Miratohet projekt ligji per arsimin e larte
Parlamenti miratoi me 78 vota pro rreth ores 02.00 te mengje...
Nuk mund të ndalem pa ju thënë dy fjalë zonjë (Ministres Nikolla). Ndoqa nga zyra fjalën tuaj, u zhgënjeva në një kuptim njerëzor. Fole këtu si Madam urrejtja. Por kjo gjë, një gruaje nuk i shkon. Natyrisht unë jam i prirur te kem respekt për zonjat, për gratë, i vetmi urim që i kam bërë zotërisë aty ka qenë kur ai emëroi 5 zonja në kabinetin e qeverisë tij. Por nuk mund të mendoj se mund të përdoret në këtë mënyrë platforma sepse fjalori është i perbashkët. Në fjalor kanë akses të gjithë dhe aty mund të rrëmojnë e të gjejnë shumë lloj fjalësh.
Përsa i përket ligjit, unë e konsideroj këtë seancë dhe këtë ligj të një rëndësie kapitale për vendin, të nje rëndësie kushtetuese për atë që Jean Jack Russo e ka quajtur problemin më serioz të shoqërisë që është arsimi . Jam marrë me këtë ligj personalisht, me këtë koncept, dy vite me radhë, me dëshirën më të madhe që të adaptojmë këtë sistem. Pse? Ky është sistemi i një vendi që ka universitetet pa diskutim më të mira të Europës dhe nga më të mirat e botës, ky është sistemi i Britanisë së Madhe. Por, nuk kam patur një këshilltar si ai Gjonçaj që u bë famoz për shëndetësinë falas që u solli ju, por zotin Thomson, këshilltarin e Megi Thatcher për arsimin, këshilltar i Bankës Botërore për arsimin.
Pse unë arrita në përfundimin se ky koncept dhe ky ligj do ishte një aventurë për Shqipërinë, ndonëse kisha dëshirën më të madhe të ecnim drejt tij, une gjeta një mur të pa kapërcyeshëm. Sepse nëse proçedohej në këtë formë do bënim një gabim të tmerrshëm, duke të krahasuar me të pakrahasueshmet Të krahasonim qytetarin e Britanisë së Madhe, i cili ka tre shekuj mos më shumë, që ka dhe ujë të nxehtë brenda shtëpisë, me qytetarin shqiptar që akoma nuk ka ujë të pijshëm në shumë zona brenda shtëpisë.
Të krahasonim qytetarin britanik, që është nga qytetarët me të ardhura më të larta në botë, me qytetarin shqiptar që 20 vite me pare e nisi këtë rrugë me 204 dollarë për frymë dhe sot është në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, më duhej të krahasoja shoqërinë britanike me shoqërinë shqiptare, shoqëria britanike e cila ka shekuj që prodhon diploma universitare, diplomon specialistë te fushave më të ndryshme, me Shqiëprinë e cila ka universitetin më të ri shtetëror në Europë, pas unviersiteteve te Tetoves , më duhet të krahasoja Britaninë e koncepteve liberale me Shqipërinë e koncepteve totalitare, e cila edhe kur hapi unviersitetin e shndërroi atë në privilegj të kastës dhe të një grupi që ishin me notat me të mira.
Nga 75 mijë djem dhe vajza të grupmoshës së atyre viteve, në të gjitha kurset e universitetit kishte gjithsej 7 mijë djem dhe vajza shqiptare që shkolloheshin në unviersitetin e Tiranës. Dhe Shqipëria kishte një përqindje afrikane të shkolluarish, sepse etërit e këtyre që janë sot në pushtet ishin kategorikisht kundër shkollimit për arsye se kishin frikë prej tij, por do shkollonin nomeklaturën dhe njerëzit e besimit.
Isha kundër dhe u vendosa kundër sepse konstatova se ky parim, kjo reformë mbyll dyert e universiteve për të varfrit e vendit. Isha kundër, absolutisht, sepse që në vitet ?80 janë nga vitet më të rëndësishme në arsimin e botës, universitetet hapën dyert dhe numri i studentëve u tre – katër fishua me shpejtësi në botë.
Kurse zotëria ka fobinë e taksistit. Sigurisht që kur s?ke bërë një shkollë si duhet atëherë të kap frika e taksisitit që është jurist, dhe ua tregon shqiptarëve si një gjetje të madhe. Çfarë tregon, tregon komplekset e tua. Ti udhëton me taksi pa shkollë të përshtatshme, ai udhëton me diplomë juristi, dhe ky është mëkati i tij.
Pra, isha kundër që të mbyllnim dyert për të varferit. Mos harroni se Shqiëpria para 5-6 vitesh kishte gjithsej më pak se 3 % të popullatës me diploma universitare, në një kohë kur kjo përqindje ishte dhjetë herë më e madhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte 8 herë më e madhe në gadishullin skandinav, ishte shumë herë më e madhe në të gjitha vendet përveç Shqipërisë. Isha kundër, sepse ne do të kapnim kohën e humbur.
Unë absolutisht mbështes dhe do mbështes çdo hap drejt cilësisë dhe ka nevojë të madhe të plotësohet, por jo të mbyllen dyert. Ka studime te OECD të cilat tregojnë se nxënësit të cilët shkojnë me nota të ulëta në universitet, shumë e shumë vende i kanë të hapura pranimet, pa asnjë kufizim, ata mbeten, 50-60 % e tyre. Pra, nuk ia vlen, por atëherë këtyre u jepet mundësi për shkolla të tjera, të cilat i mbyllët dhe po i hapni kundrejt ryshfetit dhe xhepit.
Nuk jam kundër kontrolleve në mënyrë absolute por s?duhet të harrojmë një gjë tjetër, arsimi ka një funksion themelor, qytetërimin e personit, ka një funksion themelor edukimin. Imagjinoni ju se sa dënojmë ne në këtë mënyrë, duke ua bërë atyre përshesh, duke ua shkatërruar ëndrrën universitare. Një njeri që jeton mes maleve, që njeri që jeton në zona të varfëra, dhe ti i thua s’mund të ndjekësh shkollën, sepse edhe po të shesë lopën e parë, po të shesë lopën e dytë, po të shesë çfarë ka, nuk paguan dot borxhin e kredisë. Kush e bën këtë? E bëjnë këta zotërinjtë të cilët pa asnjë ndjenjë njerëzore duan të përjashtojnë të varfrit nga unviersitetet, duan të përjashtojnë nga shkollimi, edukimi dhe gjithë ato funksione. Kjo është antikombëtare, e theksoj me bindjen më të thellë se është anti kombëtare.
Ky është më i pashkolluari komb në Europë, por a ka mekanizma për të rritur cilësinë, po, a duhet rritur cilësia po, por jo mbi bazën e xhepit? A është ky modeli britanik? Nuk është ky modeli britanik, ka pjesë të tij, por modeli britanik ka pjesë private, asnjëri prej tyre nuk thotë që është unviersitet publik. Shko pak në Unviersitetin e Edinburgut, ska asnjë lidhje publike, jane kthyer te tjeret, unviersitetet kryesore britanike janë publike, por tani po lindin edhe private, ndërsa ju thoni ti kthejmë të gjithë në publike. Por ky nuk është problemi më kardinal. Problemi më kardinal është se ju mbyllni dyert për të varfrit e vendit për të cilën nuk keni pyetur kurrë.
Dekapitoni autonominë e universiteteve, e dekapitoni totalisht. Nëse ju i merrni fjalët e mia si deklarata politike unë do tu lexoj ju këtu ekspertizën që i ka bërë ligjit Jan de Groof, i cili është profesor i njohur në universitetin e Bruzhit, president i shoqatës së universiteteve, ky thotë se ky ligj është e kundërta e prirjeve europiane në arsimin e lartë.
Ju mund ta votoni, votojeni, ne kemi fjalën dhe i qëndrojmë deri në fund. Nuk bëhen ligjet me lobingje që paguajnë miliona euro. Arsimi është gjëja më serioze e një kombi. Po të ishte se ky sistem ecte e përdorte Gjermania, e përdorte Franca, e përdorte Suedia, e përdornin vendet e tjera, ja që janë vetëm dy tre vende që kanëvendosur për këtë. Njëri pa sukses, një tjetër e ka në diskutim dhe e vendosim ne. Po çfarë bëni ju me çmimet. Vitin e kaluar i rritët 30%, tani thoni do ti përcaktojë fakulteti. Garantoni kredinë. Ai fshatari i Çermenikës, i Mokrrës, apo i Tropojës, i Mirditës apo i Përmetit, ta zëmë mblidhet dhe shet çdo gjë për të marrë një kredi për fëmijën e parë. Po me fëmijën e dytë çfarë do të bëjë? Po ju tregoj një histori. Në vitet e diktaturës erdhi një kohë, kur nuk ia jepnin fëmijës se tret të drejtën e shkollës, u shkolluan dy, nuk ia jepnin të tretit të drejtën e shkollës. Dhe ju këtë bëni ju prisni rrugët. Nuk është ky funksioni që duhet të ketë shteti ndaj arsimit. Mund të rreshtoj një listë vërejtjesh dhe të jem dakord edhe për shumë gjëra, por dobësitë janë të lidhurat edhe me ne. Pse janë të lidhura me ne? Sepse numri i pedagogëve është qartësisht më i ulët sesa në vende e OECD. Nëse kanë një pedagog për 15 studentë, ne kemi 30 studentëvpër një pedagog. Atëherë hajde të shtojmë pedagogët, hajde të shtojmë buxhetin?! Kollaj të merrni mendjen e atij që ju tha se do të bëjmë shëndetësinë falas, ju solli sistemin britanik dhe ju la në baltë. Kur të gënjen tjetri njëherë pse mos të të gënjejnë dy herë?. Gjat ketyre 20 viteve janë investuar qindra e qindra milion nga çdo qeveri më radhë. Vetëm vitet e para mbi 18 milion ka dhënë BE për kualifikimin e pedagogëve tanë në universitete perëndimore, sepse duhej ndryshuar softi, se duhej bërë i ri. Arsimi ka nevojë për ndryshime të vazhdueshme, ka nevojë për investime të vazhdueshme, ka nevojë për kujdes maksimal. Kurse kjo lufton vetëm me një dëshirën tuaj, të shkollojmë sa më pak.
Përsa i përket cilësisë. E keni ekzekutuar që në fillim. Vutë mesataren, vutë ryshfetin. Rikthyet panairet e korrupsionit, do të merrni raportin për to. Ai nuk duhej kthyer kurrë, sepse ishte shëmtia më e madhe e korrupsionit në publik. Do ti shikoni tani. I përdorët metodat për të blerë votat. Kurrë ndonjëherë ndaj arsimit shqiptarë nuk është bërë një batërdi e tillë. Unë po lexoj edhe dy gjëra. Jan de Groof pyet se Cili është roli i shtetit? Çfarë është autonomia? Cilat janë funksionet e shtetit? Është dramatike thotë, sepse ky ligj interferon në kompetencat e ministrisë dhe kjo është shokuese. Duhet të respektohet autonomia e universiteteve dhe ky është vërtet problemi kryesor. Kur i merr dhe i emëron të gjithë kryeministri, autonomia është një top futbolli. Dalin Mozat, Lizat e të gjitha me radhë, se ky është ligji. Si mund të respektohet autonomia kur thuhet se gjen rregullime në ligje të tjera. Si mund të realizohet autonomia kur ti ia transferon ligjeve të tjera. Atëherë ligjin do e zhgarravisësh sipas interesit tënd. Zotëria ky specialisti thotë, po tek autonomia, shteti nuk është faktor kyç, faktor kyç është bota akademike, studentët dhe tërësia e botës akademike. Në kapitullin e dytë neni 7 thotë, kur flitet për ministritë, nuk është kjo përqasja e duhur, i gjithi mentalitet i ndërtuar keq, nuk thotë mentalitet i etërve tuaj se ai nuk merret me analizën time, por kjo është e vërteta. Nuk është ministria rojtari kryesor. Ky thotë se unë jam edhe pedagog edhe burokrat, të dyja i kam. Ministrat nuk janë ekspertët, por janë burokrat. Ekspertët janë dhe duhet të jene akademia, atëherë si do të bëjmë të fusim duart e ministres, të kryeministrit më shumë. Unë nuk them se nuk duhet bërë përpjekje, edhe është jetike, sepse pa diskutim pa liri akademike nuk ke kurrë realizim qëllimesh. Por a është kjo mënyra? Jo nuk është mënyra kjo. Përkundrazi është e kundërta thotë ky specialisti i shquar.
Dhe së fundi, unë e kuptoj se është e kotë, sepse ju keni marrë urdhër për ta votuar pavarësisht se çfarë do të themi ne. Por profesori thotw se 15 nene shkojnë në të kundërt me qeverisjen e mirë të arsimit. Absolutisht, shpreh bindjen e tij më të thellë ky ekspert, ky president i universiteteve evropiane për legjislacionin.
Unë do ta mbyll zonja Leskaj, unë do të uroja ty për detyrën, por nuk e bëj dot, sepse erdhe si rezultat i një kompromisi më të pandershëm që mund të mbahet mend, erdhe për të pjesëtuar për dy Shpëtim Idrizin. Unë e kam mirëpritur vizitën e Koxias në Tiranë, absolutisht, unë mirëpres dhe vlerësoj çdo përpjekje për përmirësimin e marrëdhënieve, nuk ka diskutim. Shqiptarët duhet të bëjnë përpjekje për të ndërtuar marrëdhënie sa më të mira me fqinjët tanë por kërkesa ultimative, për përzënien e Idrizit dhe kompromisi i bërë, që po vjen nën kryetar për ta distancuar Idirizin nuk ju nderon juve dhe ata që hoqën besimin nga PD dhe e vendosën tek ju.
Faleminderit!
fjala e ish kryeministrit Sali Berisha per ligjin e Arsimit te Larte.
Parlamenti miratoi me 78 vota pro rreth ores 02.00 te mengje...
PD ka braktisur seancen parlamentare ku diskutohej ligji per...
Kryetari i grupit parlamentar te Partise Demokratike, Edi Pa...
Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë në mesnatë në Tiranë, ...
Shpella “Xe Bang Fai” në qëndër të lumit Laos në Azi, ësht...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë një nga kundërshtarët ...
Disa janë falsifikime të qarta, të tjerat mund t’i identifik...
U drejtohem sot kolegëve deputetë, si një kolege e dyfishtë,...
Sot mediokriteti shpallet modeli i progresit. Diplomat boshe...
Sot kam vendosur te degjoj porosine publike te profesor Arta...
Elvi FUNDOGazeta “SOT”, titull kryesor kishte të martën kësh...
Kryeministri Rama përmes një postimi në faqen e tij në Faceb...
Besnik Aliaj ka marre anen e universiteteve publike, qe ne f...
Ndersa parlamenti mblidhet per miratimin e ligjit te Arsimit...
Nga Av. Klodi StrallaA u ka rene rasti te lexoni poezi, roma...
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor , gjatë 24 – ...
Një avionë zjarrfikës është rrëzuar në anën malazez të Liqen...
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mesditën e sotme në K...
Kompania publike e sigurimeve, INSIG do të privatizohet me t...
Kompania e parë e telekomunikacionit në Shqipëri, AMC po bëh...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...