Rama para samitit BE-Ballkani Perëndimor: Tri gjëra nuk parashikohen, Zoti, seksi dhe BE-ja
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Bavaria do t?i veçojë azilkërkuesit me shanse të pakta për pranim dhe do t?i kthejë shpejt të refuzuarit. Kritikët e shohin këtë si cënim të ligjit të azilit.
Për kryeministrin e Bavarisë Horst Seehofer, nga Unioni Kristian-Social (CSU), çështja është e qartë: Rreth 40 përqind e kërkesave për azil në Gjermani shtrohen nga njerëz nga vendet e Ballkanit. Por kuota e aprovimit të kërkesave të tyre është gati zero. Megjithatë autoritetet duhet t’i marrin në shqyrtim kërkesat dhe komunat duhet t?i strehojnë fillimisht azilkërkuesit. Shpesh ato ndjehen të mbingarkuara. Seehofer flet për “shpërdorim masiv të azilit”.
Si rezultat Bavaria dëshiron të bëjë ndarjen e azilkërkuesve. Ato me pak mundësi për pranim duhet të dërgohen në dy kampe të ndërtuara enkas për to pranë kufirit. Këtu bëjnë pjesë kryesisht njerëz nga vendet e Ballkanit. Serbia, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina konsiderohen madje edhe zyrtarisht “vendeve të sigurta të origjinës”, ku sipas përkufiizmit të qeverisë gjermane nuk ekziston rreziku i përndjekjes politike, prandaj qytetarët e këtyre vendeve nuk kanë të drejtë për azil. Bavaria do t’i kishte klasifikuar me gjithë qejf edhe Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kosovën si “të sigurta” dhe do të shqyrtojë edhe nëse mund të shtohet edhe ndonjë vend tjetër,?sidomos shtete afrikane”. Në kampet e planifikuara të pritjes kërkesat për azil duhet të shqyrtohen brenda dy javësh. Ai, kërkesa e të cilit është refuzuar, dhe kjo ndodh në shumicën e rasteve, duhet të kthehet shpejt.
Seehofer thotë se e sheh veten të detyruar në njërën anë përballë komunave të mbingarkuara, por edhe përballë popullsisë, që shqetësohet gjithnjë e më shumë nga rritja e numrit të azilkërkuesve. Ai pohon se me ndarjen e azilkërkuesve synon të hapë vend për refugjatët, që kanë me të vërtetë nevojë për mbrojtje, si ato që vijnë nga zonat e luftës në Lindjen e Mesme.
Edhe Zyra e Migracionit e ashpërson qëndrimin
Në mënyrë të ngjashme argumenton tani edhe Enti Federal për Migracion dhe Refugjatë (BAMF), që ka qëndruar i tërhequr për një kohë të gjatë. Presidenti i tij Manfred Schmidt tha tani në gazetën “Donaukurier”: “Numri i madh i refugjatëve pa perspektivë nga këto vende na bllokon forcat, që na duhen për t’u kujdesur për njerëz nga zonat e krizave.”
Duke filluar nga muaji i ardhshëm ky ent, sipas Schmidt, “do të mund të pajisë me ndalim rihyrjeje në zonën e Shengenit dhe me ndalim të qëndrimit në Gjermani azilkërkuesit me kërkesa të pabaza për azil?. Schmidt bëri një llogaritje të thjeshtë për të treguar atraktivitetin e Gjermanisë si destinacion: Në Serbi paga mujore është 150 euro në muaj. Gati po kaq, 143 euro në muaj, marrin azilkërkuesit në Gjermani si para xhepi. “Nëse sjellin pastaj edhe familjen, kanë pagesat e transferimit, që nuk do të mund t’i arrinin kurrë në vendin e origjinës.” Por varfëria nuk është në Gjermani arsye për azil, tha Schmidt.
“Seehofer nxit një klimë konfrontuese ndaj refugjatëve?
Komunat duket se janë të kënaqura me propozimin e Seehoferit. Gerd Landsberg, drejtor i shoqatës së qyteteve dhe komunave gjermane tha në një intervistë për radion WDR, se në këtë rrugë mund të lehtësoheshin komunat. Këtë vit në Gjermani kanë ardhur më shumë njerëz nga Ballkani se sa nga Siria, vend në luftë civile.
Por politika dhe kisha dhe sidomos organizatat humanitare e kritikojnë qeverinë e landit të Bavarisë. Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Socialdemokrate (SPD), Yasmin Fahimi, e quajti qëndrimin Seehoferit “një lojë shumë të mjerueshme”. Kryeministri do të tregojë se refugjatët në Bavari nuk janë të mirëpritur, tha Fahimi në kanalin n-tv. Kryetari i FDP Lindner e bëri Seehoferin bashkëpërgjegjës për frymën ksenofobe: “Me politikën e tij Seehofer nxit një klimë kundër refugjatëve në shoqëri”, i tha Lindner agjencisë gjermane të shtypit. Peshkopi katolik i Hildesheimit Norbert Trelle paralajmëroi në agjencinë katolike të lajmeve nga një “dramatizim retorik”. Trelleborg rikujtoi gjithashtu se azili është “një e drejtë individuale e njeriut”.
“Kategorizimi i njerëzve sipas origjinës?
Kështu është edhe arsyetimi kryesor i Marei Pelzer, referente e politikave ligjore të organizatës Pro Asyl, kundër përcaktimit të “vendeve të sigurta të origjinës”. Në një intervistë për DW ajo tha: “Nëse njerëzit përndiqen si persona apo jo, duhet të rezultojë nga procedura e azilit dhe jo nga një vlerësim i përgjithshëm para se njerëzit të mund të paraqesin arsyet e tyre për azil.”
Hendrik Cremer, punonjës shkencor në Institutin Gjerman për të Drejtat e Njeriut, e kundërshtoi këtë propozim në bisedë për DW, sepse është në papajtueshmëri me të drejtën e azilit, “nëse njerëzit kategorizohen dhe ndahen në bazë të origjinës.”
Pelzer dhe Cremer nuk janë në fakt kundër përshpejtimit të procedurave të azilit, por ndarjen e planifikuar nga Bavaria të azilkërkuesve e konsiderojnë shumë problematike dhe refuzojnë përcaktimin e ?vendeve të sigurta të origjinës?.
Por edhe në qoftë se Seehofer ka bërë një formulim shumë të mprehtë dhe do të marrë masa jashtëzakonisht drastike ? me idetë e tij bavarezi nuk është tërësisht i izoluar. Fundja koncepti i tij përshtatet me deklaratat e fundit si të ministrit të Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere ,ashtu edhe të kancelares Merkel, të cilët e shohin si problem numrin e madh të azilkërkuesve nga Ballkani. DW
Qeveria ka miratuar dje rritjen e pensioneve me 1.4 %, që në...
Policia ka zbuluar një sasi lënde narkotike, e cila u tentua...
Ministri i Mireqenies Sociale komunikoi dje vendimin e qever...
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm ...
Henri Çili nuk po tregon asnjë grimë mëshirë për ministren n...
Zbardhet pakti mes Lulzim Bashës, Edi Ramës dhe Henri Çilit ...
Ndërsa kryeministri Tsipras pritet të kalojë një tjetër test...
Moderatori i emisionit Zone e Lire ne TV Klan Arjan Cani, ka...
Denion Meidani, ekspert në fushën e përgjimeve, përfshi edhe...
The Indipendent ka bashkëpunuar me një faqe interneti për të...
Dje gjate debatit ne parlament per ligjin e arsimit te larte...
Jennifer Garner dhe Ben Affleck do të jetojnë bashkë në një ...
Në redaksinë e Citynews.al ka mbërritur një letër, nga një q...
Teksa dhjetëra mijëra shqiptarë aplikojnë për azil në Gjerma...
Debati në Gjermani për vështirësitë e strehimit të refugjatë...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka qenë një ndër persona...
Me 78 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Parlamenti ...
Nuk mund të ndalem pa ju thënë dy fjalë zonjë (Ministres Nik...
Parlamenti miratoi me 78 vota pro rreth ores 02.00 te mengje...
PD ka braktisur seancen parlamentare ku diskutohej ligji per...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...