web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarre ne Shkoder e Shengjin, dyshohet per zjarrvenie te qellimshme

21 Korrik 2015, 16:20, Kronika CNA

Dhjetëra hektarë ullishte, pyje dhe shkurre janë përfshirë nga flakët mesditën e së martës në kodrat e Melgushes dhe Oblikës në Shkodër, ndersa flaket kane rene pasdite edhe ne kodrat e Shengjinit.

Forca të shumta të zjarrfikseve, ushtrisë dhe banorë të zonës janë duke u përpjekur në izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Zjarrfikësit janë përqendruar kryesisht në vatrat që rrezikojnë banesa, duke izoluar flakët në këto zona.
Temperaturat e larta dhe era janë duke ndihmuar në përhapjen e flakëve që kanë përfshirë dhjetëra ha ullishte.

Dyshohet që zjarri të jetë vënë qëllimisht për hapje kullotash në zona me shkurre, por që më pas ka dalë jashtë kontrollit.





Lajmet e fundit nga