web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pogradec/ Dëmtuan buxhetin e bashkisë në vlerë prej 160 mijë euro, kallëzim penal për 6 zyrtarë

12 Korrik 2015, 14:07, Kronika CNA

Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas auditimit të bërë në fillim të këtij viti në Bashkinë Pogradec, i ka dorëzuar këtyre të fundit gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet përfundimtare, dhe ku thuhet se për shkak të numrit të madh të shkeljeve është bërë një dëm i konsiderueshëm ekonomik në vlerë prej 22.9 milionë lekë ose mbi 160 mijë euro.

Me këtë rast, KLSH ka kallëzuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec tre kryeinspektorë dhe tre specialistë të Njësisë së Prokurorimit të Bashkisë Pogradec, ndërsa në total ka rekomanduar dhënien e masës disiplinore ndaj 38 punonjësve të administratës së kësaj bashkie, për shkak të parregullsive të shumta.





Lajmet e fundit nga