web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Falsifikatori”, arrestohet 52-vjeçari në Fier

17 Korrik 2015, 07:20, Kronika CNA

Agjentë të antikrimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Fierit kanë finalizuar operacionin e koduar ?Falsifikatori?, duke arrestuar një 52-vjeçar për falsifikim dokumentesh.

Në pranga ka përfunduar shtetasi Agron Çipllaka, në banesën e të cilit u gjetën dhe u sekuestruan dokumente të ndryshme të falsifikuara si:

liçencë taksish, siguracione automjetesh, raporte mjekësore, karta të Kryqit të Kuq, si dhe karta identiteti italiane, greke dhe rumune.

Gjithashtu, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar edhe një njësi kompjuteri, një skaner, një printer me ngjyra dhe fletë që shërbenin për falsifikimin e dokumentave.





Lajmet e fundit nga