web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Refuzojeni kete ligj! Nga Jozefina TOPALLI

21 Korrik 2015, 17:10, Aktualitet CNA

Sot kam vendosur te degjoj porosine publike te profesor Artan Fuges, qe na sugjeroi te mos bejme ekspertin e arsimit, por politikanin.

Ne duhet te bejme politikanin, sepse ne ligj antikushtetueshmeria eshte uleritese.

Nese je I varfer, nuk e ben dot shkollen e larte.
Njesoj si ne diktature.
Nese kishe biografi te keqe, shkolla ishte vetem enderr. Ky ligj denon ata qe nuk jane te pasur, sepse tarifa vjetore vetem per rregjistrim llogaritet 1 mije euro.

1) Ky ligj eshte segregacioni ne kohe moderne ne nje vend qe pretendon te hape negociatat me Bashkimin europian. Ne nuk duhet ta lejojme! Ne duhet t’u japim te pasurve dhe te varferve te njejten mundesi per arsimim!

2) Kete ne e kemi detyrim kushtetues dhe per kete ne kemi bere betimin. Neni 18 i Kushtetutes thote se te gjithe jane te barabarte para ligjit dhe askush nuk mund te diskriminohet per shkak te gjendjes ekonomike.

Prandaj ky ligj vendos segregacionin. Zhduk shanset e barabarta per shkollim, si nje e drejte universale dhe rikthen luften e klasave. E njejta mendesi si e eterve diktatore. Asnje merite. Nese nuk je i pasur, nuk shkollohesh.

Ka nje rrugedalje. Te marresh kredi, te hysh ne borxh, t’i ngjash Edi Rames. Ndryshimi eshte se 1 miliard dollaret qe ky ka marre borxh per dy vjet, i paguajne shqiptaret, ndersa borxhin e panevojshem qe ky ju detyron te merrni per te paguar shtrenjte shkollen e larte, do ta paguani vete, kur te hyni ne pune.

Por ne pune nuk hyhet pse je i shkolluar. Puna fitohet me tesere partie. Dhe atehere, pervec kestit te kredise se shkolles, do te paguani dhe kuotizacionin e anetaresise se partise. Keshtu ka vendosur partia se fundmi. Dhe ky eshte skenari me optimist per te rinjte e Shqiperise.

3) Ligji eshte antikushtetues edhe sepse permbyset garancia kushtetuese e nenit 57 qe garanton autonomine universitare dhe lirite akademike.
Eshte dramatike sesi ky kryeminister, i diplomuar si mesues vizatimi, te marre nen kontroll tempujt e dijes dhe te vendose per gjithcka ne jeten universitare, duke kthyer ne farse bordet dhe senatet.
Kryeministri – mesues vizatimi i do te gjitha, edhe kur nuk i duhen, edhe kur nuk i kupton. I do, sepse me ato blen pushtet, ne duke poshteruar te diturit dhe duke paguar Klientet e pushtetit, te licensuar per shperndarje diplomash universitare, por jo per dije. Ne duhet ta ndalojme kete rrezik kombetar!

Ligji eshte Anti Europian.

Mesuesi i vizatimit, qe me 1 milione vota u punesua kryeminister, reciton ne median e huaj dhe vendase se endrra jone eshte Europa. Eshte e vetmja here qe nuk genjen. Por ai ka vetem fjale te bukura. Sic thoshte miku i tij i ndjere Ardian Klosi “Edi Rama eshte ai qe di me pak nga ne, por ai tregon bukur”.

Ligji per arsimin eshte antieuropian. Nje nga ekspertet me te mire te Bashkimit Europian per ceshtjet e arsimit, profesori X thote se ky ligj jo veten nuk pasqyron nje sere dokumentash baze te rendesishem te Bashkimit Europian, por ligji nuk i perafrohet ne model asnje vendi Europian.

Sipas prof X ky ligj ben te kundertetn, sepse kryeministri mesues vizatimi qe perbetohet per Europen, ka rrezuar parimet dhe standardet themelore europiane.

Dhe i ka rrezuar jo pa qellim. Nepermjet ketij ligji qeveria vendos te sakrifikoje Dijen, te cilen duhet ta garantoje njesoj per te gjithe, si per te pasurit, edhe per te varfrit. Si per 5 perqindshin, ashtu edhe per 95 perqindshin apo 1 milione te papunet e fushates se Rilindjes!

Keta jane harruar, sepse tani gjithcka shitet dhe blihet. Pothuajse te gjithe jane te gatshem per pazar!

Fatkeqesia eshte qe pazari behet me parate publike te shqiptareve. Prandaj ky ligj eshte klientelist dhe korruptiv!

Sepse parate qe shqiptaret paguajne per buxhetin e shtetit qe te arsimojne femijet ne shkolla publike me nje tarife te arsyeshme, do te shkojne per universitetet private. A ka arsye? Asnje. Thjesht sepse keshtu do Edi Rama me Ilir Meten.

Do t’u japin miliona euro ne vit nga buxheti i shtetit disa pronareve universistesh, te licencuar per shperndarje diplomash dhe te vetelincesuar per lajkatim te kryeministrit, ne cdo forme qe atij i duhet.

Deputete te Kuvendit te Shqiperise,

Refuzojeni kete ligj!
1 milione te papunet dhe ata qe mbeten nuk kane 1 mije euro ne vit per te paguar tarifen e rregjistrimit ne Universitetet publike.

Refuzojeni kete ligj, sepse 1 milione te papunet dhe ata qe mbeten nuk kane 2 mije euro ne vit per te paguar masterin. Ne kete tarife nuk perfshihen librat, transporti, ushqimi, fjetja.

Refuzojeni kete ligj, sepse ky eshte ligji qe u thote te rinjve “Ikni ne eksod! Ky vend nuk behet! Sepse ky kryeminister i paditur ka zgjedhur te beje tregti milionere diplomash, duke sakrifikuar Dijen dhe bashke me te edhe te Ardhmen.

Eshte tragjike sesi pas 100 vjetesh, Gjergj Fishta eshte kaq aktual, kur tregon me nje mjeshteri te rralle episodin e nje tregtie te cuditshme.

Shenkolli, me urdher te Zotit, del neper bote me nje barke ngarkuar me mend. Kush donte t’i shtonte ato qe ka, mund te blinte edhe do te tjera. Me ne fund rruga e qiti shejtin ne Shengjin. Ne te njejten kohe, del ne kete port edhe djalli, qe vinte nga Franca me nje barke ngarkuar me shkarpa per t’i shitur. Se c’ndodh me bleresit shqiptare, At Gjergj fishta e shkruan ne vargje:
“Ran shqiptaret at-her n’kuvend,

E me folun rend-e rend,

(Shka nder ne nuk mbahet mend…

E pleqnuen se per kete vend

Duhen shkarpa e jo mend.

E prandaj kta bane toben,

E ma teper vune gjoben

Per me u la me desh e qe,

Mend Shenkollit mos me i ble.

Mandje cuene n’Sh’Njin ke djalli:

Per m’e pvete sa i bante malli.

Edhe Djalli-dreq i vjeter,

Qe tue dashte nuk ishte tjeter

Vec m’e lane ate mall n’Shqypni,

U la shkarpat veresi”

Ne fakt, si besimtar ne Zot, Gjergj Fishta e ben edhe djallin te meshirshem per shqiptaret. Por ai nuk mund te parashikonte qe pas 100 vjetesh djalli do te behej kryeminister dhe kryetar parlamenti i pameshirshem, qe po dun t’u shesin shkarpat shqiptareve. Biles po dun me ua shit shtrenjte!

Deputete te Kuvendit te Shqiperise, me shkolle dhe pa shkolle, me shkollen e dijes ose me shkollen e burgut, mos denoni kaq rende te ardhmen e Shqiperise! Mos e shisni ate per shkarpat e Edi Rames dhe Ilir Metes!
Te nderuar qytetare,

Nese ky ligj kalon, kjo eshte nje nga arsyet pse ky rregjim meriton te permbyset.

Mos kini frike nga kjo fjale ju qeveritare!
Kini frike nga heshtja e popullit, sepse nuk e blini dot gjate!

 

Fjala e plote mbajtur sot ne parlament per ligjin e Arsimit te Larte.





Lajmet e fundit nga