transmetimit 110 kv të jugut të Shqipërisë, ose siç njihet unaza energjetike e jugut, e cila është në fazën e implementimit, përbëhet nga linjat 110 kv Vlorë-Sarandë; Ersekë-Përmet; Korçë-Ersekë; Përmet-Këlcyrë-Memaliaj dhe Zemblak-Korçë. Drejtori i OST-së informoi se në shtator përfundon linja Korçë-Ersekë dhe me përfundimin e linjës Babicë-Sarandë, brenda vitit 2015 krejt unaza e jugut do të jetë me një linjë të re.
?Paralel po punohet edhe për segmentin fundit që ka ngelur Korçë-Ersekë dhe në fund të shtatorit mbaron ndërtimi i linjës së re dhe sëbashku me këtë, e gjithë pjesa nga Korça deri në Babicë do të jetë linja e re?, -tha Zeqo
Në terren, për herë të parë u demonstrua edhe metoda e re e transportimit përmes dronit të fibrave për t?u shtrirë nga një shtyllë në tjetrën, çka deri më sot bëhej në mënyrë manuale nga vetë punëtorët./a.gjonaj/ATSH
Ndërsa shumë evropianë shikojnë me ankth nga Greqia, disa ka...
Vrasësi me pagesë Julian Sinanaj që tashmë gëzon statusin e ...
Ish-Ambasadorët Xhon Withers dhe Aleksandër Arvizu rishfaqen...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklarimeve te ...
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në r...
Një operacion antidrogë është zhvilluar paraditen e sotme në...
Ambasada britanike ka areaguar ashpër përmes një deklarate n...
Mbrëmjen e së enjtes, IKMT ka shembur një ndërtim të paligjs...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në S...
Prokuroria mbyll hetimet për ish Guvernatorin e Bankës së Sh...
Genc Pollo është pragmatist tek thotë se çdo gjë mund të ndo...
Pas prezantimit zyrtar të brandit të ri që do të operojë në ...
Pikërisht Banka Botërore është angazhuar në këtë operacion f...
Nga Artan FUGApuna eshte se une i shoh nje pjese te studente...
Miratimi i projektligjit për arsimin e lartë në Shqipëri, k...
Kryetarja e Qarkut Korcë Irena Nikaj perfshihet në një tjet...
Ju i shihni ato në Facebook, çdo ditë gjatë bisedave me SMS ...
Dafina Zeqiri nuk ndalet këtë verë. Ajo ka pak orë që ka pub...
Cfare fshihet pas manipulimit te disa ish pronareve kunder l...
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli akuzoi kryeminist...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...