"Një çoban e denoncoi"/ Si ra policia e Korçës në gjurmët e autorit të vrasjes së efektivit
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Me fashitjen e etheve dhe kureshtjes për rezultatin e zgjedhjeve të 21 Qershorit, kryeministri Edi Rama është gjendur me shpejtësi para një sfide të pashmangshme, atë të ndarjes së pushtetit me aleatët. Fitorja e thellë e zgjedhjeve lokale, ku koalicioni i majtë mori 75 përqind të bashkive dhe 98 përqind të këshillave bashkiakë, i heq çdo alibi dhe justifikim Ramës, për të mos zbatuar marrëveshjen e ndarjes së pushtetit me krerët e partive të vogla.
Duke lënë mënjanë LSI dhe PDIU, si parti të dyta dhe të treta më të mëdha në koalicion, kryeministri Edi Rama ka nisur fillimisht bisedimet me Bamir Topin, i cili ka kërkuar nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe drejtimin e tre njësive bashkiake. Gjithsesi, pavarësisht orekseve të aleatëve, bisedimeve dhe ofertave të Ramës, mes Partisë Socialiste dhe aleatëve ka një marrëveshje, në të cilën janë përcaktuar të gjitha modalitetet e ndarjes së pushtetit, duke nisur që nga vendet e punës, për të kaluar në nivel drejtorësh, sekretarësh, nënkryetarë bashkish, prefektësh, zëvendësministrash dhe ministrash. Në bazë të kësaj marrëveshje, krerët e 36 partive aleate, të cilat ishin pjesë e koalicionit të majtë në zgjedhjet e 21 Qershorit, kanë nisur edhe përpilimin e listës, për vende pune dhe poste, në pushtetin vendor dhe qendror. Po cila është formula e përfitimit të aleatëve? Sipas marrëveshjes, çdo parti që është rreshtuar në koalicionin e majtë në zgjedhjet e 21 Qershorit, e cila ka marrë më shumë se 500 vota në rang kombëtar, ka të drejtë për të kërkuar vende pune në njësitë e reja vendore. Ndërkaq, partitë me mbi 5 mijë vota, do të marrin edhe poste të rëndësishme, konkretisht në rang drejtorësh.
Krerët e partive, që kanë marrë mbi 10 mijë vota në zgjedhjet lokale, kanë të drejtë të përfaqësohen në rang zëvendësministri. Nga ana tjetër, partitë me mbi 20-25 mijë vota, mund të përfaqësohen në qeveri. Sipas kësaj formule, PDIU dhe FRD kanë të drejtë të kërkojnë poste ministrore në qeveri, ndërsa të gjitha partitë e tjera, mund të kërkojnë vende pune në bashkitë ku kanë marrë më shumë vota. Ndërsa partitë që kanë marrë 20 dhe nën 20 mijë vota do të përfaqësohen në post zëvendësministri. Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos në këto zgjedhje vendore ka arritur të marrë 20.079 vota, e përkthyer në përqindje 1,29 %. Kjo parti, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar, do të përfaqësohet në post zëvendësministri. Gjithashtu edhe partia e Nard Ndokës, Partia Demokristiane e Shqipërisë , e cila ka arritur të marrë 20.285 vota, e përkthyer në përqindje 1,30 %. Në rang zëvendësministri do të përfaqësohet edhe Partia Socialiste e Vërtetë, e cila ka marrë 17.349 vota, 1,11 %. Kryetari i kësaj partie, Petro Koçi, në fakt mban postin e zv.ministrit të Mbrojtjes. Nuk dihet nëse Koçi mund të kërkojë ndryshim posti në rang zëvendësministri.
Postet e drejtorëve
Janë 10 parti, të cilat në bazë të votave që kanë siguruar në 21 qershor, do të përfaqësohen në poste drejtorësh. Në bazë të marrëveshjes, partitë që kanë marrë mbi 5 mijë vota, kryetarët e tyre do të përfaqësohen në nivel drejtorësh. Partia e Unitetit Kombëtar e drejtuar nga Idajet Beqiri ka siguruar 10.078 vota, 0,65 %. Kryetari Beqiri në bazë të votave që ka marrë dhe në respekt të marrëveshjes, do të përfaqësohet në poste drejtorësh. Partia Ligj dhe Drejtësi e drejtuar nga Spartak Ngjela, ka marrë 8.721 vota, 0,56 %. Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet ka siguruar 9.078 vota, e përkthyer në përqindje 0,58 %; Partia Ardhmëria Shqiptare ka marrë 7.296 vota, e përkthyer në përqindje 0,47 %; Partia Demokracia e Re Europiane ka marrë 5.636 vota, e përkthyer në përqindje 0,36 %; Partia e Gjelbër 10.255 vota, 0,66 %; Partia Forca Rinia 5.955 vota, 0,38 %; Partia Unitetit Kombëtar 10.078 vota, 0,65 %; Partia G99 9.514 vota, 0,61 %; Partia Personat me Aftësi të Kufizuar 7.144 vota, 0,46 % dhe Partia Shqiptare ka marrë Atdheu 5.161 vota, e përkthyer në përqindje 0,33 %.
Postet në nivel lokal
Partitë që kanë marrë mbi 500 vota do të përfaqësohen në nivel lokal, bashki dhe prefektura. Janë 15 parti të koalicionit të majtë, të cilat kanë marrë mbi 500 vota. Kryetarët e këtyre partive, nëse do të zbatohet marrëveshja e zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, do të përfaqësohen në poste lokale. Kështu, Aleanca e Maqedonasve për Integrim ka marrë 3.642 vota, 0,23 %; Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane ka marrë 3.273 vota, 0,21 %; Partia e Bashkimit Mysliman të Shqipërisë ka marrë 2.660 vota, 0,17 %; Partia e Çështjeve Shqiptare ka marrë 2.619 vota, 0,17 %; Partia e Punës e Shqipërisë ka marrë 2.837 vota, 0,18 %; Partia e Reformave Demokratike Shqiptare ka marrë 4.028 vota, 0,26 %; Partia e të Drejtave të Mohuara ka marrë 3.439 vota, 0,22 %. Mbi 500 vota kanë marrë edhe Partia Komuniste e Shqipërisë, Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori, Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve, Partia për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë, Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve, Partia Rruga e Lirisë 4.022 vota dhe Partia Socialpunëtore Shqiptare. Sipas aleatëve të majtë, kryeministri Edi Rama ende nuk e ka zbatuar marrëveshjen të firmosur mes tyre. Ata shpresojnë se këtë herë Rama do mbajë fjalën dhe do zbatojë marrëveshjen, edhe në të mirë të koalicionit të majtë. Aleatët e së PS e kanë kërcënuar Ramën se, nëse edhe këtë herë nuk do tregohet korrekt, atëherë koalicioni i majtë është i destinuar të rrudhet.
Gruaja që ka telefonuar policinë që të arrestonte autorin e ...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Gjirokastër ka bërë të mun...
Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi ka shkarkuar nga...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka zhvilluar një taki...
Policia e Shkodrës ka shoqëruar në komisariat 3 punonjëse të...
Sektori për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Durrësit ...
Është shtyrë për nesër senca gjyqësore për Sokol Mjacajn, pe...
Një zjarr i rënë rreth orës 05.00 të mëngjesit të sotëm, ka ...
Mijëra refugjatë, strehimkërkues dhe migrues, përfshirë fëmi...
Kjo video te le pa fjale, ajo eshte publikuar ne emisionin C...
Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Edi Paloka ...
Pajisjet elektronike janë shkatërruese për gjumin e fëmijëve...
Deklarate Shtypi e Forumit:Forumi për Mbrojtjen e Trashegimi...
Që në kohërat e lashta, Sfinksi mendohet të ketë qenë një si...
Një video skandaloze është publikuar nga emisioni “Ça thu” n...
Valdet Gashi, kampioni në sportik e kiks-boksit, është vrarë...
Valdet Gasi iu bashkua ISIS’it kohë më parë.Kikboksieri dy h...
Për familjen Leraj, djali i së cilës u vra për një varëse fl...
Shqiperia vazhdon te jete vendi ku kompanite e medha, qofshi...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...