web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Cërrik digjet biznesi, në Delvinë bie zjarr pranë një pusi nafte

19 Korrik 2015, 13:28, Kronika CNA

Një biznes është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Cërrikut. Zjarri ka rënë mesditën e së dielës dhe shkak dyshohet se është një mbingarkesë në rrjetin elektrik.

Nga rënia e zjarrit nuk raportohet për dëme në njerëz po vetëm dëme materiale dhe sipas policisë është djegur gjysma e biznesit.

Ndërkaq në Delvinë një zjarr ka rënë në afërsi të një pusi nafte. Zjarri ka rënë nga pakujdesia. Fatmirësisht nuk u raportua për dëme në njerëz.

Forcat zjarrfikëse nga Delvina dhe Saranda mbërritën në vendin e ngjarjes për të neutralizuar flakët e zjarrit.





Lajmet e fundit nga