Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e Shqipërisë?
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka komentuar rezultatin që mori e djathta në zgjedhjet e 21 Qershorit. Shehi pohoi se e djathta priste që të fitonte vetëm 6 bashki, në një kohë që mori 15 njësi bashkiake. Sipas kreut të LZHK, nëse do të bëhet një interpretim i numrave, Partia Demokratike ka humbur, por ky është një numër i mjaftueshëm që partia më e madhe opozitare të vijojë të jetë aktive dhe të shpresojë për një rezultat shumë më të mirë në zgjedhjet e përgjithshme të 2017-ës. Shehi u shpreh se Partia Demokratike ka shanse të ringrihet dhe kjo, sipas tij, bëhet jo duke u fshehur por duke marrë pjesë në të gjitha diskutimet e rëndësishme. Sa i përket zërave kritikë brenda Partisë Demokratike, kreu i LZHK tha se kjo është një gjë pozitive. Sipas Shehit, Partia Demokratike ka nevojë të ketë një debat të brendshëm, të pranojë kritikën. Dashamir Shehi është shprehur pro tezës për një aleancë të mundshme mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, tezë kjo që ka turbulluar ujërat e politikës shqiptare pas zgjedhjeve lokale, ku LSI u rrit me 80 mijë vota, ndërsa PD-PS ranë me 200-300 mijë vota. Shehi ka paraqitur edhe argumente se një mundësi bashkëpunimi mes PD dhe PS do të ishte e munduar.
-Ju jeni shprehur se Partia Demokratike ka marrë një rezultat inkurajues në këto zgjedhje. Ku i shihni ju elementët e fitores në rezultatin e së djathtës?
Unë i jam përmbajtur një principi: Ne do të rezistojmë dhe më pas do të fitojmë! Kjo është faza e parë; rezistenca. Në këtë pikëpamje, ne kemi rezistuar. U hap ideja se pas 21Qershorit do të ketë një opozitë që do të dalë e treta në rezultatin zgjedhor, do të humbë të gjithë bashkitë, kishte edhe zëra brenda opozitës që thoshin se nuk fitojmë më shumë se 5-6 bashki. Nga zgjedhjet e 21 Qershorit, opozita doli më e fituar seç pritej. Doli që opozita rezistoi. Pozitiv është edhe fakti që vota është e shpërndarë gjeografikisht në të gjithë territorin, gjë që nuk ka ndodhur ndonjë herë në mënyrë kaq të barabartë. E dyta, mbijetesa politike e garantuar e opozitës dhe një numër i mjaftueshëm votash që e bën forcën e dytë në Shqipëri. Opozita ka arritur një rezultat të mjaftueshëm për të ndërtuar një bazë në vitet e ardhshme. Nga kjo pikëpamje, them që rezultati duhet lexuar në këtë prizëm. Ky rezultat mund të interpretohet në shumë mënyra. Nëse e interpretojmë nga pikëpamja e numrave, sigurisht që rezultati është negativ. Por ta shikojmë si një trup politike që tërhiqet me rregull, mbron vizionet e veta, unë mendoj se kemi gjithë shansin që të dalim nga llogorja dhe të fillojmë ngjitjen politike për 2017.
-Në këto zgjedhje Partia Demokratike ka humbur rreth 500 mijë vota. Mendoi se Partia Demokratike duhet të shkojë në zgjedhjet e 2017 me kryetarin Lulzim Basha?
Unë gjykoj që një lider si Basha provohet në zgjedhjet politike, jo lokale. Ai ka gjithë mandatin, politik, juridik dhe moral për të drejtuar opozitën në zgjedhjet e 2017-ës. Unë gjykoj që z. Basha, për herë të parë ka dhënë shenja pavarësie dhe lidershipi, ndryshe nga Berisha. Kështu që unë do ta inkurajoja në këtë fushë. Sigurisht që nuk u arrit maksimumi i rezultatit, por është e panevojshme të hapim një debat i brendshëm se kush duhet të jetë kryetari. Ne duhet të hapim një debat se çfarë duhet bërë. Partia Demokratike dhe opozita ka nevojë të hapet politikisht, të hapet me disidentë, të hapet me njerëz që mendojnë ndryshe. Ditën që nuk pranon të ndryshmin, do të thotë që ti nuk pranon demokracinë. Z. Basha duhet të mbledhë njerëzit që kanë peshë në politikë, dhe jo thjeshtë ata që kanë veshur një xhaketë të re dhe kanë marrë një diplomë. E dyta që duhet të bëjë z. Basha është të shtrojë në diskutim tezat e mëdha politike, siç janë Kushtetua, ligji elektoral që e ka përmendur dhe më vjen mirë që Basha e ka kuptuar se edhe ai vetë është zgjedhur me një Kod Zgjedhor jo i mirë. Basha duhet të përcaktojë tema e reformimit të pushteteve, edhe pushtetin administrativ. Këto janë disa tema të mbyllura akoma por që duhet të hapen. Këto janë teza që e bëjnë një lider politik. Duhet ta rindërtojmë shtetin shqiptar, dhe kjo nuk bëhet me gabimet që u bënë duke kundërshtuar pjesëmarrjen në diskutim, siç ndodhi me reformën administrativo-territoriale, ku opozita u detyrua t?i nënshtrohet rregullave të Partisë Socialiste. Ky është një gabim shumë i madh. Besoj që Basha të ketë marrë leksionet që duhet dhe të marrë pjesë në reformimin e Kushtetutës, reformimin e Kodit Zgjedhor, në reformimin e gjithë paketës fiskale, e cila shpesh herë qeveria e ndërton në favorin e vet, po ndërton disa ligje që do t?i hapin rrugë një lum korrupsioni, dhe jo investimesh. Tezat zgjidhen, jo duke u futur në llogore, por duke dalë në fushë beteje.
-Si i shihni ju kritikat e ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, për rezultatin e zgjedhjeve. Ajo bëri një deklaratë të kundërt me atë çfarë kishte deklaruar kryetari Basha?
Kjo është një gjë normale. Unë e shoh si emancipim, si krijim i frymës së re. Kjo është fryma post-Berisha. Ka më shumë liri, gjërat që mendohen ndryshe thuhen ndryshe, për herë të parë polet e ndryshme brenda partisë kanë filluar të flasin siç mendojnë. Në këtë mes, unë nuk shoh absolutisht asgjë dramatike.
-Jozefina Topalli ka bërë edhe një kritikë për Partinë Demokratike. Ajo është shprehur se PD-së i mungon koherenca…
Opozita gjithmonë ka probleme, aq më tepër një opozitë që vjen pas një periudhe shumë të gjatë në pushtet, dhe që më pas u pasua nga humbja e thellë në 2013. Gjithmonë do të ketë probleme, gjithmonë do të ketë një debat të brendshëm. Ajo që unë dua të theksoj është se për herë të parë është filluar të flitet. Në vjeshtë do të ketë kohë të mjaftueshme për të rindërtuar një program politik, për të hapur debat brenda partisë, për t?u diskutuar teza të reja politike , për t?u promovuar dhe njerëz të rinj që kanë punuar edhe gjatë fushatës. Unë mendoj që nga shtatori e në vijim do të ketë një ngjitje, e cila normalisht nuk është e lehtë. Po përballemi me një mazhorancë shumë të madhe. Shpresoj që debatet e brendshme do të krijojnë një klimë pozitive, të hapur dhe një debat të munguar.
-Çfarë komenti keni për tezën e hedhur në media për një aleancë të mundshme PS-PD?
Gjykoj që shqiptarët dhe Shqipëria duhet të përgatiten edhe për zgjedhje të mëdha politike, nëse do të flasim për ndryshime kushtetuese, për ndryshime të Kodit Zgjedhor, për riorganizimin e pushteteve lokale. Shumica e shqiptarëve përfaqësohen nga dy grupet e mëdha politike. Unë kam qenë gjithmonë me tezën që partitë e mëdha, qoftë PD, qoftë PS kanë të mirat dhe të këqijat e veta dhe janë në gjendje të bëjnë një debat të brendshëm. Partisë Demokratike i ka munguar ky debat, Partia Socialiste ka qenë më liberale, koha ka treguar se ka ndryshuar 3-4 kryetarë. Partia Demokratike ka qenë më pak aktive në këtë fushë. Por, unë mendoj që ka ardhur momenti që edhe Partia Demokratike të jetë më e hapur nga brenda. Kjo lloj rihapje nga brenda besoj se do prodhojë ide më të qarta politike, më evropiane, më progresiste. Për sa i përket bashkëpunimit, unë nuk shoh asgjë të keqe, sidomos për temat e mëdha. -Çfarë opinioni kemi për kryebashkiakët e opozitës që nuk morën pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri Rama dy ditë më parë? Unë gjykoj që duhet të kishin marrë pjesë. Ata janë zgjedhur në krye të komuniteteve ku ka të majtë dhe të djathtë. Bashkëpunimi me qeverinë duhet të jetë konstant. Unë do t?i këshilloja të merrnin pjesë, siç do të këshilloja edhe zotin kryeministër që betejën për pushtetin lokal të mos e shohë sikur ka marrë një votë politike, se janë dy mekanizma krejt të ndryshëm. Nëse do t?i bëjmë një interpretim votës, Partia Socialiste ka humbur në këto zgjedhje. Por këto ishin zgjedhje për pushtetin lokal dhe fatkeqësisht po deformohen nën presionin e interesave politike. Në këto zgjedhje ka interpretime të çuditshme. Grotesku i këtyre zgjedhjeve ka kulmuar me rastin e grupimit të minoriteteve. Si mazhorancë, nuk ka fituar partitë që i përfaqësojnë por LSI. Nëpër fshatrat e Peshkopisë kanë fituar çamët dhe jo Partia Demokratike. Këto zgjedhje kanë treguar edhe një herë se ka ardhur dita ta ndryshojmë këtë sistem zgjedhor se po përfundojmë në një karagjozllëk shumë të madh. Shifrave të zgjedhjeve lokale, unë nuk do i jepja asnjë lloj interpretimi, prandaj dhe nuk më trishton rezultati numerik se këtu luajnë faktorë të tjerë që nuk kanë lidhje me bindjet politike.
-Pyetja e fundit për rezultatin e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar. Ju si kryetar i kësaj partie, jeni i kënaqur me rezultatin që keni marrë?
Jo, nuk jam aspak i kënaqur. Lëvizja për Zhvillim Kombëtar ka marrë 20 mijë vota, aq sa edhe në zgjedhjet e përgjithshme. Ne prisnim që të merrnim dyfishin e këtij rezultati. Por meqë zgjedhjet i nënshtrohen këtij lloj presioni mediatik, ekonomik etj., populli shkon kaq shumë pas interesave të qeverisë. Gjykoj që për idetë e LZHK-së në zgjedhje administrative ka shumë pak hapësirë. Por nëse do t?i numëroj gjithë votat, siç bëjnë partitë e tjera të vogla, edhe LZHK ka dalë shumë suksesshëm se nuk ka humbur vota. Por këto janë pa vlerë. I vetmi sinjal negativ është se këtu vota për këshilltar për parti vidhen dhe janë një pazar mes partive, numëruesve. Jo rastësisht partitë që kanë numërues ngrihen dhe partitë që nuk kanë numërues bien. Zgjidhja është ndryshimi i Kodit Zgjedhor.
Gazeta Sot
Partia Demokratike në një reagim në rrjetet sociale, ka hedh...
Zgjedhja e kandidatëve për kryebashkiakë përmes primareve, n...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Kreu i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi ka publiku...
Gjatë fushatës për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit,...
Ish kryeministri Sali Berisha nga Sukthi ku ka nisur fushatë...
Ish kryeminsitri Sali Berisha ka akuzuar Lulzim Bashën dhe k...
Lideri historik i PD, Sali Berisha ka nisur fushatën për zgj...
Partia Demokratike sot ka dalë me një tjetër kërkesë, të qu...
Ish kryeministri Sali Berisha ka nisur fushatën për zgjedhj...
Koalicioni “Shtëpia e lirisë” ka nisur prezantimin e kandida...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka përfunduar mbikalimi...
Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha nis fushatën për...
Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur sërish deklaratave t...
Komisioni i Rithemelimit ka bërë me dije se ka nisur procesi...
Presidenti Ilir Meta ka folur në lidhje me çështjen në Gjyka...
Presidenti Ilir Meta reagon për herë të parë për arrestimin...
Pasi e fali për djegien e mandateve dhe doli kundër Bashës, ...
Ish deputeti Bardh Saphia, i cili mori besimin e demokratëve...
Dy ditë më parë, Lulzim Basha mblodhi Kryesinë dhe caktoi em...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita shprehu pak ...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...