web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Blero vazhdon të vjedhë, por këtë herë do ta hedhin në gjyq

18 Korrik 2015, 09:45, Lifestyle CNA

Nuk është hera e parë që këngëtari Blero akuzohet për vjedhje këngësh, por këtë herë duket se ka vërtet telashe për këngëtarin. Sipas gazetës Paloma, këngëtari izraelit Peer Tasi do ta hedh në gjyq Bleron për vjedhjen e këngës “Jo Jo”, të cilën ai e ka realizuar sëbashku me reperin Onat. Para disa ditësh ka mbërritur në Shqipëri, një gazetare nga Izraeli, e cila ka dashur të intervistojë Bleron por ky i fundit nuk ka pranuar. Peer Tasi nga ana tjetër ka thënë se i bëhet shumë qejfi që kënga e tij, ” Derech ha shalom”, në gjuhën shqip ka arritur mbi 1 milion klikime, por të paktën Blero të kërkonte leje. Mesa duket Blero vdes për muzikën izraelite, pasi bashkëpunimi i tij i mëparshëm me Shkurte Gashi, është vjedhur përsëri nga një këngëtar izraelit si Dudu Ahron. Ahron është shprehur se kënga e tij ka marrë 10 milion klikime dhe se ai tashmë ka hapur një proces gjyqësor, për të marrë të gjitha ato që i takojnë nga të drejtat e autorit.

 





Lajmet e fundit nga