PD bojkoton sërish seancën
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...
Genc Pollo është pragmatist tek thotë se çdo gjë mund të ndodhë në politikë, duke e marrë në konsideratë një aleancë mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Mëtonjësit e kësaj aleance e quajnë ?koalicioni i gjerë?, i cili do të thotë që nxjerr jashtë loje partinë e Ilir Metës dhe krijon një skenë të re politike, të tipit Frankenstein, pa bezdinë e LSI-së dhe tekat e saj shpesh të zorshme.
Kingmaker-at e kësaj ideje mendojnë që palët në këtë rast i bashkon dhimbja, vuajtja. Demokratët e kanë patur një përvojë katërvjeçare me këtë këpucë, e cila ua bëri këmbën plot kallo në të djathtë; socialistët kanë të njëjtën dhimbje në këmbën e mëngjër.
Fatmir Mediu e shqiptoi i pari një ide të këtillë, por Lulëzim Basha priti, e pastaj tha që do luftojë i vetëm, trim në luftë, ndaj çiftit Rama-Meta. Tani këtë tezë e mirëkupton një nga njerëzit më të lartë në kupolën e demokratëve të sotëm, Genc Pollo, ai që sot kontrollon imtësisht partinë, të cilën e nëmi dikur.
Ka patur një moment politik kur mund të bëhej koalicioni i gjerë i natyrës gjermane, pikërisht në vitin 2009. Por qëndrimi i Dritan Priftit në lidhje me kahun e mandatit të tij, pasioni për të mos patur një qeveri dyvjeçare (a mos më pak) pa kryeministër Sali Berishën, e hodhi tej këtë ofertë. Ndaj at?botë, në zhegun e vapës, u kullua marrëveshja me Ilir Metën. Pas gjashtë vjetësh, në kushte krejt të tjera, rihidhet ky projekt!
Ideatorët e ngjizjes së një aleance të këtillë rrëfejnë qartë se janë të ndërgjegjshëm për përmasën katastrofike të humbjes në zgjedhjet vendore, e cila me gjasë nuk premton kohë të mirë në zgjedhjet e përgjithshme. Kështu, duke u nisur nga klima postzgjedhore mes partive të majta, Partia Demokratike e Lulëzim Bashës ka vendosur të sillet si forcë e një madhësie më të rrudhur, të sillet si LSI-ja dikur, e cila të gjendet në ditë të hallit. Pas një çerek shekulli nga formimi, kjo parti po pranon të luajë si partitë që ne për marrëveshje fjale i quajmë ?të vogla?. Po udhëhiqet sërish nga aritmetika e thjeshtë e mbledhje-zbritjes, dhe jo nga ideologjia, gjë që nuk e bëri as pas përmbysjes së armatosur të vitit 1997.
Nuk flitet për një projekt në ajër, pasi prova e parë, por themelore, u dha me ligjin e Arsimit të Lartë. Deputetët e PD-së pritën deri në orët e para të mëngjesit që të bashkonin votat me LSI-në për të rrëzuar disa nene të rëndësishme të ligjit, por vetëm pak minuta para votimit morën urdhër të prerë të braktisnin seancën, duke i bërë shërbimin më të shkëlqyer qeverisë. Ndaj Pollo, jo pa gjasë kreu i Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, nuk ka pse mos të thotë që çdo gjë ndodh në politikë. Tekefundit, ai vetë është dëshmia e pragmatizmit, nga kundërshtar i paepur i PD-së në lider po i paepur i saj.
Sido që ta rrotullosh historinë e Lulëzim Bashës, e vështirë është të mos pranohet se është njeri që i kanë falur gjithçka. Erdhi nga terri i të panjohurës dhe i falën KOP-in, mandatin e deputetit në Tiranë, portofolet, bashkinë, dhe, së fundmi, partinë. Le të thonë yes-man-ët (në turqisht, jesmenë) që i fitoi zgjedhjet në parti. Kutitë i thyen, kutitë i vodhën, votuesit i gjetën në rrugë të madhe, duke ia dhënë edhe partinë. Tani që bashkia iku, pse mos t?i japin një copëz qeverie. Kuptohet, e gjitha kjo për të mirën e vendit, e procesit të integrimit europian, aspiratave euro-atlantike, dekriminalizimit, reformës në drejtësi, por, mbi të gjitha, në bazë të parimit gjithpërfshirës: ?Kali i kuq e ka një huq!?./tesheshi.com/
Pas prezantimit zyrtar të brandit të ri që do të operojë në ...
Pikërisht Banka Botërore është angazhuar në këtë operacion f...
Nga Artan FUGApuna eshte se une i shoh nje pjese te studente...
Miratimi i projektligjit për arsimin e lartë në Shqipëri, k...
Kryetarja e Qarkut Korcë Irena Nikaj perfshihet në një tjet...
Ju i shihni ato në Facebook, çdo ditë gjatë bisedave me SMS ...
Dafina Zeqiri nuk ndalet këtë verë. Ajo ka pak orë që ka pub...
Cfare fshihet pas manipulimit te disa ish pronareve kunder l...
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli akuzoi kryeminist...
Gazetari i politikës në Top Channel, që mbulon lajmet nga P...
Pas vendimit të djeshëm nga qeveria për rritjen e pensioneve...
Një nga eksponentët e Partisë Demokratike, Genc Pollo, nuk e...
Drejtoria e Tatimeve në Vlorë, në bashkëpunim me policinë k...
Kryeministri Edi Rama fton për darkë deputetët e Partisë Soc...
Në Gjermani po shtohen protestat dhe sulmet ndaj strehimorev...
Bavaria do t’i veçojë azilkërkuesit me shanse të pakta për p...
Qeveria ka miratuar dje rritjen e pensioneve me 1.4 %, që në...
Policia ka zbuluar një sasi lënde narkotike, e cila u tentua...
Ministri i Mireqenies Sociale komunikoi dje vendimin e qever...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...